E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Problematikat në tregun e punës po ndikojnë negativisht në bujqësi. Shumë fermerë që janë afër zonave urbane, të cilët kishin ferma të vogla me 2-3 krerë lope apo të imëta, i kanë shitur kafshët dhe kanë gjetur punë në qytet.
“Me punën në ndërtim marr 60 mijë lekë në muaj. Me qumështin e tri lopëve as ushqimin e tyre nuk siguroja” – tha Ismaili, i cili gjithë jetën është marrë me blegtorinë dhe banon në fshatrat e Dajtit.
Më parë, ai ua shiste qumështin disa familjeve në Tiranë, por tani më mirë punon në ndërtim, në një kompani që i ka siguruar edhe transportin.
Zgjerimi me ritme të shpejta i sektorit të ndërtimit dhe industrisë vitet e fundit, e kombinuar me emigracionin e lartë jashtë vendit, e ka nxitur më tej braktisjen e fshatit.
Në shumicën e fshatrave tani jetojnë mosha të thyera, mbi 60 vjeç. Në vitin 2020, Shqipëria kishte popullsi totale prej 2,845,955 banorësh, ku 1,429,088 janë gra, ndërsa popullsia rurale në të njëjtin vit nuk llogaritet më shumë se 964,791 banorë.
Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2020, e shkaktuar nga emigrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve.
Emigrantët tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje, pavarësisht një rënieje të përgjithshme të popullsisë.
Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet më tej në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020 dhe reduktimi do të jetë më i thellë në zonat rurale, duke zgjeruar hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa. Cilësia e jetës në fshat është më e ulët dhe njerëzit që jetojnë në këto zona janë më afër pragut të varfërisë.
Mungesa dhe cilësia e dobët e infrastrukturës rurale dhe shërbimeve bazë janë ende dukshëm më të ulëta në zonat rurale, dhe veçanërisht në zonat e thella dhe malore.
Vazhdimisht furnizimi me energji elektrike është i paqëndrueshëm, sisteme e ujërave të zeza dhe kanalizimeve janë të pasigurta, nuk kryhet grumbullimi i mbetjeve, rrjeti rrugor rajonal dhe rural ose konektiviteti digjital janë shumë dobët.
Si rrjedhojë e këtij hendeku, popullsia në fshat do të vijë në rënie edhe në vitet në vijim dhe do të sjellë rënie drastike edhe në numrin e fermave blegtorale të vogla dhe të mesme.
Blegtoria nuk është një punë me sezon, ndryshe nga bizneset e fermave në fushë dhe në serra. Bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim, por prodhimi nuk është i njëjtë.
Një studim i fundit i IOM, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vuri në dukje se gjatë vitit 2017-2021, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit.
Në të kundërt, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin jobujqësor ka arritur në më shumë se 70%. Gjithashtu, përqindja e femrave të punësuara në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit, edhe pse ulja ka qenë me ritëm më të ulët krahasuar me meshkujt.
Nga ana tjetër, përqindja e femrave të punësuara në sektorin jobujqësor u rrit, nga 57% në vitin 2017, në 60% në vitin 2021. Një prirje e re që nuk është e zakontë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në të gjitha vendet e BE-së fqinje me Lindjen e Afërt, është rritja e përqindjes së punonjësve të angazhuar në veprimtari industriale.
Në rastin e Shqipërisë, raportohen lëvizje ndërsektorialë të popullsisë mashkullore të punësuar, nga sektori i shërbimeve, në sektorin industrial.
Të dhënat zyrtare raportojnë se prirja te gratë është e kundërt. Një vëzhgim më i detajuar konfirmon se këto lëvizje janë të përqendruara në sektorin e prodhimit, pasi punësimi në ndërtim jo vetëm mbizotërohet nga burrat, por përqindja e tij në raport me totalin e veprimtarive jobujqësore u ul gjatë ciklit të kaluar ekonomik.
Prej disa vitesh, studimet sektoriale vazhdojnë të raportojnë mungesa në fuqinë punëtore në bujqësi, si dhe në ndërtim dhe në prodhim, i cili ka intensitet punësimi.
Për një vend si Shqipëria, e integruar gjeografikisht në kontinentin europian, kushti i dobishmërisë për t’u larguar nga fshati nuk përfshin vetëm sektorin jobujqësor, por edhe të gjitha ato vende pune që u vihen në dispozicion shqiptarëve në BE, numri i të cilave u rrit./monitor.al/
Policia e Shtetit është mobilizuar në gatishmëri të plotë ...
Agjenti imobilar Floriant Tahiri është shprehur se rritja ...
Spitali Rajonal Korçë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen...
Lulzim Basha, i njohur si humbësi serial i PD-së së vulës,...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia në koment në rrjetet so...
Një ditë më parë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit ...
Gjyqtari i Tiranës, Ervin Pollozhani dha shpjegime për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se het...
Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmb...
Të nderuar miq të dashur më Krishtin në 22 korrik Kisha Or...
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbled...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngja...
Me flukset e larta turistike, në bashkitë bregdetare D...
Në datën 21 shtator 2017, në orën 09: 28, një avokat me em...
Zbuloni thesaret historike të Ferizajt dhe të kaluarën...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se fa...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sezonin e parë të podcast...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vijuar turin e taki...
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha mas...
Në shtator të vitit 2022 një operacion i IKMT-së zbark...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...