web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“21 janari”/ Rama: 15 vite nga krimi shtetëror, drejtësia i ngjan një breshke

21 Janar 2026, 08:13, Aktualitet CNA

“21 janari”/ Rama: 15 vite nga krimi shtetëror, drejtësia

Sot shënohen 15 vite nga protesta e 21 janarit, ku katër protesues humbën jetën në bulevard, një nga ngjarjet më tragjike.

Kryeminstri Edi Rama e ka quajtur një krim shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare.

Rama, në reagimin e tij, thekson se drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë për 21 janarin nuk do të harrojë.

“Sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë”, nënvizon Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga