Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...

Deputeti i opozitës, Bujar Leskaj ka kritikuar ashpër në Kuvend aktin normativ për rishikimin e buxhetit, duke e cilësuar atë si një praktikë që bie ndesh me standardet e shtetit të së drejtës, dobëson kontrollin parlamentar mbi financat publike dhe krijon një precedent të rrezikshëm për qeverisjen përmes përjashtimit të ligjit.
Duke iu referuar standardeve të OECD-së për transparencën buxhetore, Leskaj theksoi se ndryshimet në buxhet përmes akteve normative duhet të jenë të rralla, të justifikuara dhe të miratohen nga parlamenti, ndërsa rishikimet gjatë vitit duhet të garantojnë kontroll demokratik dhe transparencë të plotë. Sipas tij, qeveria po shmang qëllimisht debatin parlamentar.
Leskaj u shpreh se, pavarësisht “artificave teknike” të përdorura nga Ministria e Financave, akti normativ nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor në parametrat makroekonomikë. Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe niveli i deficitit mbeten të pandryshuara, çka, sipas tij, tregon mungesë të një politike të re fiskale dhe thjesht zhvendosje të brendshme fondesh për të mbuluar dështimet në zbatimin e buxhetit.
Ai ngriti shqetësime për rialokimet e konsiderueshme brenda shpenzimeve, të cilat, sipas tij, nuk bazohen në prioritete zhvillimi apo nevoja sociale, por në emergjenca të krijuara nga vetë qeveria.
"Ky vendim, kjo praktikë bie ndesh me standartet e shtetit të së drejtës, dobëson kontrollin demokratik mbi financat publike dhe krijon një precedent të rrezikshëm për qeverisjen përmes përjashtimit dhe jo përmes ligjit. Po kështu, rishikimi i buxhetit me akte normative cënon parimet e OECD-së dhe rekomandimet e vijueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Po citoj këtu nga transparenca e buxhetit të OECD-së, kapitullin A.4, "Buxheti Plotësues", në të cilin thuhet se aktet me fuqi ligjore që ndryshojnë buxhetin duhet të jenë të rralla, të justifikuara dhe të kërkojnë miratim nga parlamenti, dhe kapitullin C3, "Miratimi i Parlamentit të Buxhetit". Ndryshimet buxhetore gjatë vitit duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga parlamenti për të garantuar kontrollin parlamentar dhe transparencën e qartë.
Edhe artificat teknike të përdorura me sukses në këtë rast nga Ministri i Financave, në mendimin tim, nuk e mbulojnë keqqeverisjen dhe keqplanifikimin tuaj të gjithë qeverisë në një kuptim integral. Nga ana tjetër, ky akt normativ nuk sjell ndryshim thelbësor në parametrat makroekonomikë të borxhit, çka jepet edhe në relacionin shoqërues. Po theksoj këtu, vlera nominale e prodhimit të përgjithshëm bruto mbetet e pandryshuar, duke treguar se qeveria nuk ka vlerësim të ri mbi ecurinë reale të ekonomisë.
Qeveria, po, dhe fakti që nuk ndryshon as masa e buxhetit të deficitit buxhetor, e përcaktuar vetëm dy muaj më parë me aktin normativ të tetorit 2005 dhe të tjerë, tregon që nuk është se kemi ndërtuar ndonjë politikë të re fiskale, por thjesht po kryhen zhvendosje të brendshme fondesh për të mbuluar dështimet në zbatimin e buxhetit. Nuk po analizoj të ardhurat që nuk adresojnë informalitetin apo evazionin, por meqë këto janë në raporte të njëjta, po përqendrohem te shpenzimet.
Kemi rialokime të konsiderueshme, të cilat, po t'i shikosh dhe t'i analizosh me qetësi, janë në thelb tregues të një menaxhimi të thellë të keq. Edhe pse shpenzimet totale nuk ndryshojnë, brenda tyre vërehet një zhvendosje fondesh që nuk bazohet në prioritete zhvillimi apo nevoja sociale, por në emergjenca të krijuara nga vetë qeveria dhe segmente të veçanta të saj.
Rritja e shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me 54 milionë euro (ose 6.8%) është një nga elementët më shqetësues të këtij akti normativ, në një vend ku mungojnë shërbimet publike, ku shkollat dhe spitalet kanë nevoja bazike të paplotësuara, dhe mbështetja për fermerët dhe bizneset e vogla është minimale. Qeveria zgjedh të rrisë shpenzimet operative të administratës. Dhe kjo rritje nuk shoqërohet me transparencë. Argumenti se një pjesë e këtyre fondeve shkojnë për skema mbështetëse, vendime gjyqësore apo policinë e shtetit nuk mjafton. Këto duhet të ishin parashikuar në kohë, qysh në planifikimin e buxhetit. Përkundrazi, ky argument kërkon sqarim të detajuar për çdo institucion buxhetor, dhe në mungesë të këtyre sqarimeve, mbetet i fortë dyshimi se qeveria jonë nuk heq dorë nga lukset qeveritare, shpenzimet e panevojshme dhe kultura e administratës së fryrë.
Një tjetër element problematik është alokimi i 12.3 milionë eurove shtesë për transferta të pakushtëzuara ndaj njësive të qeverisjes vendore, me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Detyrime të cilat nuk përfshijnë ato të krijuara nga fatkeqësi natyrore apo kriza të parashikuara, dhe në mendimin tim, duke marrë parasysh që shumicën e bashkive e drejtoni vetë si forcë politike, kemi të bëjmë me një shpërblim politik për paaftësinë dhe abuzimin.
Në fushën sociale, shtesa prej 10.5 milionë eurosh për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë është e kufizuar vetëm për shpërblimet e fundvitit dhe është tejet e vonuar. Nuk ka asnjë reformë strukturore dhe asnjë përpjekje për të adresuar varfërinë e thellë. Po e theksoj këtu, qeveria është e shurdhër ndaj përcaktimit të minimumit jetik me ligj. Kujtoj që në përcaktimet më të fundit të Bankës Botërore, niveli minimal i varfërisë është 8.3$ në ditë. Qeveria zgjedh të japë bonuse, jo të ndërtojë politika të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, kujtoj dhjetëra amendamente sociale që u propozuan nga opozita në kuadër të buxhetit 2026 dhe të cilat u refuzuan sistematikisht, duke treguar mungesë vullneti për të mbështetur shtresat më në nevojë. Akoma më e rëndë është situata e ish-të përndjekurve politikë. Asnjë ndryshim në financim, duke ruajtur nivelin prej 14 milionë eurosh për vitin 2025. Kujtoj që në vitin 2013, qeveria kishte alokuar 30 milionë euro për këtë kategori.
Qeveria duhet t'i shtojë fondet për ish-të përndjekurit politikë, pasi me këto shifra, është shumë e qartë që duhen 20 vjet që ky dëmshpërblim i tyre i drejtë, ligjor, kushtetues, moral dhe politik të përfundojë. Edhe fondi i rindërtimit mbetet i pandryshuar, pa asnjë informacion mbi ecurinë e projekteve, objektet në ndërtim dhe financimin për secilin prej tyre. Rindërtimi pas tërmetit të nëntorit 2019 duhet të ishte një proces i mbyllur brenda dy-tre vitesh, siç u premtua publikisht, por ende sot, gjashtë vite më vonë, flitet për përfundim në vitin 2028. Kjo situatë ngre dyshime serioze për tenderime abuzive, klientelizëm, vonesa të qëllimshme dhe mungesë transparence në shpërndarjen e banesave për familjet e prekura.
Ulja e investimeve publike me 52 milionë euro është një tjetër tregues i qartë i dështimit në zbatimin e projekteve. Qeveria nuk kursen sepse ka optimizuar shpenzimet, por sepse nuk arrin të përfundojë dhe të zbatojë projektet që vetë ka planifikuar.
Në fund, rasti i Albkontrollit dhe çështja Beketi janë shembulli më flagrant i kostos së arrogancës dhe korrupsionit qeveritar. Vetëm në muajt e fundit janë mbi 70 milionë euro të derdhura nga buxheti i shtetit për të mbuluar pasojat e një vendimi arbitrazhi që dikur u minimizua publikisht nga ju. Qytetarët shqiptarë po paguajnë sot faturën e gabimeve politike dhe të mungesës suaj të përgjegjshmërisë.
Pra, në përfundim, ky akt normativ nuk adreson fokusimin tek përcaktimi i minimumit jetik. Minimumi jetik i përcaktuar do të thotë që automatikisht rritet edhe pensioni minimal, dhe pensionistët nuk do të kenë nevojë për bonuse lëmoshën tuaj. Ky akt normativ nuk adreson krizën në shëndetësi dhe eksodin e mjekëve", ka deklaruar Leskaj. / CNA
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar përmes një postimi në rrj...
CNA ka siguruar pamjet e konfliktit para gjykatës së Tiran...
Gjykata e Tiranës ka zbutur masat e sigurisë për 19 protes...
Tensione në Gjykatën e Tiranës. Një person është konfliktu...
Gjykata e Tiranës ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një përkujtesë n...
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimimin për pezu...
Sokol Shehaj deri ditën e djeshme mbante detyrën e nëndrej...
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi lënien në fuqi të vend...
Seanca e çështjes “Gërdeci” ndaj ish-ministrit Fatmir Medi...
Zona e Karavastasë vijon të jetë e përmbytur edhe ditën e ...
Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancën për masën e siguris...
Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot ...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ndau ...
Prokuroria e Korçës po zhvillon veprime të shumta hetimore...
Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë....
Ish-deputeti Mark Marku ka komentuar mbrëmjen e sotme prot...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme protes...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...