Kreu i ri i BKH-së/ Zbardhen emrat që vijojnë garën
Më herët ditën e sotme u raportua se 6 nga 13 emrat në gar...

Në një epokë ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, bota digjitale ofron mundësi të pafundme për lidhje, mësim dhe argëtim. Por ajo që duket si një botë magjike, fsheh rreziqe serioze, veçanërisht për fëmijët që lundrojnë shpeshherë pa busull, në një xhungël “lidhjesh” e informacioni pa filtër.
Lider në telekomunikacion prej 24 vitesh, Vodafone Albania lançoi fushatën 1-vjeçare “Prindërimi Digjital”, në vijim të iniciativave me të njëjtin tematikë të Vodafone Group në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, për t’u dhënë prindërve informacionin dhe mjetet e duhura, që fëmijët e tyre ta përdorin teknologjinë dhe internetin në mënyrën më të sigurtë, të përgjegjshme dhe të shëndetshme.
Udhërrëfyesi digjital i lançuar nga Vodafone, i disponueshëm në të gjitha kanalet digjitale të Vodafone Albania, përbën databazën më të madhe dhe të besueshme online në Shqipëri dhe përfshin udhëzime praktike, se si prindërit të vendosin kufij për përdorimin e pajisjeve, mbikëqyrjen e përmbajtjes që shikojnë fëmijët dhe zhvillimin e një komunikimi të hapur për botën online, duke i ndihmuar njëkohësisht të përfitojnë nga mundësitë që u ofron teknologjia.

Vodafone Albania solli një risi në tregun shqiptar në mënyrën e lançimit të fushatës “Prindërimi Digjital”, me një event jokonvencional, mes dy gjeneratash në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave, konceptuar si një "show" triptik, ku u ndërthurën rrëfenja monolog “Xhindi nga ekrani - një përrallë nga e ardhmja me magji dhe hije”, një "talk show" me 6 fëmijë të grupmoshave 9-15 vjeç të intervistuar nga prindërit e tyre, që preknin temat e rreziqeve kryesore nga bota digjitale, si edhe lançim i Udhërryfyesit Prindërimi Digjital dhe pajisjes monitoruese “Happy Talk Kids Watch”.
Në monologun hyrës “Na ish një herë…” të rrëfyer nga Jonida Lakuriqi, Drejtore Ligjore e Politikave Publike & Marrëdhënieve të Jashtme, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania, u përcollën mesazhe të forta e emocionuese, nëpërmjet simbolikës së xhindit që tashmë nuk del nga llamba, por nga ekrani magjik dhe plotëson çdo kërkesë a dëshirë të fëmijëve, vetëm me një prekje ekrani, duke i kthyer, në fakt, pa kuptuar ata vetë, në varësinë e xhindit që nga një shërbëtor i dobishëm po kthehet në një zot të rrezikshëm, që na komandon jetën.
Nëpërmjet paralelizmit midis dy gjeneratave të rritura në epoka të ndryshme, kur fëmijëria e prindërve jetohej para televizorit bardh e zi, me fletore prej letre, me lojëra në oborr e në Teatrin e Kukullave, ku vetë eventi u mbajt, dhe asaj që po jetojnë fëmijët sot, me piksela e me avatar, që dalëngadalë, duket sikur po mbyten në dritën blu të ekranit.
Monologu rrëfenjë i znj. Lakuriqi u mbyll me mesazhin që përbënte thelbin e konceptit të fushatës së Prindërimit Digjital: “Të ruajmë dritën e llambës magjike. Që kur fëmijët me një prekje ekrani të shprehin një dëshirë, të jetë e bukur, me kuptim, besim e shpresë për mirë.
Për atë që brezi i Millenials e solli si një premtim. Xhindi i ekranit, si një shërbëtor i jashtëzakonshëm e i dobishëm, çdo herë pasi çonte në vend urdhrat e të zotit 'kyçej' në llambë, që ata, njerëzit, të ëndërronin, krijonin e dashuronin në jetë të jetëve. Siç vetëm njerëzit, krijesat më magjike në Univers, dinë!”.
Në panelin e stilit “PiterPan talk show” fëmijët Hana Bushati (15 vjeç), Brian Salaj (14 vjeç), Aila Mosho (13 vjeç), Matis e Siena Çibuku (9 vjeç) shkëmbyen eksperienca dhe kuriozitete me prindërit e tyre Manjola Bushati Lloja, Blendi Salaj, Viola Puci dhe Jonida Lakuriqi, mbi përdorimin e pajisjeve dhe rrjeteve sociale; varësinë nga ekrani, shëndeti mendor; ekspozimi ndaj përmbajtjes së dhunshme dhe bullizimi online; rreziqet nga persona të panjohur (Grooming); presioni shoqëror; cenimi i privatësisë dhe përdorimi i të dhënave personale.
"Talk show" u shoqërua për secilën temë me video dhe statistika shqetësuese botërore mbi rreziqet e botës digjitale. Eventi “Dritëhijet e Botës Digjitale - Një rrëfenjë nga e ardhmja” do të pasohet nga një seri eventesh që Vodafone Albania do të organizojë në kuadrin e fushatës “Prindërimi Digjital”./ CNA
Më herët ditën e sotme u raportua se 6 nga 13 emrat në gar...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” p...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pezulluar dënimin e Shkallë...
Gjashtë kandidatë janë skualifikuar nga gara për kreun e B...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen “Metamo...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ishte i prani...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në tremujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektori...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar m...
Historike, Samiti i NATO-s, në vitin 2027 do të mbahet në ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në vitin 2027 Sam...
Sot, Mero Baze, një vegël e pështirë e medias, që i sh...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka veçuar një fragment nga fj...
Një linjë turistike u shtohet udhëtimeve për Shqipërinë. “...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s në Samitin e sotëm...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen “Steril...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar ditën e so...
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistem...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jama...
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turist...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...