"Inkurajoj qeverinë të trajtojë shqetësimet e qytetarëve"/ Marta Kos flet për protestat në Tiranë
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe studiuesi i njohur i historisë dhe gjeopolitikës, Stephen Kotkin, për të transmetuar leksionet e tij akademike. Kjo përbën një ndër rastet e para në Shqipëri ku një media transmeton një ligjëratë universitare të këtij niveli.
Sipas Kotkin regjimet autoritare janë njëkohësisht shumë të fuqishme dhe shumë të brishta. Ai thekson se janë të fuqishme për një periudhë dhe pastaj bëhen të brishta. Janë të brishta gjatë gjithë kohës dhe vuajnë nga probleme strukturore që, edhe kur duken të forta, i bëjnë të pambrojtura. Për këtë arsye mund të shemben në çdo moment ose të mos shemben fare.
Propozimi i dytë i Kotkin është se kur regjimet autoritare shemben, ato zakonisht zëvendësohen nga versione të tjera të autoritarizmit, sepse elementet që formësojnë regjimin pasues zakonisht janë copat e thyera të regjimit të mëparshëm.
Paradoksi i Diktaturës: Fuqi absolute, brishtësi e përhershme
Prof. Bill Wolforth: Është një kënaqësi t’ju shoh të gjithëve këtu në këtë ditë të bukur. Emri im është Bill Ëolforth, profesor në Departamentin e Qeverisjes këtu në Dartmouth. Ka plot vende të lira përpara; askush nuk do t’ju bëjë pyetje dhe nuk do të ketë asnjë presion nëse vini më afër. Nëse duhet të largoheni herët, do ta kuptojmë.
Është kënaqësia ime e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Dartmouth dhe të prezantoj folësin e sotëm, profesor Stephen Kotkin, profesor i historisë dhe i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin e Princeton-it, mbajtës i shumë posteve të shquara dhe një studiues që në shumë mënyra është idealisht i pozicionuar për të folur mbi temën e sotme: përpjekjen për të kuptuar regjimet autoritare, të cilat mund të duken si në buzë të greminës por zgjasin përgjithmonë, ose mund të duken të palëkundshme si shkëmbi i Gjibraltarit dhe pastaj të shemben papritur.
Me çfarë formimi akademik dhe kredencialesh vjen profesor Kotkin në këtë temë? Nëse do t’i përshkruaja të gjitha në detaje, do të merrja shumë nga koha e fjalimit të tij, ndaj do të përmend vetëm pak pika: ai ka studiuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, në një monografi novatore, dinamikën e Stalinizmit; ka studiuar rënien e regjimeve sovjetike të Evropës Lindore në vitin 1989, një ngjarje që askush nuk e priste; ka shkruar me autoritet për politikën bashkëkohore në vende jo plotësisht demokratike si Rusia e Putinit, duke e trajtuar atë nga perspektiva të ndryshme – nga poshtë-lart, nga lart-poshtë, nga pikëpamja globale dhe nga një qasje e thellë historike dhe bashkëkohore. Pak studiues mund ta menaxhojnë këtë gamë analizash siç e ka bërë Kotkin.
Prandaj është kënaqësia ime e madhe t’i uroj mirëseardhjen në Dartmouth dhe pres me padurim fjalën e tij.
Prof. Stephen Kotkin: Faleminderit për prezantimin dhe për ftesën. Kjo është vizita ime e parë këtu. Profesorin Ëolforth e njoh prej shumë kohësh; kemi qenë kolegë për një kohë të gjatë dhe ai njihet mes nesh si ai që “na iku”, që na “rrëshqiti nga duart”, dhe tani ju jeni përfituesit e tij më të mëdhenj — por duhet të them se na mungon.
Do të mbaj një prezantim shumë të thjeshtë, sepse tani është ora 4:30 dhe ju me siguri keni kaluar gjithë ditën me ide të ndërlikuara. Tani është koha t’i thjeshtojmë pak gjërat. Do të paraqes dy-tre propozime shumë të thjeshta, do t’i ilustroj shkurt dhe pastaj, nëse jeni ende këtu, do të kemi një sesion pyetje-përgjigjesh.
Propozimi im i parë është se regjimet autoritare janë njëkohësisht shumë të fuqishme dhe shumë të brishta; kjo është një karakteristikë e pandashme e tyre. Ato nuk janë të fuqishme për një periudhë dhe pastaj bëhen të brishta. Janë të brishta gjatë gjithë kohës dhe vuajnë nga probleme strukturore që, edhe kur duken të forta, i bëjnë të pambrojtura. Për këtë arsye mund të shemben në çdo moment… ose të mos shemben fare. Për këtë do të flasim më vonë.
Propozimi i dytë është se kur regjimet autoritare shemben, ato zakonisht zëvendësohen nga versione të tjera të autoritarizmit, sepse elementet që formësojnë regjimin pasues zakonisht janë copat e thyera të regjimit të mëparshëm. Shpesh kur e kam paraqitur këtë argument, audienca humbte interesin, por pas ngjarjeve të fundit në Egjipt, publiku është bërë më i hapur ndaj kësaj pyetjeje: çfarë e zëvendëson një regjim autoritar?
Këto janë dy propozimet e mia të thjeshta. Unë besoj te e vërteta dhe tani do t’i shqyrtoj shkurtimisht, duke u përpjekur t’i ilustroj. Rastet specifike — Kina, Arabia Saudite, Irani, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori dhe të tjerë — mund t’i diskutojmë më vonë, sipas interesit tuaj. Tani do të flas pak më në përgjithësi për të vendosur disa modele, në vend të detajeve të veçanta të secilit regjim, por jam i gatshëm t’i diskutoj të gjitha rastet që keni në mendje./ CNA
View this post on Instagram
CNA sjell një tjetër dokument që na tregon fakte historike...
Opozita po proteston para Kryeministrisë, duke kërkuar arr...
Kryetari i Partisë Demokratike del nga selia blu dhe drejt...
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë. K...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Theth...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka mbërritur në...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se, pas përfundimit ...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul ka mbërrit...
Në datat 17 dhe 18 nëntor, Shqipëria do të përfshihet nga ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se pas përfundim...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin M. ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhj...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një tak...
Sot është prodhuar një lajm, çuditërisht një "fake news", ...
Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë n...
Prokuroria e Posaçme ka caktuar një datë për seancën e mar...
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, duk...
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbro...
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me personin e arrestu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...