"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili për aferën e inceneratorit të Tiranës u shpreh se kush ka bërë gabime do të mbajë përgjegjësi një më një.
Berisha i ka renditur të gjitha akuzat Veliajt duke i bërë me dije se djegësi i Tiranës nuk është gabim, por vjedhje dhe krim.
Deklarata e Sali Berishës
Erion Veliaj, pasi u fsheh disa ditë në malin e shpifjeve që ngriti me gjobëvënësit e tij për Malin e Giranës, në intervistën televizive te Bolino për vjedhjen e shekullit, deklaroi se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat.
Nëse në këtë proces, dikush ka bërë gabime, theksoi Veliaj, të mbajë përgjegjësi një për një. Por, di të them se, Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga bashkitë kliente.
Meqë jemi të vjedhja e shekullit, mund të them se ky është mashtrimi i shekullit apo shakaja e shekullit.
Javën e kaluar, unë ju njoftova se Erion Veliaj dhe SKAP-i i partisë, duan ta paraqesin Erion Veliajn si viktimë të ustallarëve në letra, Zoto dhe Mërtiri.
Ndaj sot nuk do ndalem në këtë aspekt të deklaratës së tij, por vetëm më pohimin e tij se nëse dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një për një.
Sipas Erion Veliajt, vjedhja e shekullit nuk është krim, por vetëm gabim.
Me këtë rast, i them Erion Veliajt, se përgjegjësi numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepra penale dhe krime të rënda.
Ndaj prokuroria speciale që po heton zemërthyer vjedhjen e shekullit prej 3 vitesh, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh. Nuk është gabim, por vetëm krim i Erion Veliajt kalimi me firmën e tij në praktikën me djegien, që është dy herë më e kushtueshme sipas KLSH.
Nuk është gabim, por është krim i Erion Veliajt, zëvendësimi i procedurës së djegësit të Elbasanit dhe Fierit me tender publik, në procedurën me dhënien me koncesion apo PPP, e cila për 30 vite do i paguajë koncesonarit, dmth Erion Veliajt, rreth 1 miliard euro. Nuk është gabim, por vjedhje e krim i Erion Veliajt dhe askujt tjetër, detyrimi antiligjor i bizneseve që pas vitit 2016, që çdo kuintal dhe apo inerte, ta depozitojnë vetëm në Sharrë, dhe vetëm e vetëm që kompania e djegësit të Veliajt të merrte 450 milionë euro nga këto biznese.
Nuk janë gabime, por vepra penale të gjitha firmat e vendosura për djegësin e Tiranës, sepse ai është fakti penal më i tmerrshëm për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë. Së fundmi, ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tënde dhe vulën e bashkisë, mashtrove për leverdesshmërinë e djegësit.
Nuk është gabim, por vetëm krim insistimi yt kundër Ministrisë së Financave për leverdesshmërinë e projektit, edhe pse sipas KLSh është dyfishuar barra për taksapaguesit. Nuk është gabim, por krim dhe vetëm krim kur ti Erion insistove për dhënien e 8 pikëve bonus për kompaninë tënde fantazmë, që nuk regjistronte në asnjë regjistër të shtetit shqiptar.
Nuk është gabim, por është krim kundër Kushtetutës firmosja në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur ai këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë për këtë çështje.
Nuk është gabim, por shkelje e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës kur firmos në emër të Këshillit Bashkiak të pambledhur ndonjëherë. Akti yt është i njëllojtë sikur Edi Rama të firmosë në emër të Lindës së parlamentit
Nuk është gabim, por është krim i rëndë të fshehësh gabimet e tua me Alberto Presecin dhe Flavio Tosin, që kanë ardhur te ti me çarter, sepse e dinin se ti ishe pronari i vërtetë./ CNA
Konfindustria vlerëson se organizimet e brendshme të porto...
Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë duke...
Ish-kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, ka përfunduar ...
Mbrëmjen e kësaj të djele është bllokuar për një kohë të g...
Këtë vit Shqipëria është ndër destinacionet më të preferua...
Një aksident automobilistik ka ndoshur mbrëmjen e kësaj të...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpë...
Amvisat e Korçës u mblodhën bashkë në Polenë për festën e ...
Grupi i ekspertëve të opozitës, të cilët janë mbledhur...
Dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident t...
Dy persona të cilët ishin në kërkim nga policia janë v...
Deputeti, Luçiano Boçi thotë se impianti i prodhimit të en...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizi...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Muharrem Xhydollari (Hudenishti) me origjinë nga Pogradeci...
4 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Një thirrje të fortë ka bërë pasditen e kësaj të shtune bi...
Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sez...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
U ngrit një zhurmë e madhe, një tymnajë në lidhje me n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...