Zero kredi për rindërtimin/ Shqipëria s’ka marrë asnjë financim nga donatorët
Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta q...

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Europian dhe që për qëllim ka fuqizimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky koment erdhi pas takimit të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Në një deklaratë për radion "Evropa e Lirë", një zëdhënës i DASH-it nuk ka pranuar të komentojë mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, por tha se “bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Europës”.
“Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat kolektivisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe avancojnë rrugën europiane”, tha ky zëdhënës i DASH-it për "REL"-in.
Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të mërkurën nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Duke folur përmes video-lidhjes i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.
Por, Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.
“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë 'Ballkani i Hapur' të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, deklaroi Escobar.
Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.
“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, tha Escobar.
Edhe pse kishte ftesë për pjesëmarrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi këtë takim pasi tha se Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.
Kurti tha se “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.
Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019. Ata thanë se ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta q...
Në mbledhjen e fundit që zhvilloi Bordi i Transparencë...
Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të drejtë duke mos ...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar samitin e "Ballkanit...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka dh...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka fo...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u ka dërguar një mesa...
Automjeti i Lulëzim Muçës, polic i qarkullimit rrugor në K...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka kë...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka ng...
Samiti “Ballkan i Hapur”/"Open Balkan”, i cili u zhv...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me rritjen ...
Era e fortë ka riaktivizuar disa vatra zjarri në ishul...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e karburanteve. Ng...
Gjykata e Apelit ka dhënë detaje në lidhje me çështjen e P...
Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, në...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar listën...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në samiti...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...