Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar për dorëheqjen e dhënë nga Alfred Peza si kreu i Radio Televizionit Shqiptar.
Vejsiu shkurante se Peza mori atë që meritonte pasi ka lënë shumë njerëz pa bukën e gojës.
Pas reagimit të Vejsiut, aktivistja Elona Caslli në komentin e saj në lidhje me dorëheqjen e Pezës shkruan se në Shqipëri një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred ngrihen.
Caslli shkruan se padrejtësia është kthyer në sistem në këtë vend, ku përmend dhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nën drejtimin e të cilit Tirana është më e ndotur se kurrë më parë, e mbushur gjithandej me plehra.
Aktivistja thekson se qytetarët paguajnë taksat për mbetjet por i zhvat kryebashkiaku për të blerë mediat dhe për të paguar këngëtarë e artistë në prag fushate të cilët thërrasin fort se " Lali është punëmbaruar"
“E dashur Alketë, në Shqipërinë tonë një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred ngrihen.
E dashur Alketë, pata mundësinë të lexoja reagimin tënd lidhur me dorëheqjen e Alfred Pezës. Emocioni, me të cilin ke përcjellë mesazhin, është krejt i përligjur, pasi lidhet me një ngjarje të trishtuar në jetën tënde. Ngjarja, ku ke humbur babanë dhe ngjarja ku gruaja e babait tënd është hequr padrejtësisht nga puna nga Alfred Peza.
Kur dikush të heq, apo përpiqet të të heqë nga puna padrejtësisht, fillimisht të krijon një dëm psikologjik dhe shpirtëror e mandej një dëm ekonomik. Këtë dëm askush nuk e harron derisa të mbyllë sytë, sikundër nuk e ke harruar ti ndonëse kanë kaluar muaj nga ngjarja.
E dashur Alketë, historia e padrejtësisë në këtë vend nuk fillon dhe nuk mbaron me emrin e Alfred Pezës. Historia jote e padrejtësisë mund të fillojë dhe të mbarojë me emrin e tij, por ka qindra padrejtësi të tjera që nuk mbajnë emrin e Alfred Pezës dhe kanë ndodhur në të shkuarën dhe vazhdojnë të ndodhin ende në të tashmen në institucionet shqiptare.
Shembulli më i prekshëm, më i afërt dhe më i përbashkët është rasti i kryebashkiakut Veliaj.
Plehrat kanë pushtuar Tiranën dhe ajri që thithim qoftë unë e qoftë ti është disa herë më i ndotur se norma e lejuar dhe taksat që paguajmë qoftë unë e qoftë ti nuk na përkthehen në shërbime, por i zhvat kryebashkiaku për të blerë mediat dhe për të paguar këngëtarë e artistë në prag fushate të cilët thërrasin fort se " Lali është punëmbaruar"
Nuk mund ta reduktosh padrejtësinë në emrin e një individi të vetëm, kur padrejtësia është kthyer në sistem në këtë vend. Nuk besoj se dorëheqja e Pezës rikthen sistemin e meritokracisë apo të drejtësisë në këtë vend, pasi një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred të tjerë ngrihen.
Post Scriptum- Vendi i punës është më e pakta që mund të humbësh në këtë vend. Mund të humbasësh shtëpinë, pronën e trashëguar që ta tjetërsojnë dhe jo pak herë dhe jetën falë krimit të ngritur në sistem”, shkruan Elona Caslli./ CNA
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arres...
Pas dorëheqjes së kreut të Policisë së Shtetit, Muhame...
Radhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare të Morinës...
Drejtori i i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin...
Driant Zeneli, drejtor i “Harabelit”, ka kërcënuar në ...
Dorëheqja e Alfred Pezës si Drejtori i Përgjithshëm i ...
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar për do...
Ambasada amerikane ka reaguar për komisionin që do të ...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka zgjatur m...
Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri...
Dhjetëra qese me plehra janë hedhur nga protestuesi...
Vijon protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërk...
Nis protesta e 24-t para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët...
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar,...
Dorëhiqet nga detyra drejtori i Radio Televizionit Shq...
Një protestë po zhvillohet sot para godinës ku do të b...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u shpreh gjatë takimit ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorët e ...
Pritet që sot në orën 11:00 të zhvillohet protesta e 24-t ...
Sot do të zhvillohet protesta e 24-t para Bashkisë së Tira...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...