Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”. Në reagimin e tij, Berisha akuzoi Ramën se po paraqet një realitet të deformuar.
Kryedemokrati kritikoi deklaratat e Ramës për buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), duke i cilësuar ato si tregues të "padijes së plotë në ekonomi".
Duke folur për pallatin e përfshirë nga flakët, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.
Reagimi i plotë:
Dy fjalë për monologun e mashtrimit të të dielës së radhës të Edi Ramës.
Në këtë monolog, sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij.
U ndal në monologun e tij duke paraqitur shifra dhe të dhëna ekonomike të cilat provojnë absolutisht më së miri injorancën e tij të plotë në ekonomi apo tabula raza.
Po ju jap vetëm një shembull.
Njëherë thotë se buxheti ishte 4 miliardë në qeverinë e mëparshme dhe GDP-ja ishte 10 miliardë në total. A e harron se me këtë i bën një nder të jashtëzakonshme qeverisë së mëparshme e cila kishte një barrë fiskale sa gjysmën e kësaj që është sot.
Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij.
Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte.
Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë.
Kurse pas ndërtuesit, sigurisht përgjegjës kryesor është ai vetë me Erion Velinë, sepse zjarrfikëset nuk u futën dot në zonën ku duhet të shuanin zjarrin.
Interesant në këtë monolog ishte pjesa që përpiqej të shpërfaqej si një njeri me interesim të madh për Veriun, të cilin e ka diskriminuar në 12 vjet më shumë se çdo pushtues tjetër që ka kaluar në këtë vend.
Investimet në të gjithë veriun e Shqipërisë janë më të vogla se sa tenderat që ka fituar nga Termet Peçi, motra e tij në Tepelenë. Pra, dhe tani thotë se nga paketa e maleve do kalojë tek porta e maleve, në një kohë kur rrafshoi ndërtime të ndërtuara në tokën e babës, ndërtime të ndërtuara me leje, në Theth dhe në zona të tjera vetëm e vetëm për armiqësi politike ndaj tyre.
E vërteta është se të gjitha këto dëshmojnë se përveç mashtrimit, Edi Ramës nuk i ka mbetur asnjë armë tjetër, asnjë mjet tjetër.
Ndaj dhe njëherë, ftoj qytetarët të vazhdojnë betejën tonë, të vazhdojmë misionin tonë me kryengritjen tonë paqësore për largimin e tij sa më shpejt nga pushteti.
Shqiptarët kudo që janë, miqtë e Shqipërisë kudo në botë, i dhanë dhe i japin një mbështetje të jashtëzakonshme kryengritësve paqësorë shqiptarë në misionin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë. /CNA
Një zjarr raportohet se ka rënë në vendgrumbullimin e mbet...
Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakovi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur d...
Komisionerja evropiane për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka...
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetar në 8...
Në degën nr.10 në Tiranë po zhvillohen sot zgjedhjet për k...
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Ame...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podc...
Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun Tiranë, Taulant Balla...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Në Antalya Diplomacy Forum 2026, liderë politikë, diplomat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nda...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një p...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhviluar një takim me z...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur d...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar përmes një postimi në r...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...