Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Organizata joqeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ tha të hënën se rreth 2,100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, pritet të kthehen në vendin e tyre të origjinës në Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.
Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.
Pas paralajmërimit, thuhet në njoftim, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe grupi BAN më pas mori garanci nga linjat e transportit, përfshirë kompaninë daneze Maersk dhe Kompaninë Mesdhetare të Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.
“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të hapë kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett. "Vetëm testimi i hapur dhe transparent i përmbajtjes do t'i sigurojë publikut besimin në rezultatet dhe natyrën e këtyre dërgesave të nisura për në Tajlandë dhe dëmin që ato mund të kenë shkaktuar si atëherë kur qëndronin në Durrës, ashtu edhe nëse do të kishin arritur në vendin e synuar në Tajlandë".
Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.
Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.
Gjatë rrugës, të dyja anijet u "zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t'i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor.
Sipas Konventës së Bazelit, traktatit të OKB-së që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, transporti i mbetjeve të rrezikshme pa miratimin e vendit eksportues (në këtë rast Shqipërisë), vendeve tranzit ose vendit të planifikuar importues (në këtë rast Tajlandës) praqet trafik të paligjshëm të mbetjeve. Në njoftimin e BAN-it thuhet se Shqipëria nuk është informuar asnjëherë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk janë informuar dhe Tajlanda gjithashtu nuk ka marrë asnjë njoftim.
Grupi është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollimin dhe trajtimin e kontejnerëve.
"Është e rëndësishme që kjo çështje të mos fshihet nën tapet", tha zoti Puckett. "Ne jemi të shqetësuar për trajtimin jo të duhur të këtyre mbetjeve në portin e Durrësit, në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen. Si u depozituan mbetje të tilla pa mbrojtje në port dhe u gjendën në anijet për në Tajlandë dhe Kinë pa njoftimin e duhur?... Duhet menjëherë një hetim i plotë dhe një strategji për menaxhimin e mbetjeve të tilla”, tha ai.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, por në muajin gusht, dy ministri thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese ...”./ VOA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua kët...
Një tjetër akuzë penale që rëndon ndaj kreut të Partis...
Shpenzimet për ndërhyrjet estetike kanë qenë njëra nga...
SPAK ka renditur akuzat që rëndojnë mbi kreun e PL-së,...
SPAK ka bërë të ditur akuzat që rëndojnë ndaj kreut të...
Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin e kreut...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Policia ka dalë me një reagim në lidhje me arrestimin e kr...
Mesditën e sotme u arrestua me urdhër të SPAK-ut kreu i PL...
Ish-kryeministri, ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lir...
SPAK ka dhënë masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e...
CNA ka siguruar një foto nga momenti i arrestimit të kreut...
SPAK-u ka urdhëruar arrestimin e kreut të Partisë së Liris...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar pak ç...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar me ur...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar. Arr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar publikisht dorëheqj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Socialiste do të mbledhë sot Kryesinë në orën 18:00...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...