Pritet nga mbështetësit/ Berisha mbërrin në selinë blu
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së p...

Në Kishën e Shën Nikollës në Elbasan u kremtuan sot shërbesat e shenjta me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit të Hirësisë së Tij, Mitropolitit Andon, në krye të Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit. Kjo ditë e veçantë u nderua nga prania e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, i cili drejtoi Meshën Hyjnore.
Në fjalën e tij, Mitropoliti Andon shprehu mirënjohjen e thellë për praninë e Kryepiskopit Joan, duke e cilësuar atë si një bekim të veçantë për këtë përvjetor. Ai përkujtoi gjithashtu të gjithë ata që kontribuan në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, veçanërisht Kryepiskopin e ndjerë Anastas dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët përballuan sfida të shumta në një periudhë të vështirë për besimin në vend.
“Puna e Zotit nuk u ndal,” theksoi Mitropoliti Andon, duke nënvizuar se frytet e kësaj përpjekjeje janë të dukshme sot në jetën kishtare, në komunitetin e besimtarëve dhe në shërbimin e klerit. Ai vlerësoi gjithashtu figurën e Kryepiskopit Joan, duke theksuar rolin e tij si një udhëheqës shpirtëror i përkushtuar dhe i drejtpërdrejtë, i cili ka ndikuar thellësisht në formimin e tij.
“Besimi i gjallë nuk transmetohet përmes librave apo ekraneve, por përmes përjetimit dhe afërsisë,” u shpreh ai, duke shtuar se ka pasur privilegjin të mësojë nga urtësia dhe përkushtimi i Kryepiskopit Joan.
Nga ana e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani e cilësoi këtë përvjetor si një moment reflektimi dhe përgjegjësie. Ai theksoi rëndësinë e kujtesës historike si një mjet për të ecur përpara, duke rikujtuar vuajtjet e Kishës gjatë periudhës ateiste dhe ringritjen e saj të jashtëzakonshme në vitet pasuese.
Duke u ndalur te qyteti i Elbasanit, ai vlerësoi trashëgiminë e tij të pasur shpirtërore dhe rolin që ky qytet duhet të luajë në jetën kishtare të vendit. Kryepiskopi bëri thirrje për unitet mes besimtarëve, duke theksuar se bashkimi është burim force dhe zhvillimi.
“Kisha Ortodokse predikon dashurinë, mirëkuptimin dhe respektin për çdo njeri, pa përjashtim,” tha ai. “Çdo njeri është i çmuar në sytë e Perëndisë, dhe paqja fillon nga brenda nesh.”
Në përfundim, Kryepiskopi Joan shprehu besimin se Dioqeza e Elbasanit ka një të ardhme të ndritur, duke përgëzuar Mitropolitin Andon për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre dhjetë viteve, në një terren jo të lehtë, por plot sfida dhe mundësi.
Mesazhi i plotë i Kryepiskopit Joan
Falenderoj Mitropolitin e Elbasanit për fjalët e ngrohta. Një përvjetor është gjithmonë gëzim i madh, sepse është rast për meditim që të kthejmë kokën pas dhe kështu të kemi mundësinë të ecim përpara. Kjo është një thënie e lashtë që vetëm njerëzit që kthejnë kokën pas kanë shansin të ecin edhe përpara.
Kjo do të thotë të mësojnë nga historia, sepse historia është një mësues shumë i mirë për gjithsecilin nga ne. Ju të gjithë e dini që kisha këtu tek ne kaloi nëpërmjet një Kalvari shumë të frikshëm, saqë Kisha pothuajse u shkatërrua. Pak njerëz do ta besonin që Kisha do të rindërtohej përsëri; por ajo që është e pamundur për njerëzit, është e mundur për Perëndinë. Perëndia zgjodhi njerëz të veçantë për ta bërë këtë punë. Ne e përsërisim gjithmonë këtë, sepse gjithmonë duhet të jemi mirënjohës për veprën madhore që ka bërë Kryepiskopi Anastas në të gjitha këto vite.
Në qytetin e Elbasanit, një qytet historik, me një traditë jashtëzakonisht të lashtë dhe shumë të fortë kishtare ndodhën disa ngjarje që do të donim të mos kishin ndodhur, por besojmë që shumë shpejt do të zgjidhen.
Elbasani duhet të qëndrojë në ballë të Krishterimit në Shqipëri jo vetëm nga traditat e mëdha, por dhe nga pjesëmarrja e madhe e orthodhoksëve në këtë qytet, të cilët duke u bashkuar do të jenë një forcë shumë e madhe. Kisha Orthodhokse është një bekim për vendin tonë dhe për çdo qytet, sepse është një Kishë që predikon gjithmonë dashurinë, mirëkuptimin, respektin për çdo njeri, kushdo qoftë ai.
Ne mundohemi të kemi respekt dhe për njerëzit që na sulmojnë, sepse besojmë që çdo njeri, pa përjashtim, është krijuar sipas ikonës së Perëndisë. Tek të gjithë njerëzit ndodhet ikona e Perëndisë. Kisha na mëson të jemi të aftë për të parë pikërisht këtë ikonë tek njerëzit dhe të mos shohim shtrembërimet ose inatet e ndryshme që mund të ketë ai njeri. Çdo njeri është i vlefshëm në sytë e Perëndisë (Shih Isa.43:4).
Dhe ky është një mësim i jashtëzakonshëm. Nëse ky mësim përhapet, do të ketë paqe ndërmjet njerëzve dhe paqe kudo, sepse paqja është prishur. Paqja nuk bëhet nga jashtë, por nga brenda. Sa më shumë paqtohemi me veten brenda nesh, aq më shumë paqtohemi edhe me të tjerët. Prandaj dhe kam shpresë që dioqeza e Elbasanit do të ketë një të ardhme shumë më të mirë.
Dua të përgëzoj Mitropolitin e Elbasanit, Andonin për punën e tij gjatë këtyre 10 vjetëve, të cilat nuk kanë qenë të lehta. Terreni nuk ishte shumë i lehtë. Po nëse qëndrojmë tek Perëndia, gjithçka mund të realizohet. Siç thotë Zoti tek Zbulesa që Unë jam Ai që hap dhe askush nuk mbyll; Ai që mbyll dhe askush nuk hap (Shih Zbul.3:7). Dhe Zoti e ka hapur këtë derë të Kishës sonë. Tani është detyra jonë që ta lulëzojmë akoma dhe më shumë dhe ta bëjmë qytetin e Elbasanit një shembull për të gjithë Kishën Orthodhokse në Shqipëri.
Le të kuptojmë diçka të cilën e përsëris vazhdimisht nga fjalët e Shën Pavlit, jo të miat: Analogjinë që ai bën për Kishën. Ai e shikon Kishën si një trup i të gjithëve së bashku edhe bën analogjinë e saj me trupin e njeriut. Nëse dhëmb dora, dhëmb trupi; nëse dhëmb syri, dhëmb i gjithë trupi. Nëse dhëmb këmbë apo i gjithë trupi, ne nuk jemi pjesë të ndara, jemi një Kishë. Nëse në një vend lulëzon Kisha, është gëzim për gjithsecilin nga ne. Nëse në një vend ajo vuan, atëherë i gjithë trupi i Kishës vuan. Prandaj, kemi qenë gjithmonë me shpirt dhe me zemër pranë qytetit të Elbasanit, që ai të ketë përsëri lulëzimin që ka pasur në shekuj.
Uroj me gjithë shpirt që Perëndia të na ndriçojë të gjithëve dhe t'i japë këtij qyteti shkëlqimin që meriton. Dhe Kishës Orthodhokse t'i japë një dëshmi shumë të mirë për një bashkëpunim me të gjithë njerëzit e tjerë, edhe kur kemi mendime të ndryshme, edhe kur kemi besime të ndryshme, sepse është e mundur që njerëzit të jetojnë në paqe, nëse respektojnë njëri-tjetrin. Respekti ndaj qenieve të tjera nuk është privilegj, por është një e drejtë që i ka dhënë Zoti çdo njeriu, çdo qenieje njerëzore e cila është krijuar sipas ikonës së Perëndisë.
Lavdëroj Perëndinë për gjithçka që ka bërë për Kishën tonë dhe uroj dhe njëherë që Kisha Orthodhokse në këtë qytet të kenë një të ardhme të ndriçuar për të mirën e saj dhe për të mirën e të gjithëve. Amin.
Krishti u Ngjall, Vërtet u Ngjall!
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së p...
Pak kohë pas emërimit të Adriatik Kupit në krye të Burgjev...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndërmarrë një sërë lëv...
Gjergj Nika, ish-kandidati për Bashkinë e Vlorës ka kundër...
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e radhës e ...
Bordi i Transparencës u mblodh këtë të premte dhe ka njoft...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka liruar nga burgu katë...
Gjykata e Posaçme vendosi sot lënien në fuqi të masave të ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish-kreun...
Shkaku i zjarrit dhe përgjegjësitë potenciale civile që mu...
Këtë të premte, Partia Demokratike zhvillon protestën e ra...
U nda nga jeta në moshën 76-vjeçare rapsodisti dhe lahutis...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot se kryeministri Edi Rama m...
Ish-prokurori, Eugen Beçi, ndau sot shpjegime ligjore lidh...
Moderatorja Grida Duma dhe analisti Alfred Lela janë përpl...
Demokrati Ilir Alimehmeti u ndal sot në një koment lidhur ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka ...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Infor...
Me një meshë solemne që zgjati më shumë se tre orë dhe me ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...