
Prej 10 ditësh, Tirana është e mbuluar nga plehrat. Për skandalin me plehrat foli këtë të shtunë vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Në një takim me punonjësit e “Eco Tirana”, Veliaj u justifikua me pretekstin se kompanitë private e kanë ndërprerë punën dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit.
Ai tha se pastrimi i plehrave nga tani e tutje do të bëhet nga ndërmarrja e bashkisë, por kërkoi kohë që të vijnë makinat industriale.
“Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata [kompanitë private] menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, - apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, - do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin.
Ne nuk dorëzohemi! Vendimi ishte: Meqë ata duan ta zgjidhin me presion, ne do ta marrim që tani në administrim zonën te lagjja ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, po ashtu edhe zonën e ‘5 Majit’ te Bregu i Lumit, dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit. Kemi dy makina industriale, por presim edhe 18 të tjera. Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona. Do duhet të bëjmë disa punë në avancë, përpara se të vijnë të gjitha mjetet dhe pajisjet teknike”, tha Veliaj.
Pra, kryebashkiaku kërkoi të presim ende, ndërkohë që ka 10 vjet kryetar bashkie dhe nuk i ka dhënë asnjëherë zgjidhje pastrimit të Tiranës. (Lexo këtu)

Bashkia e Tiranës ka pasur gjithmonë problematika, kanë qenë 5-6 kompani, ka pasur edhe tendera skandalozë të anuluar në APP (Agjencinë e Prokurimit Publik) dhe u kujtua sot të thotë do t’i marrim dy muaj para, nuk i japim kontrata atyre, do presim edhe pak, ndërkohë që Tirana qelbet. (Lexo këtu)
Kryeqyteti është mbushur nga plehrat dhe bashkia pastron vetëm qendrën.
Kush e mban përgjegjësinë? Pse Erion Veliaj nuk i kallëzon kompanitë që janë përfshirë në skandalin e mospastrimit të plehrave?

Sa është dëmi ekonomik i shkaktuar? Kush e mban përgjegjësinë që këto kompani nuk e kanë bërë mirë punën, siç pretendon Veliaj, apo kërkojnë kontrata të pamerituara? (Lexo këtu)
A është sërish përgjegjës Veliaj? Po për situatën që po ndodh, kush është përgjegjës? A është kryebashkiaku? A është Bashkia e Tiranës? Pse nuk i mori masat që ditën që do të merrte vetë në kontroll pastrimin e kryeqytetit me ndërmarrjen e bashkisë të ishte gjithçka gati?
Fakt është që Tirana vazhdon jetë e mbuluar nga mbeturinat, pastrohet vetëm qendra dhe pjesa tjetër është një mal me plehra./ CNA
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e hapjes së Koleg...
Gazetari holandez, Vincent van Gervein Oei, i cili ka ...
Prokurorja Vasjana Postoli është larguar nga çështja e...
154 kabinete dentare janë hapur në shkolla për të sigu...
CNA TV është kanali që transmenton në çdo moment të ditës,...
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Fredinand D...
Marklen Haka, anëtari i ‘Bandës së Niklës’, i cili arrestu...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka njoftuar nëpërmje...
Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të shtunë masat "a...
Shqipëria, e kthyer në një destinacion viral gjatë vit...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Kampionati i tetë Evropian i Paragliding-ut FAI 2024 do të...
Motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec, Jonida ...
Ermal Onuzi emërohet kreu i ri i Gardës së Republikës. Onu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e...
Gazetari Bledi Strakosha ka reaguar pas dorëheqjes së drej...
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar për do...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arres...
Pas dorëheqjes së kreut të Policisë së Shtetit, Muhame...
Radhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare të Morinës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...