Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, prezantoi sot në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të punës për vitin 2021.
Duke u ndalur momentet më të rëndësishme të punës së AMA-s për vitin 2021, Krasniqi theksoi se ?gjatë vitit 2021 shqyrtimi i çdo ankese mbi përmbajtjet e transmetuara ka qenë në vëmendje të pandërprerë të Këshillit të Ankesave në AMA. Gjatë periudhës raportuese janë shqyrtuar për përputhshmëri ligjore mbi 300 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre janë dërguar pranë Autoritetit nga individë, nga shoqata e organizata të shoqërisë civile?.
?Në përfundim të shqyrtimit të ankesave, Këshilli i Ankesave, u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të licencuar në 22 raste; në 2 raste u ka kërkuar atyre zhvendosjen e orarit të transmetimit për dy seriale filmike, sipas përcaktimeve të Kodit të Transmetimit. Subjektet reaguan në një kohë të shpejtë, duke marrë në konsideratë respektimin e kërkesave ligjore. Në 2 raste të tjera u është kërkuar operatorëve audiovizivë respektimi i së drejtës së përgjigjes, kërkesë që më pas u respektua prej tyre. Në 3 raste është kërkuar korrigjim i informacionit të transmetuar. Në 5 raste u kërkua prej operatorëve paraqitja e pretendimeve dhe më pas është konkluduar në arsyetimin final. Në 3 raste është kërkuar nga subjekte të ndryshme informacion në lidhje me një fushatë të iniciuar nga AMA, ndërkohë që në 13 raste ankesat janë rrëzuar, pasi ose ishin jashtë afateve të përcaktuara nga ligji, ose ishin jashtë objektit të punës së Këshillit të Ankesave, ose u mungonin elementë të rëndësishëm për të vijuar me shqyrtimin e ankesave?, nënvizoi Krasniqi.
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi, bëri të ditur se 35% e ankesave të trajtuara kanë qenë me objekt shkeljen e të drejtave të fëmijëve, privatësisë së tyre; 31% me objekt shkeljen e të drejtave të njeriut, etikës dhe moralit publik; 11% rezultuan jashtë objektit të punës së AMA-s, përcaktuar nga ligji nr. 97/2013 ?Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar; 6% për të drejtën e përgjigjes; 5% për verifikim informacioni; pjesa tjetër kishte objekt të ndryshëm ankimimi?.
Duke vijuar me monitorimin dhe shqyrtimin e përmbajtjeve të transmetuara, Krasniqi u shpreh se vetëm në periudhën shtator-nëntor, AMA ndërmori 30 masa, 14 prej të cilave ishin për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit.1
?Për 6 subjekte të licencuara janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit, si dhe cenim të të drejtave të tyre në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit ‘Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar si dhe pika 5.34 e Kodit të Transmetimit, sipas të cilit OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime (Ora kufi 22:00-06:00)?, tha Krasniqi.
AMA, vijoi Krasniqi, ka marrë po ashtu masa për televizionet, të cilat kanë transmetuar reklamë të ndaluar në kundërshtim me rregulloren ?Për komunikimet audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave?.
Lidhur me impaktin në lidhje me veprimtarinë inspektuese të Autoritetit gjatë vitit 2021, Krasniqi theksoi se ?janë realizuar 118 kontrolle të aktivitetit të subjekteve të licencuar, në të cilat, pas përfundimit të kontrolleve dhe shqyrtimit të procedurave përkatëse administrative të standardizuara ka pasur: 13 sanksione me gjobë ndaj subjekteve përsëritëse të shërbimit të të tretëve (kabllorë, IPTV, OTT), nga të cilat 12 gjoba janë lënë në fuqi nga Këshilli i AMA-s (tre nga gjobat kanë ulje të masës) dhe 1 gjobë është brenda afatit për t?u ankimuar. Për 12 raste është vendosur tërheqja e vëmendjes ndaj subjekteve OSHMA?.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, tha Krasniqi, nëpërmjet specialistëve të saj, si dhe bashkëpunimit me operatorët privatë (Digitalb dhe Tring) ka identifikuar një sërë sitesh (linqe) pirate, që transmetojnë produkte audiovizive pa autorizimin e AMA-s, si filma artistikë apo evente sportive. Këto site, i janë dërguar organit kompetent AKEP, për marrjen e masave për mbylljen e aksesit në territorin e vendit.
Krasniqi përmendi edhe kontributin konkret për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
?Për herë të parë, në 21 vite nga krijimi, AMA u përfshi drejtpërdrejt në monitorimin e mbulimit mediatik të OSHMA-ve, gjatë fushatës elektorale për këto zgjedhje. Në periudhën njëmujore të fushatës zgjedhore, në Studion e Monitorimit dhe Arkivës kanë qenë në regjistrim 48 njësi regjistrimi për subjektet audiovizive dhe 4 njësi regjistrimi për subjektet audio, që në terma statistikorë përkthehet në 34,500 orë regjistrime audiovizive dhe 2,880 orë regjistrime audio?, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se ?një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të aseteve teknike pranë studios së monitorim/arshivës. Gjatë vitit 2021 u bë i mundur instalimi i pajisjeve të reja për regjistrimin e subjekteve audio, në të gjithë territorin e vendit. Falë këtij investimi, AMA, tashmë mund të ndjekë në kohë reale tërësinë e programeve që transmetojnë të gjithë subjektet audio FM lokale, rajonale apo kombëtare. Gjithashtu, në funksion të monitorimit të proceseve zgjedhore, u investua në sektorin e përpunimit të të dhënave në periudhën zgjedhore, duke bërë të mundur blerjen e një softi për përpunimin e të dhënave sasiore të subjekteve audio dhe audiovizive në transmetim. Programi u ndërtua mbi bazën e kërkesave dhe rekomandimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Metodologjinë për monitorimin e zgjedhjeve?.
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi, u shpreh se ?në zbatim dhe të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vitit 2021, AMA ka finalizuar 2 marrëveshje bashkëpunimi me institucione, aspektet e punës së të cilave lidhen me fushën e veprimit të Autoritetit, me qëllim krijimin e hapësirave dhe lehtësimin e formave të koordinimit të punës. AMA dhe AKEP kanë nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim garantimin dhe mbështetjen operacionale, teknike dhe ligjore në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët. Gjithashtu, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit ?Mbi bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërinstitucional? me Universitetin Politeknik të Tiranës?.
?Aspektet që përmenda në këtë prezantim, por dhe shumë të tjera që ju jeni njohur nga përmbajtja e Raportit Vjetor (përfshi dhe anekset) janë ose të finalizuara, ose vijuese për këtë këtë vit. Një prej tyre është dhe objektivi për transpozimin e Direktivës Evropiane 2018/1808 në legjislacionin shqiptar. Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, harmonizimi i legjislacionit të fushës audiovizive me ?acquis communitaire? është detyrim për vendin tonë. AMA ka ndërmarrë hapa konkretë për implementimin e Direktivës për të arritur afatet në realizimin e ndryshimeve që do të pasojnë në transmetimet audiovizive, në sinkron me atë të vendeve anëtare të BE-së?, tha Krasniqi./CNA.al
Ministrja Elva Margariti, në Kuvend sot ka folur rreth akuza...
Lopët ushqejnë njerëzimin me mish e qumësht, por ato lëshojn...
Grupi mediatik, “Top Media”, i administruar nga Vjollca Hoxh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë di...
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të...
Ka përfunduar edhe në Kurbin procesi i numërimit të votave n...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e e ri...
Lideri historik Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë ...
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e ri të PD edh...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e PD, ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në 3 bashki...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas rrëfimit të njohj...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Moderatori Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të sukse...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, po vazhdon takimet me zyr...
Kompanitë Dillon Group me numër identifikimi L52311004B dhe...
SPAK-u trumbetoi javën që shkoi se ka shkatërruar grupe të m...
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka deklaruar se për shkak të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...