web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Gramsh/ 2 motoçikleta, 3 celularë dhe rrobat e trupit buzë liqenit

21 Korrik 2023, 21:51, Aktualitet CNA

Tragjedia në Gramsh/ 2 motoçikleta, 3 celularë dhe rrobat e

U futën për tu larë por nuk dolën më.

Kjo është ajo çfarë familjarët  e 4 fatkeqëve që humbën jetën në liqenin e Gramshit, i kanë komunikuar policisë.  

Dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të babait, dy djemve dhe kushëririt u gjetën në buzë të liqenit.

Policia është në vendngjarje ndërsa polumbarët e Reneas  vijojnë kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. 

 “Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç ,  (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.", njoftoi policia.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga