web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do padisim në SPAK drejtorin e policisë”/ Boçi: Dhuna dhe agresiviteti nuk kurseu askënd në protestë

18 Prill 2026, 17:01, Aktualitet CNA

“Do padisim në SPAK drejtorin e policisë”/ Boçi:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur ditën e sotme lidhur me protestën e organizuar një ditë më parë para Kryeministrisë. Në një lidhje me Syri Tv, Boçi u shpreh se do të përgatisin kallëzim në SPAK për drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitën.

“Do përgatisim kallëzimin në SPAK për drejtorin e policisë dhe për drejtorin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për atë brutalitet dhe agresivitet”, tha Boçi.

Ai u shpreh më tej se "agresiviteti i policisë ndaj protestuesve, kërkon të tërheqë opozitën në këtë qasje". Sipas kjo do t’i shërbente kryeministrit Edi Rama si një argument që të vijojë të jetë në qeverisje. Ndër të tjera shtoi se asnjë person nuk u kursye nga dhuna e policisë.

"Ky lloj agresiviteti kërkon ta tëerhëqë opozitën në këtë qasje që Rama të ketë një argument që të vazhdojë të jetë i qetë në atë karrige që soit është e tronditur, nga ngjarjet korruptive. Por edhe nga kriza ekonomike dhe inistitucionale dhe rënia e shkallës së mirëqenies të qytetaëvë shqiptarë, të cilët tani po reagojnë. Duket që ka një kanalizim që po shkon drejt krijimit të pikës së vlimit dhe Rama po kërkon ta shfryjë këtë, dhe një nga mënyrat për ta bërëq këtë ëështë “demaskimi i dhunës së oppozitës”. Këta sa po mbaron një protestë fillojnë komunikojnë më pqërfqaqësitë kyresore diplomatike. Mënyra si u godit grupi i deputëtëve, direkt e në sy, këta nuk kursejnë asnjë lloj pike të njeriut. Goditja që ju bë Aulon Kalasë dhe duke i ngritur dhe akuzë për më tepër. Këta duan ta tërheqin opozitën”, u shpreh Boçi.

Lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në protestat e ardhshme, deputeti demokrat tha se kjo kërkon një analizë të thellë politike, por theksoi se duhet të ketë një angazhim më të madh. 

“Askush mos të rrijë me mendjen se kjo punë do të qëndrojë në këto nivele . Ne kur dalim aty nuk dalim për të bërë thirrjen e radhës por dalim për ato zgjedhje të ndershme që nuk janë bërë prje vitesh. Se çfarë do të ndodhë nesër kërkon një analizë të thellë. Protesta tjetër duhet të ketë një angazhim më të madh dhe të deputetëve të PD-së. Protesta e radhës duhet të afrojë dhe qëëllimin final të protestave në tërësi”, tha ai. /CNA





Lajmet e fundit nga