Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Sot mbushen 40 ditë nga jetëndërrimi i Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Dhimitrit.
Pikërisht në këtë ditë u zhvilluan Shërbesat e Shenjta dhe Përshpirtja në kujtim të tij në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Gjirokastër. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Imzot Joani i drejtoi këto Shërbesa së bashku me Anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në Liturgjinë Hyjnore, Kryepiskopi Joan theksoi veprën e Mitropolitit ndër vite, devotshmërinë dhe sakrificën me të cilën i shërbeu Zotit dhe grigjës së Kishës.
"Sot jemi mbledhur për të 40-at e vëllait tonë të fjetur dhe bashkëmeshtarit tonë kryepriftit Dhimitër dhe arsyeja që Kisha mblidhet dhe lutet është shumë e rëndësishme. Sa herë që bëjmë Përkujtimore ndalemi dhe rikujtojmë përsëri përse mblidhemi.
Fillimisht mblidhemi sepse ne i duam. Njerëzit të cilët i kemi patur të afërm i duam dhe lutemi për ta dhe ne e dimë që njerëzit janë qenie komunitare, tek Perëndia nuk ka të vdekur, të gjithë janë të gjallë. Ata luten për ne dhe ne lutemi për ta.
Lutemi dhe i përkujtojmë ata sepse e dimë se Perëndia është i shumëshirshën, çfarëdolloj gabime që të kenë bërë me vepra dhe fjalë, me dashje dhe padashje, lutja e Kishës ka fuqi shumë të madhe. Historia e Kishës sonë është e mbushur me mijëra raste të tilla. Është rasti i martires së Madhe Perpetua që vëllai i saj Dimokrati kishte ndërruar jetë dhe i ishte shfaqur që nuk ishte i qetë atje ku qëndronte dhe shenjtorja u lut me zjarr, aq shumë sa Perëndia i tregoi që i ishin falur të gjitha fajet që ai kishte bërë. Prandaj edhe ne lutemi.
I lutemi Zotit që të jetë i mëshirshëm.
Edhe kemi një histori tjetër shumë të bukur për Shën Athanasinë e Egjinës, e cila rrinte në një manastir shumë të dëgjuar, mrekulli ishin bërë kur ishte ende gjallë dhe shumë mrekulli u bënë dhe mbas fjetjes së saj.
Përpara se të ndërronte jetë i kishte paralajmëruar motrat e saj që kur unë të ndërroj jetë do bëni 40 ditë meshim dhe do ndani lëmosha tek të gjithë dhe i lutem priftërinjve që të luten për mua.
Motrat harruan. U lutën për 9 ditë pastaj e ndërprenë. Edhe shenjtorja ju shfaq atyre dhe u tha përse nuk keni ruajtur amanetin tim. Nuk e dini që lutjet e priftërinjve dhe lëmoshat që bëni për të varfrit kanë një fuqi shumë të madhe te Perëndia, i cili mund të fali dhe fajet e mëdha të shumë njerëzve. Nguli shkopin që kishte në tokë dhe u zhduk atyre. Të nesërmen motrat panë që shkopi kishte mbirë dhe kishte dhënë dhe fruta, si një shenjë mrekullie për të vërtetuar fjalët e saj. Dhe ju thotë dhe këto fjalë shumë të rëndësishme që janë dhe për ne sot:
Lutuni për ata që kanë fjetur, edhe nëse ata nuk kanë nevojë për lutjet tuaja, lutjet tuaja do kthehen për bekimin tuaj, nëse ata kanë nevojë do të kthehen për bekimin e tyre, prandaj edhe ne lutemi vazhdimisht.
Dhe pika tjetër e rëndësishme që është na tregon që kemi një dimension tjetër, kemi dhe përjetësinë. Te Zoti nuk ka të vdekur prandaj edhe Ngjallja e Krishtit e ndryshoi raportin me vdekjen. Nuk trembemi më, as nuk krijon vdekja hidhërim shumë të madh. Prandaj Shën Pavli na porosit: 'Mos u bëni si ata që s'kanë shpresë'. Ne besojmë që ata që janë ndarë prej nesh nuk janë të vdekur por të gjallë te Perëndia dhe ky është besimi më i madh. Dhe kjo është fitorja më e madhe që ka krishtërimi.
Me të drejtë Shën Nikolai i Ohrit thoshte këto fjalë: Çdo fitore tjetër është e pjesshme. Fiton një komb, hidhërohet kombi tjetër. Fiton një parti, hidhërohet partia tjetër. E vetmja fitore që është për të gjithë njerëzit është fitorja e Krishtit mbi vdekjen. Sepse vdekja është armiku i përbashkët i gjithë njerëzve, prandaj edhe ne mblidhemi. Kujtojmë dhe vdekjen siç thoshin etërit e kishës që vdekja është mësuesi më i mirë sepse një njeri që ka parasysh që një ditë do e mbarojë këtë jetë nuk mund të bëjë shumë mëkate të mëdha dhe do largohet nga shumë gjëra të tjera sepse jeta jonë nuk mbaron me vdekjen. Madje jeta është një parathënie.
Jeta e vërtetë është pas, kjo është shpresa që kemi ne dhe kjo është shpresa e gjithë të krishterëve. Lutemi sot për shpirtin e vëllait tonë, bashkëmeshtarit të ndjerë kryepriftit Dhimitër që Perëndia ta ndjejë dhe ta vendosi në tendat e të drejtëve. Kemi besim që ai është pranë Perëndisë dhe lutet për ne. Dalëngadalë janë shtuar shumë njerëz që luten për ne; Fjetja e Kryepiskopit Anastas, Mitropolitit Ignat dhe gjithë këtyre njerëzve që shërbyen me sakrifica në këtë kohë të vështirë, janë një shpresë dhe kurajo dhe për ne se ata luten pranë Zotit për ne, dhe ne lutemi vazhdimisht për ta”,-tha Kryepiskopi Joan./CNA
Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Ka...
Një vatër zjarri është raportuar këtë të diel në malin e S...
Raportohet se një zjarr ka rënë në Portëz, në aksin Fier-P...
Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ë...
Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga ngjarja makabre...
Një lloj i rrallë peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkata...
Një raporti i hartuar nga Prokuroria e Fierit ka evidentua...
Në kuadër të sezonit turistik, OSHEE ka marrë të gjitha ma...
Sot, më 2 gusht 2025, kujtohet 33-vjetori i Fronëzimit të ...
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeminist...
E filluar në vitin 2014, pas gati 11 vitesh pritja po merr...
Vijon fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërhuar për...
"Bankers Petroleum" Albania Ltd. në një njoftim të fundit ...
Në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës regjistrohet fluks i lart...
Në një botë ku gjithçka ndodh në kohë reale, çdo sekondë p...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, i cil...
Kryeministri Edi Rama, pas prokurores Elsa Gjeli, ka një "...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...