Ambasadori i OSBE-së takon drejtuesin e SPAK-ut, Klodjan Braho
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Mi...

Agjencia e Kadastrës Shtetërore (ASHK) ka miratuar proceduarat për procesin e privatizimit të tokës në ish-ndërmarrjet shtetërore apo ish kooperativat bujqësore.
4 janë kategoritë që do të përfitojnë sipas ASHK, përfshirë pronarët e ndërtesave, ata që janë të pajisur me leje ndërtimi nga pushteti vendor, edhe ata që kanë mungesë dokumentacioni apo mospërputhje sipërfaqesh dhe kategoria e atyre individëve që ka kryer ndërtim pa lejë mbi truallin e ish ndërmarrjes shtetërore.
“Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 15.01.2026, janë miratuar procedurat e reja për kalimin në pronësi të truallit shtetëror që është në përdorim, në zbatim të nenit 63 të ligjit nr. 20/2020.
Përmes këtij vendimi përfitojnë qytetarët të cilët:
-Janë pronarë të ndërtesave të privatizuara nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-ndërmarrjet shtetërore apo ish-kooperativat bujqësore;
-Janë pronarë të ndërtesave të pajisura me leje ndërtimi nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
-Kanë mungesë dokumentacioni, mospërputhje sipërfaqesh apo ndërtime të tjera të lidhura me objektin;
-Përdorin truall shtetëror që ka qenë më parë në administrim të institucioneve qendrore ose vendore; ose kur ka kryer ndërtim pa leje;
Të gjithë qytetarët e përfshirë në kategoritë e mësipërme dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë VKM, mund të përfitojnë kalimin në pronësi të truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti, duke garantuar kështu siguri juridike mbi pronën.
Kalimi i truallit në pronësi përmes kësaj procedure ofrohet pa pagesë për të gjitha banesat”, thuhet ne njoftim.
Sipas ASHK, aplikimi për përfitimin e shërbimit do të kryhet online përmes portalit e-Albania.
Nr. 4, datë 15.1.2026PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË HOLLËSISHME PËR KALIMIN EPRONËSISË SË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE MIRATIMIN EMODELIT TË AKTIT TË KALIMIT NË PRONËSI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 63, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME1. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:a) “Harta e vlerës së tokës”, harta e vlerës e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në fuqi në kohën e kryerjes së procedurave, sipas këtij vendimi;b) “Ligj”, ligji nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”; c) “Ndërtesa të privatizuara”, ndërtesa :i. të përfituara sipas ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të shfuqizuar; ii. të shitura nga ndërmarrjet shtetërore, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991,“Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të shfuqizuar; iii. të shitura nga ish-kooperativat bujqësore apo njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pronë e ish-kooperativës; ç) “Ndërtesë e dëmtuar”, në kuptim të këtij vendimi, objekti që ka pësuar dëmtime në mbulesë apo në strukturën e saj dhe nuk është prishur tërësisht; d) “Ndërtesa të ngritura me leje ndërtimi”, ndërtesat e ngritura në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, për të cilat mungon dokumentacioni apo vendimi i organeve të pushtetit vendor për dhënien e tokës për ndërtim; dh) “Truall shtetëror në përdorim”, sipas kuptimit të pikës 23, të nenit 4, të ligjit nr. 20/2020,“Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, që përfshin truallin e përcaktuar në genplanin dhe dokumentacionin në momentin e privatizimit të ndërmarrjeve apo objekteve, ku përfshihet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqe funksionale përreth tij, nëse ka, si dhe sipërfaqja e truallit, sipas genplanit dhe dokumentacionit të dhënies së lejes së ndërtimit, në të cilat janë përcaktuar sipërfaqja e objektit dhe e sheshit të ndërtimit.
III. KALIMI I PRONËSISË PËR TROJET E PAPRIVATIZUARA TË NDËRTESAVE TËNGRITURA NË BAZË TË LEJEVE TË NDËRTIMIT TË LËSHUARA NGA ORGANET EVETËQEVERISJES VENDORE, PAS DATËS 10.8.1991 E NË VAZHDIM, KUR MUNGONDOKUMENTACIONI I DHËNIES SË TOKËS PËR NDËRTIM
.3. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor.al
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Mi...
Misioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar se në bashkëpunim ...
Zbulohet arsyeja e vërtetë për të cilën ish-kryetari i...
Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë me procedurë të p...
Krahu i djathtë i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, ...
Linda Rama ka rrëfyer për gjithçka që shkruhej e thuhej gj...
Linda Rama, si asnjëherë më parë, ka rrëfyer për raportin ...
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhë...
Me një vendim, Gjykata Administrative ka rikthyer në detyr...
Krenar Lilaj, shefi i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit ...
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gj...
Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një letër ftes...
Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në buj...
Mblidhet sot Byroja e Kuvendit ku do të shqyrtohet ankimi ...
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin e gjyq...
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është par...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka komentuar zhvillimet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...