Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar do të ketë një Komisioner për Zgjerim.
Ajo e ka thënë këtë për të treguar se procesit të zgjerimit do t’i kushtohet rëndësi dhe kujdes i veçantë.
Edhe në përbërjet e deritanishme të Komisionit Evropian ka pasur Komisioner për Zgjerim, por ai ka qenë përgjegjës edhe për politikën fqinjësore të BE-së. Me zgjerimin është marrë vetëm pjesërisht, pasi në resorin e tij ka pasur përgjegjësi edhe për vendet në fqinjësi të BE-së - nga lindja e Evropës deri te vendet e Afrikës së Veriut.
Hera e fundit kur Komisioni Evropian ka pasur Komisioner vetëm për Zgjerim, ka qenë gjatë mandatit të parë të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Atëkohë, këtë rol e ka pasur komisioneri Olli Rehn. Më pas, për tri mandate radhazi të Komisionit, Komisioneri për Zgjerim ka qenë i angazhuar edhe me politikën ndaj fqinjëve.
Drejtoria për zgjerim është shndërruar, po ashtu, në drejtori të përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim. Shkurtesë e saj ishte NEAR, që nga anglishtja i bie ‘afër’. Kjo është shpjeguar me faktin se vetëm disa vende kanë qenë në procesin e zgjerimit dhe shumica prej tyre në fazën fillestare.
Tani, me përfshirjen e tri vendeve të Evropës Lindore në procesin e zgjerimit - Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë - krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës - si dhe Turqisë - numri i vendeve në procesin e zgjerimit është rritur në dhjetë.
Të gjitha, me përjashtim të Kosovës, kanë edhe formalisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok qysh në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj deri më tash nuk është shqyrtuar.

Në BE, ndërkohë, është rritur mbështetja për procesin e zgjerimit dhe pritet që ai të përshpejtohet.
Presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur vitin 2030 si afat deri kur edhe BE-ja, edhe vendet kandidate do të duhej të bëheshin gati për zgjerim.
Edhe udhëheqës të tjerë të BE-së kanë bërë thirrje që të dyja palët, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian, të kryejnë pjesën e tyre të punës, për të mundësuar realizimin e qëllimit të procesit të zgjerimit, përkatësisht pranimin formal të vendeve kandidate në BE.
Mali i Zi, si vend që ka avancuar më së shumti në procesin e negociatave të anëtarësimit, është edhe më ambicioz.
Presidenti i tij, Jakov Millatoviç, ka shprehur bindjen se Mali i Zi do të mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028.
Megjithatë, në BE thonë se nuk mund të caktohet data se kur dhe cili vend mund të anëtarësohet, sepse kjo varet nga meritat individuale të kandidatëve dhe rezultatet e tyre në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.
Diplomatët në BE pranojnë se nëse ka vullnet politik nga të dyja anët, atëherë edhe afatet kohore - sidomos viti 2030 - për të pranuar anëtarë të rinj në BE, mund të jenë reale.
Vendet kandidate duhet të përshpejtojnë në procesin e reformave, ndërsa vendet e BE-së duhet të pajtohen për hapjen dhe mbylljen më të shpejtë të kapitujve përkatës në procesin e negociatave të anëtarësimit.
Von der Leyen është zotuar se do ta ketë prioritet zgjerimin, por, siç pohon zëdhënësja e BE-së për zgjerim, Ana Pisonero, ajo edhe deri më tani e ka pasur këtë proces ndër prioritetet e saj.

“Zgjerimi i BE-së ishte prioritet gjatë mandatit të parë të presidentes Von der Leyen. Ajo e ka bërë me dije se edhe në të ardhmen do ta ketë prioritet strategjik, duke avancuar qëllimin e saj që në përbërjen e ardhshme të kolegjit të ketë një komisionar për zgjerim”, thotë Pisonero për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Jana Jurova, eksperte për zgjerim nga Instituti për politikat Evropiane, EUROPEUM, mendon se tash ka vërtet vullnet politik për të pranuar anëtarë të rinj në bllok.
“Besoj se kemi një vullnet të caktuar politik brenda BE-së se duhet dhënë prioritet zgjerimit. Këtë vullnet nuk e kemi parë në dekadën e fundit. Nëse një vend kandidat dëshmon progres bindës në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, është e mundshme që të shohim zgjerim deri në vitin 2030, apo së paku përmbylljen e negociatave të anëtarësimit dhe nisjen e procesit të ratifikimit të Traktatit të Anëtarësimit”, thotë Jurova për Radion Evropa e Lirë.
Diplomatët në Bruksel pranojnë se edhe BE-ja, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë nevojë për dëshmi konkrete se zgjerimi i BE-së është real dhe i mundshëm.
Dhe kjo, siç thonë, mund të dëshmohet më së miri përmes pranimit të ndonjë vendi të ri anëtar.
Prej vitesh, përveç përmendjes së zgjerimit si prioritet, nuk ka pasur ndonjë rezultat të dukshëm në këtë proces. Vendi i fundit që është anëtarësuar në BE, ka qenë Kroacia në vitin 2013.
Që prej themelimit të Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur që të kalojnë kaq shumë vite pa pasur zgjerim. Për më tepër, BE-ja ndërkohë është tkurrur nga 28 anëtare në 27, pasi Britania e Madhe ka dalë prej saj.
Tani, përkundër gatishmërisë së Komisionit Evropian për Zgjerim, fati i këtij procesi varet nga vendet anëtare, pasi vendimet në Këshill miratohen me pajtimin e të 27 vendeve./ REL
Gazetari Artan Hoxha ka folur së fundmi për dorëheqjen...
Raporti i fundit i publikuar nga Gallup1 për 2024 treg...
Gazetari holandez, Vincent van Gervein Oei që ka denon...
Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërk...
Prej 10 ditësh, Tirana është e mbuluar nga plehrat. Pë...
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e hapjes së Koleg...
Gazetari holandez, Vincent van Gervein Oei, i cili ka ...
Prokurorja Vasjana Postoli është larguar nga çështja e...
154 kabinete dentare janë hapur në shkolla për të sigu...
CNA TV është kanali që transmenton në çdo moment të ditës,...
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Fredinand D...
Marklen Haka, anëtari i ‘Bandës së Niklës’, i cili arrestu...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka njoftuar nëpërmje...
Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të shtunë masat "a...
Shqipëria, e kthyer në një destinacion viral gjatë vit...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Kampionati i tetë Evropian i Paragliding-ut FAI 2024 do të...
Motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec, Jonida ...
Ermal Onuzi emërohet kreu i ri i Gardës së Republikës. Onu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...