Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka folur sot për CNA.al, lidhur me publikimin e tezave para fillimit të provimit të maturës.
Stefa tha se fenomene të tilla ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por theksoi se do të ishte më shqetësuese nëse teza do të dilte nga organet që e hartojnë.
Specialisti deklaroi se publikimi i tezës do të delegjitimonte dhe zhvlerësonte krejtësisht të gjithë maturën dhe do të hidhte në erë përpjekjet e nxënësve.
“Fenomene të tilla ka pasur dhe unë mendoj se gjithmonë do të ketë, është e pashmangshme një gjë e tillë sepse dikush mund të kalojë një telefon apo të kalojë një orë apo një palë syze që kanë kamera të instaluara në skeletin e tyre, etj., etj. dhe teza të dalë. E rëndësishme është që teza të mos dalë nga organet, të cilat e hartojnë tezën.
Pra, në qoftë se do të kishim ndonjë shitblerje të tezës, atëherë kjo do të ishte shqetësuese dhe do të ishte një fenomen penalizues, i dënuar nga ligji. Por në momentin që ndonjë nxënës në ndonjë qytet, në Tiranë, në Vorë, në Kurbin, ku di unë, në Mirditë, Topojë apo edhe Sarandë, dikush ka kaluar një telefon që e fotografon dhe publikohet teza, atëherë po, ky do të ishte një fenomen shqetësues, por nuk ka të bëjë me institucionet që hartojnë tezën. Kjo ka të bëjë me mënyrën si monitorohen dhe si administrohen provimet, se si janë masat e sigurisë, etj., etj.
Unë uroj që të mos ketë dalje të tezës, as përpara, as pas dhe as gjatë provimit, do të ishte shumë e gabuar. Është një gjë e papranueshme, është një gjë, e cila duhet në njëfarë mënyre të ketë dënime sipas ligjeve në fuqi dhe është një proces, i cili nëse do të ndodhë, do të delegjitimojë dhe do të zhvlerësojë krejtësisht të gjithë maturën dhe do të hedhë në erë përpjekjet 3-vjeçare të nxënësve apo përpjekjet 12-vjeçare të një kategorie nxënësish që punojnë. Unë uroj që të mos ketë të tilla, por duhet që të ketë masa të rrepta, duke respektuar pedagogjinë dhe duke respektuar edhe humanizmin”, u shpreh ai për CNA.al
I pyetur për masat e ndërmarra nga autoritetet, profesori kërkoi të mos paragjykohen, ndërsa theksoi se ato duhet të jenë të rrepta.
“Vit për vit është thënë që kemi marrë masat më të rrepta dhe vit për vit kanë dalë tezat. Nuk duhet të paragjykojmë, duhet të rrimë e të presim. Për mua masat duhen marrë, duhet të jenë të rrepta në mënyrë që provimi të zhvillohet në një mënyrë normale dhe brenda të gjithë kuadratit ligjor, në mënyrë që të mos zhvlerësohet fare arsimi. Ka marrë goditje të shumta, mos të marrë goditje edhe në maturën shtetërore, këtë vit të paktën, përndryshe do të ishte katastrofë për këta fëmijë”, theksoi Ardi Stefa./ Brunilda Allkja – CNA.al
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u ka dërguar një mesa...
Automjeti i Lulëzim Muçës, polic i qarkullimit rrugor në K...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka kë...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka ng...
Samiti “Ballkan i Hapur”/"Open Balkan”, i cili u zhv...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me rritjen ...
Era e fortë ka riaktivizuar disa vatra zjarri në ishul...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e karburanteve. Ng...
Gjykata e Apelit ka dhënë detaje në lidhje me çështjen e P...
Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, në...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar listën...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në samiti...
Kanë nisur punimet në samitin e "Ballkanit të Hapur", ...
Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të med...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet në të g...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish mbrëmjen e sotme ...
Sulmet e ditëve të fundit të aktivistes Evi Kokalari n...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një tjetër...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për kom...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...