Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Organizata "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" me qendër në Zyrih, ka dënuar sulmet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministrit Edi Rama dhe lajmet denigruese të publikuara në medait pranë qeverisë për prokurorin Olsi Dado dhe gjyqtarin Erjon Bani. Deklaratat denigruese dhe presioni i hapur në adresë të SPAK-ut nisën ditën e hënë pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, nën akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrimit të parave.
DPSHL ka kërkuar reagim nga institucionet pasi siç thuhet në deklaratë kërcënimet dhe denigrimi cenojnë parimin e shenjtë të "Ruajtjes së autoritetit dhe paanshmërisë së Gjyqësorit".
Në notën e protestës së DPSHL-së evidentohen sulmet e Veliajt, Ramës dhe artikujt në media të adresuara ndaj Banit dhe Dados gjatë ditëve të fundit duke i konsideruar thellësisht shqetësuese.
"Të nderuar përfaqësues të institucioneve, misioneve dhe mediave në Shqipëri,
Ne, qytetarët shqiptarë të Diasporës, të angazhuar për mbrojtjen e parimeve të shtetit të së
drejtës dhe integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë
për sulmet e vazhdueshme publike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që po trajtojnë
çështje të rëndësishme penale dhe korrupsioni.
Publikimet dhe deklaratat denigruese të përhapura në media, të cilat cënojnë drejtpërdrejt
profesionalizmin, autoritetin dhe pavarësinë e magjistratëve, bien në kundërshtrim flagrant
me parimin e shenjtë të "Ruajtjes së autoritetit dhe paanshmërisë së gjyqësorit" (Maintaining
the authority and impartiality of the judiciary), i cili mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), si dhe Kodi Penal dhe Kodi i
Procedures Penale të Republikës së Shqipërisë. Një shtet i së drejtës, dhe kandidat për tu
anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mund të tolerojë këto praktika që minojnë besimin e
publikut tek drejtësia dhe ndihmojnë të krijojnë presion mbi magjistratët, për të devijuar trajtimin
e çështjeve me interes të lartë publik.
Deklaratat e bëra pas arrestimit të tij, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe
deklarata të mëparshme kundër sistemit të drejtësisë të bëra nga politikanë të tjerë të
pozitës dhe opozitës, minojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.
Shpesh deklaratat e tyre përbëjnë vepër penale sipas Nenit 318 të Kodit Penal i cili sanksionon
se: "Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të
arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përben kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj."
Së fundmi, një skandal i rëndë ka përshirë mazhorancën qeverisëse, ku Kryeministri i
Republikës së Shqipërisë i ka drejtuar një deklaratë të papranueshme një institucioni
kushtetues si SPAK dhe tërë sistemit të drejtësisë, duke deklaruar: "Mos të gabojnë të
kërkojnë telefonin tim." Një sjellje e tillë minon shtetin e së drejtës dhe shpresat e Shqipërisë
për integrimin e vërtetë në BE, pasi synon të pengojë institucionet e drejtësisë në detyrën e tyre
dhe të nxisë pandëshkueshmërinë, duke dhënë mesazhin se dikush në Shqipëri mund të jetë mbi
ligjin, qofshë ky edhe Kryeministri.
U bëjmë thirrje mediave që të jenë mjaft të kujdesshme dhe të respektojnë standardet e
vendeve të zhvilluara dhe të Bashkimit Evropian, duke ushtruar autocensurë dhe kujdes kur
bëhet fjalë për mbrojtjen parimit kushtetues të autoritetit të pushtetit gjyqësor. Mediat nuk
duhet të publikojnë kurrësesi deklarata nga persona në hetim, të pandehur ose avokatët e
tyre në lidhje me çështje që janë në proces hetimi apo gjyqësor, duke shmangur kështu
ndikimin mbi opinionin publik dhe proceset e drejtësisë.
KÈRKOJMË ME URGJENCË:
1. Deklaratë publike nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që
të denoncojnë dhe të dënojnë sulmet e padrejta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, si
dhe të riafirmojnë mbrojtjen institucionale ndaj pavarësisë së gjyqësorit.
2. Deklaratë nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku të paralajmërohet se do të ndjekë rrugë
ligjore për ndalimin e deklaratave dhe publikimeve që dëmtojnë hetimet dhe cenojnë
figurën e magjistratëve, duke përfshirë fillimin e ndjekjes penale për fyerjen e
magjistratëve.
3. Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, paraqitjen nga Prokuroria e
Posaçme SPAK, në gjykatë, të një kërkese ligjore për ndalimin e publikimit të
deklaratave nga persona në hetim, të pandehur dhe avokatët e tyre në media
publike, për aq kohë sa deklaratat ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe procesin e
rregullt ligjor.
Pse kërkojmë këto masa?
Për të mbrojtur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që përballen me presione të
padrejta. Për të garantuar një proces penal të drejtë, të paanshmëm dhe larg ndikimeve politike apo
mediave.
Për të forcuar besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit.Ne, Diaspora për një Shqipëri të lirë dhe të drejtë, do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër
zhvillimet dhe do të denoncojmëm këdo që minon institucionet e drejtësisë dhe rrezikon të
ardhmen demokratike dhe Europiane të Shqipërisë", thuhet në deklaratë./CNA
Sot, Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë. Pavarësia e K...
Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni: Integr...
Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e p...
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj ka ank...
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Mynih, se qeveria am...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive, ka z...
Prokuroria e Posaccme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar pë...
Ish-i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dial...
Policia e Shtetit është përpjekur të justifikojë skandalin...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka bërë sot një thirrje nda...
U nda sot nga jeta, në moshën 79-vjeçare, diplomati dhe pu...
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu p...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, së bashku me drejt...
Në TRING SPORT na presin ditë plot adrenalinë dhe emocione...
Në 7 gusht të 2025 do të shënohen plot 9 vite nga humbja e...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “5D” në lidh...
CNA ka siguruar një fotografi ku shihet kryebashkiaku i Sh...
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme në një shkresë të dërguar...
Policia e Shtetit është përfshirë në skandal. SPAK dhe GJK...
Erion Veliaj në marrjen në pyetje para prokurorisë së posa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...