ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, ka folur mbrëmjen e sotme për sulmet kibernetike në Shqipëri dhe përpjekjet e vendit tonë për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë.
Peleshi than ë një intervistë për Zërin e Amerikës se mbrojtja kibernetike është një luftë që nuk mund të fitohet brenda një sistemi, por duhet patjetër që të ngrihen kapacitetet në të gjitha nivelet
Ai deklaroi se qeveria shqiptare po investon gjithçka që mundet për siguri kibernetike dhe për këtë ka garantuar edhe mbështetjen e SHBA-së.
“Unë i kam parashtruar dje sekretarit Austin kërkesën dhe nevojën për mbështetje për ta zgjeruar dhe dalë përtej këtij projekti edhe për të mbështetur mundësisht edhe sistemet e tjera. Ne kemi tani një Autoritet të Mbrojtjes Kibernetike, të quajtur “AKCESK”, i riformatuar, shumë profesional. Kemi bërë rekrutime të reja dhe shumë profesionale aty. Kemi adoptuar një sistem fleksibël të pagesave sepse ekspertët e sigurisë kibernetike në treg janë shumë të kërkuar, shumë të paguar. Me sistemin tonë të pagave të administratës publike është e pamundur të rekrutosh ekspertët e nevojshëm.
Ndaj kemi adoptuar një sistem fleksibël siç e thashë edhe më lart. Tani jemi në ngritje e sipër të kapaciteteve tona njerëzore. Por ato duhen shoqëruar edhe me investime në infrastrukturë. Tani po flas në emër të kabinetit. Kemi një plan afatshkurtër, emergjent, afatmesëm dhe afatgjatë, i cili patjetër që është shumë i kushtueshëm. Ne po investojmë gjithçka që mundemi atje, por kemi nevojë edhe për mbështetje. Sekretari Austin më ka garantuar që do të vazhdojnë të na mbështesin. Së paku në sistemet tona ushtarake ne do të ecim fuqimisht duke u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të kemi mbështetje me trajnime, do të kemi mbështetje me mentorim. Shumë te nevojshme këto për mbrojtjen kibernetike të vendit. Duhet thënë që kjo është edhe një marrëdhënie “ëin-ëin” (që secila palë fiton në mënyrë të barabartë), nëse e shohim si të tillë. Sepse atë që përjetoi Shqipëria sot, mund ta përjetojë një vend tjetër nesër. Edhe vende më të zhvilluara se ne nuk janë imune në këtë domain të ri të sigurisë. Ndaj mund ta shfrytëzojnë vendet e tjera rastin e Shqipërisë si një “case study”. Mund ta shfrytëzojnë si një mundësi për të nxjerrë leksione nga të cilat duhet të mbrohen. Ne në Shqipëri kemi një shprehje. Çdo e keqe e ka një të mirë. Po mundohemi të shohim anën e mirë të kësaj të keqeje, e cila në fakt nuk shkoi dot deri në fund.
Duhet thënë, dhe e kam falenderuar sot sekretarin Austin, që ka qenë e vyer mbështetja e FBI-së dhe Microsoft Dart, të cilët menjëherë na kanë ndihmuar për të mos lejuar fshirjen e të dhënave. Ky ishte qëllimi i shtetit të Iranit, të fshihte të dhënat tona. Kanë mundur të marrin pjesë të të dhënave, por jo t’i fshijnë. Origjina u zbulua me mbështetjen e FBI-së. Kjo çoi pastaj në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Besoj një veprim i guximshëm, por edhe i duhuri, sepse aktiviteti i inteligjencës së shtetit të Iranit në vendin tonë është rritur së tepërmi, kryesisht për shkak të prezencës në vendin tonë të opozitës së Iranit, MEK”, u shpreh ai.
Më tej, ministri tha se projekti i qeverisë garanton mbrojtjen e infrastrukturës ushtarake, ndërsa theksoi se asnjëherë nuk ka siguri 100%.
“Projekti ynë garanton mbrojtjen e infrastrukturës ushtarake. Projektet e tjera të Autoritetit të Sigurisë Kibernetike të cilat janë në zhvillim e sipër, garantojnë mbrojtjen, e kam thënë edhe njëherë më parë dhe jam keqinterpretuar nga disa media në Shqipëri, nuk ka siguri 100%. Nuk flasim për të garantuar 100%, por ama përmes investimeve në infrastrukturë, investimeve në ndërgjegjësim dhe në dije, të investimeve në edukim. Dua të theksoj që ne kemi dy vite që prodhojmë ekspertë të sigurisë kibernetike brenda Akademisë së Forcave të Armatosura, në masterin e sigurisë kibernetike. Pra, është një kombinim i shumë faktorëve derisa të shkojmë në imunizimin e sistemeve tona qeveritare, ushtarake por edhe ato private”, nënvizoi ai./ B.A. – CNA.al
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka reagua...
Avokati Spartak Ngjela ka “nxjerrë jashtë kontrolli” gazet...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Univer...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për plotës...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreu i qeverisë Edi Ram...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i bëri thi...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka shkuar në Gjykatën Kus...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në kuadër të Ditës së ...
Komisioneri Oliver Várhelyi i është përgjigjur deputetit ...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë vizitës së tij z...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar n...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Ho...
Disa muaj më parë, televizioni “Abc News” ndryshoi pro...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se Ag...
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ...
“Zbatoni politikat tona”, ky është mesazhi i prerë i B...
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i...
Zërave se shumë shpejt Bashkimi Europian do ndjekë të njëj...
Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme se Agron Nez...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...