Llagami i drejton "gishtin" qeverisë: Nuk kemi patur mbështetje
Kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami ka folur për hartë...

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.
Në fund të vizitës, Znj. Weber deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 3.5% në vitin 2023.
“Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, me forcim të konsiderueshëm të turizmit dhe ndërtimit. Performanca e sektorit fiskal dhe e sektorit të jashtëm ka tejkaluar pritjet, me suficit primar dhe deficit të llogarisë korente përkatësisht 0.7 për qind dhe 1 për qind të PBB-së. Presionet inflacioniste janë ulur dhe inflacioni shënoi vlerën 2.1 për qind në qershor, si pasojë e rënies së çmimeve të lëndëve të para. Ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, me një rritje të parashikuar në rreth 31⁄4 për qind. Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3 për qind.”
Weber theksoi se turizmi mudn të zhvendosë balancën e rreziqeve për lart.Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit.
“Rreziqet janë gjerësisht të balancuara. Një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të zhvendosë balancën e rreziqeve për lart. Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit. Në afat të mesëm, progresi për reformat në planin e ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor mund të nxisë rritjen potenciale, ndërkohë që prirjet demografike përfaqësojnë një rrezik kyç për poshtë.”
“Goditjet ekonomike në vitet e fundit kanë nënvizuar rëndësinë e rindërtimit të hapësirave të përshtatshme fiskale për të siguruar qëndrueshmëri të vazhdueshme ndaj goditjeve të ardhshme. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për një politikë fiskale të kujdesshme, siç reflektohet nga pajtueshmëria e hershme dhe e vazhdueshme me rregullat fiskale sipas Ligjit Organik të Buxhetit. Ne nënvizojmë rëndësinë e një konsolidimi fiskal afatmesëm ambicioz dhe menaxhimi të kujdesshëm të borxhit për të reduktuar nevojat për financim bruto dhe për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale. Një konsolidim i tillë duhet të mbështetet nga masa për të nxitur mobilizimin e të ardhurave, për të gjeneruar përfitime nga efikasiteti dhe për të rritur shpenzimet produktive.
Progresi i vazhdueshëm në reformat fiskale mbetet kritik për besueshmërinë e kuadrit fiskal.Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave deri në fund të këtij viti.Shqipëria do të përfitonte nga një sistem tatimor i mbështetur nga një mbulim gjithëpërfshirës, rregulla të drejta dhe stimuj të duhur për të garantuar një barrë të barabartë mes taksapaguesve. Në këtë kontekst, ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me 2 tatimpaguesit e tjerë të punësuar. Masat për mobilizimin e të ardhurave që zgjerojnë bazën tatimore, përfshirë reformat e tatimit mbi pronën, mbeten të rëndësishme”, tha Weber.
Po ashtu Weber tha se duhet bërë përparim në refromat e partneritetit publik-privat.
“Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike dhe bëjmë thirrje për operacionalizimin e plotë të një kuadri të forcuar të menaxhimit të investimeve publike, si dhe përparim të mëtejshëm në reformat e partneritetit publik-privat (PPP). Në këtë drejtim, plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura dhe ne inkurajojmë publikimin në kohë të raporteve të ardhshme. Deklarata pilot e pavarur e Rreziqeve Fiskale është një hap kyç në forcimin e menaxhimit të rrezikut fiskal. Më tej, një përparim konkret në rritjen e mirëqeverisjes dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore vazhdon të jetë vendimtar për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.
Qëndrimi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm, me presionet e çmimeve nga rritja e pagave potencialisht të zbutura nga një inflacion i importuar më i ulët për shkak të mbiçmimit të lekut. Autoritetet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet e çmimeve dhe të mbajnë një qasje mbështetur në të dhëna ndaj politikës monetare. Më tej, një kurs i lirë këmbimi duhet të jetë amortizuesi kryesor i goditjeve. Një mbikëqyrje e vazhdueshme fleksibël dhe instrumentet e shtuara prudenciale do të ndihmojnë ekonominë në kapërcimin e pasigurive financiare dhe ekonomike. Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare.
Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik mund të rrisë më tej qendrueshmërinë. Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar (FSAP), ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Në tërësi, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, tha Weber./ CNA
Kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami ka folur për hartë...
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka raportuar punë...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i është drejtuar me n...
Fredi Beleri ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kr...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po bën r...
Sot në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka raportu...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani i është përgjigjur pyetjev...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportuar në Kuv...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Kuve...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, është ac...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i është përgjigjur opozi...
Në seancën e sotme plenare, deputeti Edi Paloka pyeti ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka prezantuar në Kuvend ...
Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për m...
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar ko...
Për çështjen "McGonigal" deputetja e PD-së, Albana Vok...
Të hënën, ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha në Kuvend se në të a...
Në fjalën e tij në Kuvend, teksa u pyet nga nënkryetar...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...