web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

29 Tetor 2025, 14:52, Aktualitet CNA

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

Etjen Xhafaj është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Xhafaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

Xhafaj u lind në Vlorë, më 6 prill 1982. Pasi kreu studimet e hershme në Vlorë dhe Tiranë, ai përfundoi shkollën e mesme në Southwestern Academy, CA, USA. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Schiller International University, në Kampusin e Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Philadelphia PA. Në vitin 2016 Xhafaj përfundoi studimet Master për Administrim Publik në Kennedy School of Government, Harvard University.

Në 2021-2025, Xhafaj ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar Kavajën, Rrogozhinën e Qarkun e Tiranës dhe gjithashtu Sekretar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Anëtar i Komisionit Parlamentar të Integrimit./CNA





Lajmet e fundit nga