Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...

Vrasja e 19-vjeçarit shkodran Erjon Xhenje, ditën e mbrëmshme, ishte një tjetër vrasje e shtuar në sagën e krimeve në qytetin e Shkodrës për vitin 2022.
Një djale i ri, i sapodalë nga bankat e gjimnazit, humbi jetën vetëm sepse kishte lidhje gjaku me disa persona me të shkuar kriminale.
Akoma funksionojmë me ligjin e kanunit, hakmarrjes, pasi siguria dhe rendi kanë marrë fund. Viti 2022 ka qenë një ndër vitet me më shumë vrasje, sidomos në qytetin e Shkodrës, dhe kjo vetëm për shkak për shkak se drejtësia nuk po funksionon siç duhet.
Drejtorët e policisë, punonjës e me në krye, të parin e shtetit, flasin vazhdimisht se si krimi i organizuar po zhduken, duke shkarkuar e emëruar drejtorë, duke krijuar struktura të reja, të cilat deri më sot nuk po sjellin asnjë rezultat.
“Sipari” kriminal i këtij viti për Shkodrën u hap mbrëmjen e 4 janarit me atentatin e Kastriot Pirolit (34 vjeç). Dyshohej se sulmi ndaj tij lidhej me një vrasje të kryer në Malin e Zi.
Rreth një muaj më vonë, më 13 shkurt 2022, do të ekzekutohej Prek Tonaj (48 vjeç), për të vijuar më pas me vrasjen e Admir Bajrit (38 vjeç) në datën 9 mars, i cili u qëllua më breshëri plumbash dhe mbeti i plagosur rëndë.
Nazmi Bandula do të ishte një tjetër i shënjestruar, i cili u sulmua në një atentat të tipit mafioz në datën 12 prill në Shkodër. Figura e tij ishte mjaft e njohur për policinë, por derisa e gjeti vdekja ai vijonte i lirë aktivitetin e tij.
Një javë më vonë, në mbrëmjen e 12 prillit, një tjetër atentat i mistershëm ndodhi kundrejt shtetasit Edi Reçaj, në lagjen “Perash” të Shkodrës. Ngjarja ende nuk është zbardhur.
Në datën 3 qershor një tjetër lajm atentati erdhi nga Shkodra, ku mbeti i vrarë shtetasi Naim Bajri dhe u plagos miku i tij Astrit Zeneli.
Sakaq, në 14 qershor ishte shtetasi Pjerin Bushtulli, të cilin e “priste” një tjetër atentat mafioz në Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë.
Një ditë më vonë, në 15 qershor 2022, ishte 75-vjeçari Lulash Qepuri, i cili mbeti viktimë e një atentati në zonën e njohur si “Stom Golem”.
Pas një korrikut pa shumë “telashe”, ku dhe gushti dukej se po shkonte mirë, në datën 23 të këtij muaji mbeti i vrarë një tjetër shtetas, Agron Metushi. Shkak për këtë u bë një debat në një lokal në Shelqet me vrasësin e tij Alfond Palushi.
Në fillim të këtij muaji (ngjarja është ende e freskët), në datën 2 shtator mbeti i vrarë 57-vjeçari Ismet Çekorja. Vetëm 4 ditë para se të vritej ai doli në media dhe tha publikisht se jeta e tij ishte në rrezik.
Dhe ngjarja e fundit ndodhi mbrëmjen e djeshme më 18 shtator, ku humbi jetën një djalë i ri vetëm 19 vjeç.
Nuk është diçka e re tashmë, këto vrasje do të mbeten në arkivat e policisë së Shkodrës, edhe pse një qytet me një “grusht” njerëz, ku porositësi, autorët dhe viktimat jetojnë dera-derës.
Por të rrezikuar nuk mbeten vetëm qytetarët, por edhe vetë uniformat blu që janë caktuar për të mbrojtur qytetarët. Rikujtojmë se 5 efektivë të Shkodrës përgjatë këtij viti kanë qenë target i kanosjes, ku janë kërcënuar me djegie banese e deri te vendosja e tritolit në banesat e tyre. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se morën pjesë në operacionin antikanabis në Dukagjin.
Shkodra djep i kulturës, i shquar për humor, për art, për sport, turizëm e gjithçka tjetër që mund ta shndërronte në një qytet me siguri më të lartë dhe ekonomi më të lartë, por që kur strukturat e rendit po tregojnë indiferencën e tyre, papritur na kanë dalë disa pronarë që po bëjnë “zap” të mirën e përbashkët dhe po kërcënojnë qetësinë.
5 efektivë të Policisë së Shkodrës përgjatë këtij viti kanë qenë target i kanosjes nga djegia e pronës deri tek vendosja e tritolit nëpër banesa. Faji i vetëm i tyre ishte pjesëmarrja në operacionet antikanabis në Dukagjin./CNA.al
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar në lidhje m...
Hakerat e “Homeland justice”, ndër të tjera kanë publikuar...
Busti i mbretëreshës Elisabeth II është vendosur sot n...
Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati...
Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar sot të dhënat person...
Pas publikimit të informacioneve në media, bazuar në d...
Ditën e sotme janë bërë publike nga hakerat, e-mailet ...
Në vitin 2017, autoritetet shqiptare janë vënë në alarm, p...
Mes dokumenteve të publikuara sot nga hakerat, rrjedhu...
Zyrat e gjendjes civile ka hasur një problematikë dhe ...
Hakerat kanë zbardhur e-mailet e ish-drejtorit të përgjith...
Joga nuk është një sport, por një fe! Kështu ka deklar...
Duke filluar nga 1 tetori çmimi i energjisë elektrike ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të...
Studentët paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin k...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka njof...
Një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticio...
Edukatë financiare dhe ndikimin në rritjen e vetëbesim...
Me 18 korrik 2022, kryeministri Edi Rama ka folur me bindj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...