Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Email-i që vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit, përmban brenda vetes disa enigma që mund të shërbejnë dhe për ndriçimin e çështjeve të tjera lidhur me dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Email-i ka mbërritur në momentin kur Ilir Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj.
Email-i, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ambasadës së BE-së, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike.
Po çfarë përmban email-i?
Email-i duket që është hartuar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin email-i thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar email-in i tha gazetës "Tema" se email-i shkruante se “me ndihmën e Sali Ram Berishës ( i cili zhduku me bekimin e Ramiz Alisë, dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta zhduku dosjen e tij”.
Por në faqen e dytë të letrës autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.
Kjo indicie fillimisht u ishte dukur paranojake dhe qesharake, por kur dje Autoriteti konfirmoi ekzistencën e dosjes, gjithçka lë vend për reflektim.
Email-i në të vërtet ka qenë një sulm ndaj Genta Sulës, Drejtoreshës së Autoritetit, duke e vënë atë para presionit që ishte e emëruara e Ilir Metës në atë institucion. Në të vërtetë Sula është zgjedhur me konsensus të gjerë në Kuvend, dhe kjo nuk ka lidhje me miqësinë e saj me familjen Meta. Duke spekuluar me këtë fakt, email-i e vendos atë nën presion që ose të hapë dosjen e Ilir Metës ose denoncuesi do të bëjë publike dosjen.
Në të vërtetë Autoriteti ka vepruar shpejt dhe me kompetencë duke zbuluar gjurmët e dosjes së Ilir Metës në dosjen e viktimës së tij, i cili përshkruhet me emër në email. Autoriteti konstatoi me profesionalizëm se Ilir Meta përmbush kushtet dhe standardet e vendosura për një person që të quhet “Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe lind nevoja t'i korrigjojnë certikatën e pastërtisë, gjë për të cilën ka pengesa ligjore, ndaj i janë drejtuar Kuvendit.
E vërteta mbi dosjen e gruas së Sali Berishës
Email-i po ashtu jep një indicie se gruaja e Sali Berishës me origjinë serbe, ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, por dosja është zhdukur qysh në vitin 1991. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gruan e Sali Berishës, Liri Berisha, apo nënën e saj Milica Rama, e cila ishte një serbe e Beogradit e martuar në Tiranë me babain e Lirisë.
Për të parën ka dëshmi se ka qenë e rekrutuar nga Sigurimi dhe se oficeri i Sigurimit që kishte lidhje me të, është vrarë në rrethana të paqarta në vitet '90.
Nëse bëhet fjalë edhe për Liri Berishën atëherë kjo çështje kërkon një hetim të thelluar. Dhe kjo është një çështje që mund të zbardhë shumë të vërteta të hidhur atë historisë së tridhjetë viteve, ku Sali Berisha ka mbajtur peng gjithë klasën e ish-sigurmsave duke qenë vet peng dhe i besuari i madh i tyre.
Profili i lartë i Bordit të Autoriteteve Për infromim mbi Dosjet e Sigurimit
Vendimi i Autoritetit për informim mbi dosjet e Sigurimit, është një akt profesional i lartë që dëshmon profilin e lartë të tyre përballë një situate e cila përfshin brenda vetes shumë histori njerëzore dhe politike. Bordi ka vendosur unanimisht mbi konstatimin e faktit që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai po ashtu e ka provuar atë edhe në mënyra të tërthorta hetimi që janë pjesë e protokollit të tyre.
Kjo ka nxitur një reagim qesharak të Ilir Metës për zëdhënësit të tij i cili i konsideron anëtaret e Bordit “patronazhistë”, në mungesë të një përgjigjeje për të shkuarën e vet.
Ky është një fakt plotësues që provon peshën e fajit të Ilir Metës në këtë histori.
Nga ana tjetër kjo histori nxit dyshime të mëdha për sigurinë e shtetit shqiptar pasi në krye të vendit ka qenë një njeri i shantazhueshëm si kryeministër, kryetar parlamenti dhe president.
Fakti që email-i u ka shkuar ambasadave të perëndimit në Tiranë, krijon përshtypjen se personi në fjalë mund të jetë përdorur nga qeveri jo mike të Shqipërisë, me influenca antiperëndimore, cka vërehet dhe në kursin e fundit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës./Tema
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Gazetari Elvi Fundo ka reaguar pas kërkesës së Autoritetit...
Ka përfunduar negocimi teknik mes Shqipërisë dhe Italisë p...
Në Tiranë do të organizohet një koncert në kuadër të çelje...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat, i ka bërë d...
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është paraqitur s...
Artisti Zef Deda feston sot ditëlindjen. Ndërkohë, një ur...
Fushata për zgjedhjet vendore të 2023-shit, ka nisur ashpë...
Akademiku Artan Fuga, ka komentuar raportin e INSTAT për r...
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pasi ndryshuan emrin e part...
Lajmi i Autoritetit të Dosjeve se një një politikan i ...
Pas publikimit të lajmit që një zyrtar i lartë ka qenë...
Vjen reagimi i ish-zëdhënësit të ish-Presidentit Meta,...
Virologu shqiptar Arban Domi, i cili karrierën e tij e...
Raportet vjetore për vitin 2021, të publikuar së fundi...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, pre...
Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shte...
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri...
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës ...
Analisti Fatos Lubonja ka sjellë në vëmendje faktin se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...