SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Me flukset e larta turistike, në bashkitë bregdetare Durrës e Kavajë po punohet 24 orë nga operatorët e bashkive dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e mbetjeve, dezinfektimin e koshave dhe larjen e rrugëve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro shoqëruar nga kryetarët e bashkive Durrës e Kavajë Emirjana Sako e Fisnik Qosja si dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako inspektoi nga afër punën në terren, nga ku dha porosi për bizneset e restoracionit që të mos përdorin koshat familjarë për hedhjen e mbetjeve, por të presin orarin kur operatori i pastrimit të shkojë t’i mbledhë.
“Bizneset do të duhet ta gjejnë zgjidhjen që për një pjesë të ditës, t’i mbajnë një pjesë të mbetjeve që ato gjenerojnë. Parimi i Ligjit për mbetjet është: Kush ndot paguan”, u shpreh minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit.
Nga ky inspektim, ministrja Kumbaro paralajmëroi penalitete deri në prishjen e kontratave për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë si stacion plazhi në rast të mosrespektimit të kushteve që parashikon kontrata e lidhur me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
“Kemi nisur me prishjet e kontratave. Kjo është një masë që po e zbatojmë sivjet, sepse e kemi futur në Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe do të jemi të detyruar ta aplikojmë sa herë që nuk ka respektim të kriterit që bëhet i detyrueshëm, siç është prezenca e vrojtuesit”, vazhdoi ministrja Kumbaro.
Po ashtu, ministrja Kumbaro bëri të qartë se operatorët turistikë që kryejnë aktivitete me mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, duhet të jenë patjetër të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për të ushtruar këto veprimtari.
“Në momentin që ne dhe Policia Kufitare filloi të ndalonte qarkullimin e atyre mjeteve të operatorëve të papajisur me certifikatë, kemi një lumë kërkesash. Ne vazhdojmë t’i presim, plotësimi i dokumentave është një kusht i panegociueshëm. Çdo aktivitet është i mundur, por duke respektuar rregullat dhe kjo vlen për detin, vlen për liqenin, vlen për lumin”, përfundoi ministrja.
Në përfundim të takimit, nga Kavaja, ministrja Kumbaro kërkoi të mos lejohen bizneset që ushtrojnë aktivitetin e stacionit të plazhit të zaptojnë hapësira të cilat dalin jashtë koordinatave të parashikuara në kontratën e lidhur me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe theksoi sërish domosdoshmërinë e prezencës së vrojtuesve në stacionet e plazhit./ CNA
Në datën 21 shtator 2017, në orën 09: 28, një avokat me em...
Zbuloni thesaret historike të Ferizajt dhe të kaluarën...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se fa...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sezonin e parë të podcast...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vijuar turin e taki...
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha mas...
Në shtator të vitit 2022 një operacion i IKMT-së zbark...
Është nxjerrë një nga trupat e viktimave që u mbytën pasdi...
U futën për tu larë por nuk dolën më. Kjo është ajo çfarë...
Katër persona, babai me dy djemtë dhe kushëriri i t...
Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Durrës. 6...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga ...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur...
Prej disa orësh zonat kryesore në Tiranë si Selita, Kombin...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas marrjes së detyrës ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten...
Associated Press ka shkruar një artikull mbi tre ligjet që...
Raportohet se zona e pyllëzuar në Peshtan të Fierit është ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konfer...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një taki...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...