Shtypi i ditës, e premte, 21 mars 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...

Njësitë e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore po vuajnë nga paaftësia kronike për të realizuar programin e investimeve publike sipas planit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.
Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.
Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34 për qind të programit.
Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.
Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor.
Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.
Bashkia e Kamzës ndonëse nuk është bashki me qendër qarku kishte një program të madh investimesh në krahasim më të tjerat. Kjo bashki në raportin me fondin në dispozicion prej 2,6 miliardë lekësh kishte realizimin më të mirë prej 75%.
Bashkia e Lezhës gjithashtu pati një realizim 80 për qind të planit, duke investuar në 2024 rreth 743 milionë lekë nga 922 milionë të programuara.
Bashkia e Shkodrës, kryeqendra e Veriut me nevoja të mëdha infrastrukturore kishte realizimin të dobët të planit të investimeve me vetëm 33% . Nga 689 milionë lekë që ishte programi u realizuan vetëm 225 milionë lekë.
Bashkia më varfër e vendit ajo e Kukësit kishte realizim të lartë të planit me rreth 89 %, por kishte në dispozicion fondin më të ulët të investimeve me vetëm 149 milionë lekë, nga të cilat u realizuan 131 milionë lekë.
Me reformën territoriale bashkitë ofrojnë një seri shërbimesh që nga arsimi, zjarrfikëset, rrugët lokale dhe një seri shërbimesh të tjera sociale. Por në realitet bashkitë vuajnë mungesën e burimeve njerëzore të afta, e për rrjedhojë nuk kanë mundur të hartojnë projekte bindëse për të çelur fondet.
Në një kohë që popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe mijëra pleq jetojnë vetëm dhe në pamundësi ekonomike dhe fizike, teksa shumica e bashkive nuk ofrojnë kujdes për të moshuarit. Shumica e bashkive edhe ato që përfaqësojnë qendrat e qarqeve nuk kanë shtëpi për të moshuarit.
Raportet e monitorimit kanë treguar se zonat rurale të vendit vuajnë mungesën e plotë të shërbimeve të trajtimit të mbetjeve dhe shërbimeve të tjera lokale./ Revista Monitor
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision në MCN TV k...
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin Opinion me ...
Deputeti dhe kreu i grupit të PS-së, Niko Peleshi ka shkru...
Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen ndaj deputet...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e bërë nga bashkëshor...
Me hirin dhe mëshirën e Perëndisë, si Kryepiskopi i zgjedh...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e deputetes Monika...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Safet Bajrin, Behar Bajri...
Sot SPAK-u ka marrë në pyetje kryebashkiakun Erion Veliaj ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës për dy vepra të rënda ...
Dy zyrtarë të PS-së dhe Rilindjes, njëri ish-drejtues i IM...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Urimet për zgjedhjen e Fortlumturisë së Tij Joanit si Krye...
Kryepsikopi i Amerikës, Elpidhoforos ka uruar për zgjedhje...
Patriarku i Gjeorgjisë, Ilia II ka uruar për zgjedhjen si ...
Një auditim performance i bërë nga Kontrolli i Lartë i Sht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...