Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kishte nevojë më shumë për dije, dhe për këtë qëllim Koliqi vendosi të hapë një gazetë. Kështu, së bashku me Anton Harapin (1888-1946) dhe Nush Topallin, ai themeloi të përjavshmen opozitare “Ora e maleve”, numri i parë i së cilës doli në Shkodër më 15 prill 1923.
"Ora e maleve" ishte organ i Partisë Demokratike Katolike, që me mbështetjen e klerit katolik kishte fituar zgjedhjet në Shkodër. Ky periodik, ndonëse jetëshkurtër, u përhap gjerësisht në Shkodër e më tej. Vitin tjetër, pasi kishte fituar njëfarë përvoje dhe si një poet i ri midis figurave më të njohura politike e letrare të kohës si Gjergj Fishta (1871-1940), Luigj Gurakuqi (1879-1925), Mid’hat Frashëri (1880-1949) dhe Fan Noli (1882-1965), Ernest Koliqi botoi një poem dramatik me titull "Kushtrimi i Skanderbeut", Tiranë 1924. Ajo përmban një radhë odesh për heroin kombëtar të Shqipërisë e për figura të tjera të mëdha të së kaluarës, të krijuara sipas traditës së letërsisë së Rilindjes.
Gazeta ka qenë organ i Grupit “Ora e maleve”. Grupi “Ora e maleve” ka qenë një grupim intelektualësh katolikë për të mbrojtur të drejtat e tyne e për të dhënë ndihmesën e vet në zhvillimin demokratik të vendit. Ky grup u krijue nga Imzot Lazer Mjeda, vëllai i poetit Ndre Mjeda. Dhe pati rreth vetes një brumë vërtetë mbrujtun me ideale kombëtare e shoqnore të përparueme, si: Fishta, L. Gurakuqi, Ndre Mjeda, Shuk Gurakuqi, Harapi, Shantoja, Palaj, P.Ambroz Marlaskaj, Ndoc ?oba, vëllaznit Simoni e Nush Topalli, që zgjidhi i pari qesen me dhanë ndihmë në pare.
Gazeta “Ora e maleve” doli: Numri i parë, me 15 prill 1923. Gjatë këtij vjeti, 1923 dolën 43 numra, vazhdoi në vjetin 1924 me 1.I.1924 e deri me 25 dhetuer 1924, gjithsej 52 numra. Pra: 43 numra në vjetin e parë e 52 në vjetin e dytë, madje pati edhe shtesë numrash.
Në vijim po ribotojmë poemin dramatik me titull “Kushtrimi i Skanderbeut” shkruar nga Ernest Koliqi:
Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet,
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundet dheu.
N’kambë shqiptarë ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhë dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.
N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi,
Që në shekujt veç ka pri.
N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend:
Flasin princat rend me rend,
Skanderbeu nji fjalë ka thanë:
Të bashkuem t’jemi të tanë.
Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qëndron GJERGJ KASTRIOTI,
I Shqiptarve Princ Kryezoti.
Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri!
Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.
Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbeu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej trishtimit ma nuk rrnon.
Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbeu qoftë nderue,
Na ka mbrojt prej çdo rreziku.
Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta,
Përjetsisht i qoftë lavdi!
Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do të kujtohet,
Si Heroi ma i madh Kombëtar!/ KultPlus.com
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se sfida më e mad...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nga shkolla “Sami Frash...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se janë...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mat ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot organizatorët e FORMUL...
Dy turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vend...
Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e...
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Qa...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
RENEA ka rrethuar Shkodrën nga ajri dhe toka. Me dhjetëra ...
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka depozituar një kërkesë në K...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur opera...
Qeveria synon të identifikojë të gjithë konsumatorët e mëd...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Kar...
Kryeministri Edi Rama thotë se 43 skuadra nga e gjithë bot...
Konspiracionisti Alfred Çako ka bërë një paralajmërim ...
Rreth 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Ba...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...