
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë ka kërkuar publikisht më shumë fonde investimesh, shkruan Euroneës Albania.
E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli lidhur me këtë dhe se pse Shqipërisë Bashkimi Evropiani i akordon më pak fonde projektesh në raport me vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht numrit më të vogël të popullsisë, shefja e diplomacisë europiane në vendin tonë tha:
“Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi. Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri”, tha ajo në Now me Erla Mëhillin.
Ndër të tjera, ambasadorja e BE shtoi se:
“Ekziston Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor për të gjithë rajonin që është për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe Shqipëria mund të paraqesë projekte dhe ndonjëherë disa prej tyre janë projekte ndërkufitare. Bordi vendos nëse këto projekte pranohen dhe Shqipëria mund të japë paraqesë sugjerime”.
Ndërkohë, këmbënguljes së gazetares Erla Mëhilli lidhur me ndihmën reale që BE jep për biznesin, shoqërinë civile dhe median, Hohmann ju përgjigj se:
“Le ta nisim me median: mbështetja e gazetarisë investigative, mbështetja e gazetarisë cilësore është shumë e rëndësishme, pasi si mund të përballen njerëzit me lajmet e shumta që u vijnë a si të përzgjedhin saktësinë? Edukimi me aftësinë për të kuptuar e analizuar informacionin në media është shumë i rëndësishëm. Unë përmenda dy projekte të mëdha: “BE për Kulturën” dhe “BE për Shkollat”. Janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para 63 shkolla”.
Gjithashtu, ajo përmendi edhe investimet në zonat e prekura nga tërmeti.
“Vetëm në zonat e tërmetit, po flasim për zonat e prekura nga tërmeti në vitin 2019, pra jo për gjithë vendin. E njëjta gjë me “BE për Kulturën”. Njerëzit e kanë parë skelën para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pjesë e BE për kulturën”, u shpreh ambasadorja ndër të tjera./ CNA.al
Zërave se shumë shpejt Bashkimi Europian do ndjekë të njëj...
Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme se Agron Nez...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për megao...
Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Sh...
Agjencia e lajmeve City News Albania nxjerr sinjalin, i li...
Një tjetër denoncim është bërë pak më parë nga deputet...
Gazetarja Anila Hoxha ka teguar se si u fshehën provat...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot raportere...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar për dhunim...
Dy inspektorë të Agjencisë së Barnave inskenuan disa shkel...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvil...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është liruar ng...
Grupi i Përçarësve të Enkelejd Alibeajt ka kërkuar shkarki...
Një nga kompanitë më serioze dhe lider në fushën e mje...
Pas reagimit të Agron Nezës dhe publikimit të fotos me...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kome...
Deputetja Monika Kryemadhi ka pranuar lidhjen e kreut të P...
Shkëlzen Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK-ut, ku është...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe deputetë të opozitës kanë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendi...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...