Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS-it shënohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.
Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë deri më sot, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat që mbeten në vazhdimësi, për të mobilizuar të gjithë aktorët që së bashku të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar suksesin në përmbushje të qëllimit të përfundimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.
Të dhëna globale dhe në Europë
HIV-i mbetet një problem i madh global i shëndetit publik, duke marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot.
Në fund të vitit 2024, vlerësimet globale tregojnë se 40.8 milionë persona jetonin me HIV, 65% e të cilëve i përkasin kontinentit afrikan.
Në vitin 2024, rreth 630 000 njerëz humbën jetën nga shkaqe të lidhura me AIDS-in dhe rreth 1.3 milionë të tjerë u infektuan me HIV.
Raporti i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në 2025, me të dhënat e vitit 2024, paraqet të dhënat e survejancës së HIV/AIDS për vitin 2024, të cilat tregojnë variacione të dukshme në modelet dhe trendet e epidemisë në Rajonin Europian të OBSH-së.
Në vitin 2024 u raportuan 105 922 diagnoza të reja me HIV, që i korrespondon një niveli prej 11.8 diagnoza për 100 000 banorë, një ulje e lehtë krahasuar me vitin 2023 (12.8 për 100 000 banorë).
Megjithatë, 11 nga 49 vendet raportuan një rritje të diagnozave në vitin 2024 krahasuar me 2023.
Të dhëna në Shqipëri
Numri i rasteve të reja të diagnostikuara me HIV në vitin 2025 është 125, ndërkohë që numri total i rasteve të raportuara për periudhën 1993–tetor 2025 ka arritur në 1973 raste.
· Prevalenca e infeksionit me HIV në nivel kombëtar: 0.08%
· Incidenca (rastet e reja të vitit 2025): 5.3 për 100 000 banorë
E themeluar në vitin 1988, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishte dita e parë shëndetësore globale. Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë.
Ata kishin ndarë idenë e tyre për ditën e HIV/AIDS-it me Dr. Jonathan Mann (Drejtor i Programit Global të HIV/AIDSit), i cili e kishte miratuar idenë dhe rekomandoi respektimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it më 1 dhjetor të vitit 1988.
Kombet e Bashkuara kanë ngritur një Program të Përbashkët për HIV/AIDS-in, i njohur si UNAIDS. Programi filloi veprimtarinë në vitin 1996 duke promovuar në mbarë botën aktivitete të lidhura me HIV/AIDS-in. Në vitet e para, temat e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishin fokusuar vetëm te fëmijët dhe të rinjtë. Nga viti 1998 e deri më sot, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet nën slogane të ndryshme.
Ndërkohë që janë bërë përparime të mëdha që kur u raportuan rastet e para të njohura te HIV/AIDS-it të në vitin 1981, sëmundja mbetet një sfidë për shëndetin publik. Dita Botërore e HIV/AIDS-it është një mundësi për individët dhe komunitetet për të nderuar dhjetëra milionë njerëz në mbarë botën që kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n. /CNA
Përtej ndotjes, trafikut, vonesave që u shkaktojnë qytetar...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Nosr Manlapaz, nëna e të riut që vrau 22-vjeçaren shqiptar...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm ësh...
Çmimet e kafesë dhe kakaos po rriten me ritme të shpejta d...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për sit...
Kreu i Shoqatës “Rilindja e Voskopojës”, Vangjush Nikolica...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar kr...
Në Pogradec u prezantua një nismë e rëndësishme për ruajtj...
Kanë nisur homazhet për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rën...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Këngëtari Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta katër ditë m...
Ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bll...
Një shpërthim me eksploziv ka tronditur një natë më parë V...
Këto ditë në Korçë u vendos busti i Zai Fundos, kundër...
Ditën e nesërme aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i b...
Studiuesi Niko Kotherja në një dalje televizive ka fol...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...