web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha sulmon Altin Dumanin: Mercenar

15 Korrik 2024, 20:23, Aktualitet CNA
Berisha sulmon Altin Dumanin: Mercenar
Kreu i PD-së Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha është hedhur në sulm ndaj kreut të SPAK Altin Dumani pas raportimit të ditës së sotme në Kuvend.

Berisha tha se deputetët e opozitës nxorën në dritën e diellit fytyrën e shëmtuar të Edi Ramës me drejtësinë e re.

Sipas kreu të PD-së, Dumani është një mercenar.  

“Sot ishte një ditë e veçantë në parlamentin shqiptar. Deputetët e opozitës nxorën në dritën e diellit fytyrën e shëmtuar, nxorën në dritën e diellit krimin monstruoz ndaj shqiptarëve të Edi Ramës me drejtësinë e re.

Sot deputetët e opozitës ja thanë fjalën në fyt mercenarit Altin Dumani. Sot ja nxorën dhe njëherë fytyrën avokatit të krimit monstruoz qeevritar para shqiptarëve.

Sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie të cilën kërkojnë tua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë që kanë humbur drejtësinë me këtë refromë sorosiane, të asaj drejtësie të munguar për shqiptarët”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga