
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat ka falënderuar autoritetet franceze për arrestimin e Behar Bajrit.
Sipas tyre që nga dosja e Saimir Tahirit e këtej, çdo zhvillim domethënës në kapjen e elementëve të inkriminuar ka vulën dhe vullnetin e vendeve partnere.
Ai ka kritikuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për komunikatën e Policisë së Shtetit ku thuhet se operacioni për kapjen e Behar Bajrit ishte një ndërmarrje shqiptaro-franceze.
Postimi i plotë:
Arrestimi nga policia franceze i killerit me pagesë Behar Bajri është një lajm i mirë për Shkodrën dhe sigurinë e qytetarëve të saj.
Partia Demokratike përgëzon shërbimet e sigurisë dhe rendit të Francës për arrestimin e një prej rrezikuesve më të mëdhenj të sigurisë, jetës dhe qetësisë në Shqipëri, i përfshirë në krime kundër personit dhe në krime zgjedhore.
Opinionit publik i kujtojmë se pa shërbimet e sigurisë apo të inteligjencës së vendeve partnere nuk do të kishte ndodhur ky arrestim, dhe as shumë të tjerë para tij. Kriminelët dhe zyrtarët e lartë të inkriminuar që gjenden pas hekurave sot janë punë e prokurorive dhe policive belge, austriake, italiane, franceze apo gjermane.
Që nga dosja e Saimir Tahirit e këtej, çdo zhvillim domethënës në kapjen e elementëve të inkriminuar ka vulën dhe vullnetin e vendeve partnere.
Policia jonë, fatkeqësisht është kthyer në shërbëtore të krimit, në korrier dhe truprojë e killerave. Prokuroria zhduk provat, ndërsa gjykata i liron. Behar Bajri i arrestuar nga francezët është shembulli më tipik i rënies së shtetit përballë krimit, i bashkëpunimit të pushtetit me kriminelet.
Kur sheh dhe lexon komunikatën e Policisë së Shtetit, ku del se operacioni për kapjen e tij ishte një ndërmarrje shqiptaro-franceze, e kupton se sa poshtë e ka ulur Taulant Balla prestigjin dhe uniformën e ruajtësve të rendit.
Është dy herë fyese për publikun që nuk ka harruar dhe e ka parë në dosjen ‘Metamorfoza’ se si shefa komisariatesh apo nëndrejtorë policie, shërbenin si spiunë të Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës. Ndërkohë që kapitujt e dosjes po zbardhen një e nga një, dhe ngjarja është ende e freskët, Policia del e thotë se e kapën ata Bajrin.
Nga shqiptarët nuk u vjen turp, por as edhe nga kolegët e tyre francezë apo nga ambasada e Francës këtu.
Policia franceze thotë se e kanë kapur Bajrin në Strasburg, policia shqiptare thotë se u kap në Paris. Francezët thonë në lokal, tanët në banesë.
Po të kishin qenë të përfshirë në operacion, siç pretendojnë, të paktën do të dinin vendin ku u kap Bajri.
Nuk kanë qenë dhe as kanë dashur që Bajri të kapet, sepse arrestimi i tij do të thotë dalja e informacioneve të tjera anti-ligjore ku janë përfshirë policë, shefa policie dhe drejtues të shtetit.
Meqë francezët e paketuan Bajrin, Policia, Prokuroria dhe gjykatat kanë vetëm një detyrë: të mos e përcjellin sërish, siç e kanë zakon./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se korrupsioni ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se n...
Deputeti Gazment Bardhi ditën e sotme ka treguar se në vit...
Gazetarja Sidorela Gjoni provokoi Gazment Bardhin gjatë nj...
KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Kukës....
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kisht...
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se sfida më e mad...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nga shkolla “Sami Frash...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se janë...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mat ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot organizatorët e FORMUL...
Dy turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vend...
Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e...
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Qa...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
RENEA ka rrethuar Shkodrën nga ajri dhe toka. Me dhjetëra ...
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka depozituar një kërkesë në K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...