Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Plotësohet gama e ekzaminimeve imazherike në Spitalin Rajonal të Korçës, i cili është pajisur me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, si skaneri dhe aparatura dexa, të cilat i shtohen rezonancës magnetike të vendosur në këtë spital rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kanë parë nga afër investimet në Spitalin Rajonal Korçë.
"Pas rezonancës, tani edhe aparatura e skanerit është instaluar, një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që ofron një identifikim të shpejtë të patologjive dhe mbi të gjitha i shërben urgjencës, u shërben shtrimeve në spital, sistemit të planifikimeve për të mos pasur asnjë vonesë, sepse lista e pritjes në të gjitha spitalet e Shqipërisë për t’u ekzaminuar me skaner është vetëm 24 orë, pra kemi kaluar nga një kohë kur duhej 1-2-3 muaj për të bërë një skaner, në 24 orë",- u shpreh Manastirliu.
Nga Korça, Ministrja e Shëndetësisë tha se të gjitha spitalet rajonale po plotësohen me aparatura të teknologjisë së fundit.
"Në Korçë kemi instaluar së fundmi aparaturën e DEXA-s për matjen e desimetrisë kockore, një tjetër aparaturë e rëndësishme që u shërben horizontalisht shumë shërbimeve, duke filluar nga shërbimi i reumatologjisë, ku një nevojë e madhe për këtë aparaturë. Ne do të synojmë që brenda këtij viti të bëjmë të mundur që të gjitha spitalet rajonale të kenë aparatura DEXA për matjen e densimetrisë kockore dhe diagnostikimin e disa sëmundjeve",- tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu pa nga afër edhe investimin në laboratorin e ri dhe shërbimin e okulistikës, të cilat po garantojnë standardet më të mira të shërbimit, me pajisje moderne. Gjatë inspektimit në Spitalin e Korçës, Ministrja e Shëndetësisë tha se, edhe këtë vit, pritet që 70 mjekë të rinj nga përfundimi i ciklit të specializimit, të atashohen në spitalet rajonale.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka vlerësuar investimet në Spitalin Rajonal Korçë.
"Eshtë investuar shumë dhe unë dëshiroj t’iu falënderoj në emër të banorëve të Korçës dhe të rajonit tonë për investimet e kryera, sidomos për përmirësimin e teknologjisë në spital. Pra përmirësimi nga ana e teknologjisë është i dukshëm, por po aq i rëndësishëm është edhe investimi që keni bërë në burimet njerëzore",- tha Filo.
Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore ka sjellë rishtazi në strukturat spitalore katër skanerë të rinj të teknologjisë së fundit, një angiograf të ri, 18 grafi të reja dhe 4 ECHO.
Në Spitalin e Korçës është investuar për maternitetin dhe laboratorin e ri, fuqizimin e shërbimit të imazherisë me rezonancë dhe skaner, duke plotësuar kështu nevojat për të ofruar shërbime shëndetësore pranë vendbanimit për banorët e këtij qarku. Gjatë 5 viteve janë investuar mbi 9 milionë euro për fuqizimin e flotës së imazherisë në spitalet universitare dhe ato rajonale (grafi të lëvizshme dhe fikse, CT Scanner, rezonanca dhe angiograf)./CNA.al
"Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon t...
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, i është kundërpërgjigjur kre...
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se do të bëhen investim...
“Lufta sapo ka filluar”. Lulzim Basha është zgjuar nga gj...
Sistemin TIMS në aeroportin e Rinasit është janë funksioni...
Në Tiranë, mediat hasin të njëjtat vështirësi, presione po...
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros është takuar ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një videomesazh me gazetare...
Sipas sondazhit të Barometrit, 63.7 % e kryeqytetasve,...
Sa i përket sondazhit që Barometri ka kryer për pyetjen si...
Kryeqytetasit janë pyetur se sa të kënaqur janë me jetesën...
“Bright Sky”, platforma e krijuar dhe e lançuar një vit më...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Lulzim Basha, i cili prej kohësh i shmanget debatit po...
Teksa Kosova sot festoi 15-vjetorin e pavarësisë, një surpri...
Kosova feston sot 15-vjetorin e pavarësisë, ku nuk kanë mu...
SPAK-u ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan d...
Irfan Hysenbelliu, pronari i disa mediave, tashmë ka gjetu...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat Niko Peleshi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...