20 automjete në terren/ Kontroll në burgun e sigurisë së lartë në Peqin
Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun ...

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht bilancin e ndërhyrjes pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Operacioni i bluve ka çuar në pranga 11 persona në flagrancë, ndërsa 15 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për akte dhune dhe prishje të rendit publik. Mes personave nën hetim janë edhe figura politike e publike, si deputeti Klevis Balliu dhe aktivisti Aulon Kalaja, të cilët ngelën të lënduar gjatë tubimit si dhe dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Policia bëri të ditur se për Klevis Balliun ka nisur procedimi për "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme", ndërsa për Aulon Kalanë rëndon akuza e goditjes së punonjësit të policisë.
Sipas raportit të policisë, gjatë tubimit u shënuan momente të rënda tensioni ku pjesëmarrës të ndryshëm hodhën bomba molotov dhe mjete piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë dhe kordonit të policisë.
Gjatë momentit të ndërhyrjes, shërbimet e sigurisë arritën të sekuestronin 45 bomba molotov të papërdorura, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për të vijuar sulmet ndaj institucioneve.
Të arrestuarit, të moshave nga 18 deri në 55 vjeç, përballen me një sërë akuzash të rënda, përfshirë "Goditjen për shkak të detyrës", "Shkatërrimin e pronës me zjarr" dhe "Mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve".
Grupi hetimor po vijon punën përmes këqyrjes së pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara në terren për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.
Njoftimi i policisë
Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar më datë 17.04.2026, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.
Procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë.
Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.
Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, më datë 17.04.2026, disa prej pjesëmarrësve janë kapur në flagrancë duke hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe kanë kundërshtuar dhe goditur me molotovë dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje./ CNA
Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun ...
Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se banorët e prekur nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vizituar protestuesit e lën...
Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja. Ja çfarë sh...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar në lidhj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një dekl...
Gjatë protestës së 7 të opozitës janë shoqëruar dhjetëra p...
Protestuesit që u mblodhën para Parlamentit janë larguar d...
Ndërsa në kryeqytet po zhvillohet protesta kundër qeverisë...
Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar ...
Protestuesit janë drejtuar drejt godinës së Parlamentit, d...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja është lënduar në prote...
Pas Kryeministrisë, protesta është zhvendosur drejt parlam...
Qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë për të...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe së bas...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrë ...
Në Kishën e Shën Nikollës në Elbasan u kremtuan sot shërbe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...