FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe studiuesi i njohur i historisë dhe gjeopolitikës, Stephen Kotkin, për të transmetuar leksionet e tij akademike. Kjo përbën një ndër rastet e para në Shqipëri ku një media transmeton një ligjëratë universitare të këtij niveli.
Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit të transmetuar në CNA Tv, Kotkin flet për dhunën dhe paratë, dy shtyllat themelore të kontrollit autoritar.
Nuk kemi më shumë diktatura si dikur. Nuk ka më Hitler, nuk ka Stalin, nuk ka Mao, nuk ka më Baby Doc, Papadopulos apo Batista. Ka ende Castro, por jo shumë të tjerë. Antonesku, Çaushesku, Pi?sudski, Dolfus, të gjithë këta janë pjesë e së kaluarës. Unë kam një listë me rreth 75 diktatorë vetëm nga shekulli XX. Kështu që këto lloj regjimesh kryesisht janë zhdukur, dhe kjo ka qenë një problem i madh interpretimi: si ta kuptosh një regjim që nuk ka një diktator? Ne kemi përdorur fjalor si “gjysmë-demokraci”, “demokraci elektorale”, “demokraci e mundshme”, një fjalor të tërë normativ të demokratizimit për të karakterizuar regjimet e botës, sepse ato nuk janë më diktatura klasike. Nuk janë Mao, nuk janë Stalin… por çfarë janë?
Për rreth 20 vjet, shkencat shoqërore e humbën rrugën e tyre në këtë çështje. Kam dhënë mësim në Princeton për 23 vjet dhe për të gjitha këto vite kam dhënë kursin e vetëm për autoritarizmin në shkencat shoqërore të Princeton-it. Ndërkohë, kishte qindra kurse mbi demokracinë dhe demokratizimin. Studentët e masterit vinin tek unë për të shkruar disertacione mbi demokratizimin në Azinë Qendrore pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Sigurisht që refuzoja të përfshihesha në tema të tilla, nuk jam në departamentin e letërsisë.
Tani, më në fund, ka një kurs tjetër përveç timit mbi autoritarizmin në Princeton dhe unë besoj se kjo do të bëhet trend. Por për rreth dy dekada, demokracia ishte tema dominuese dhe ne, si të thuash, e humbëm busullën në analizimin e regjimeve autoritare.
Ka pasur një ringjallje gjeometrike të interesit vetëm në dy vitet e fundit. Ndërsa Franco ishte ende gjallë dhe regjimi i tij në pushtet, Juan Linz përpiqej të bënte një dallim midis regjimeve totalitare (Hitler, Stalin, Mao) dhe regjimeve autoritare si regjimi i Frankos. Ishte një përpjekje shumë e rëndësishme, sepse Franco nuk ishte si Hitler; kishte diçka thelbësisht tjetër. Problemi me përkufizimin e Linz-it ishte se ai e bazonte diferencën te gjërat që Franko nuk i kishte — një karakteristikë negative, e vështirë për t’u përgjithësuar. Nuk kishte një parti të vetme të fortë, nuk kishte një ideologji të fortë, e kështu ai u quajt autoritar. Linz, një nga shkencëtarët më të mëdhenj shoqërorë të epokës sonë, trajtonte një problem thelbësor: si t’i karakterizosh regjimet që nuk janë totalitare, por janë diçka tjetër. Dhe ne ende kemi këtë problem sot.
Ka pasur edhe shumë përpjekje të tjera. Edhe vetë Linz propozoi kategorinë e regjimeve sultaniste, të cilën e mori nga Max Ëeber, dhe u akuzua për orientalizëm. Pastaj ka fenomenin caudillo në Amerikën Latine. Pra, kemi një problem real: si të merremi me regjimet si Kina, Rusia, Singapori, Dubai, Irani, dhe unë do të përmendja edhe Pakistanin — dhe shumë të tjera.
Prandaj, le të mos fillojmë me përkufizime — kjo vetëm do të na fusë në telashe, sepse unë mund t’i rrëzoj të gjitha ato përkufizime, dhe ju gjithashtu. Le të fillojmë me atë që unë e quaj një strukturë të dallueshme të regjimeve autoritare. Një pasqyrë e përgjithshme e pothuajse çdo regjimi autoritar.
Së pari, instrumente të besueshme të dhunës dhe shtypjes. Duhet të kesh banditë të motivuar mirë dhe të ushqyer mirë, gati të kryejnë punë të pista shpesh me një njoftim shumë të shkurtër. Nëse nuk i ke, ose nuk janë në gjendje t’i përgjigjen thirrjes, atëherë ose nuk ke një regjim autoritar, ose nuk e ke më.
Së dyti, fluks parash. Duhet të kesh një burim të qëndrueshëm dhe të madh parash — ndoshta nga shitja e hidrokarbureve, ndoshta nga diamantet, ose ndoshta, në rastin e Kirgistanit, nga ndihmat për demokracinë që përdoren për të mbajtur një regjim jo demokratik. Një nga studentët e mi krahasoi të ardhurat nga nafta të Kazakistanit dhe ndihmat për demokracinë të Kirgistanit si dy modele të financimit të autoritarizmit. Regjimet autoritare janë të shtrenjta dhe funksionojnë si ekonomi parash. Ju duhen jelekë antiplumb, armë, pistoleta me silenciator, pajisje nate — të gjitha me çmime të larta. Pastaj vjen edhe fakti që të gjithë kanë dashnore, kështu që duhen rubinë, smeraldë, diamante. Importi i bizhuterive në regjimet autoritare është kolosal.
Në praktikë, aparati represiv dhe blerja e besnikërisë kushtojnë shumë. Dhe mënyra më efektive për të dëmtuar një regjim autoritar është t’i presësh fluksin e parave: t’u ndalosh qasjen në sistemin bankar ndërkombëtar, t’u ndërpresësh burimet e të ardhurave në valutë të fortë. Pa para nuk mund t’i paguajnë banditët, nuk mund të paguajnë askënd.
Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kanë rezerva, edhe kur janë ekonomitë e bazuara te mallrat. Dhe kjo është arsyeja pse disa prej tyre, si Koreja e Veriut, përdorin metoda të jashtëzakonshme për të gjeneruar para — nga hedhja e sendeve të mëdha metalike të mbështjella me alumin në det dhe quajtja e tyre satelitë, deri te “testet raketore” që shërbejnë thjesht si mjet për të negociuar miliona dollarë. Jam serioz kur them: duhet fluks parash. Ashtu siç duhen banditë të motivuar mirë dhe të ushqyer mirë./ CNA
View this post on Instagram
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Çi...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Çi...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
CNA sjell një tjetër dokument që na tregon fakte historike...
Opozita po proteston para Kryeministrisë, duke kërkuar arr...
Kryetari i Partisë Demokratike del nga selia blu dhe drejt...
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë. K...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Theth...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka mbërritur në...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se, pas përfundimit ...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul ka mbërrit...
Në datat 17 dhe 18 nëntor, Shqipëria do të përfshihet nga ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se pas përfundim...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin M. ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhj...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një tak...
Sot është prodhuar një lajm, çuditërisht një "fake news", ...
Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...