Protesta e punonjësve të inceneratorit të Fierit/ Tabaku: Biznesi tipik i qeverisë
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas protestës së punonjës...
Më në fund shqiptarët të gjithë e kanë kuptuar, tashmë edhe po e besojnë, se kanë zgjedhur një Kryeministër që nuk di asgjë.
Ne kemi një Kryeministër që nuk e di se çfarë ndodh në vilajetin tonë dhe Shqipërinë tonë, vendin e një mijë e një bëmave, gjëmave dhe çudirave.
Kryeministri ynë nuk di asgjë, kur krimi pushton vendin. Ai nuk ka informacion. Nuk dëgjon, nuk shikon. Nuk i raportojnë se si kërcet kallashnikovi apo makina shtyp fëmijë 3-muajsh në rrugë. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me krimet ku kërcet automatiku, sa në Jug e në Veri. Ku bandat qarkullojnë me armë në mes të qyteteve dhe policia nuk di çfarë ndodh.
Kryeministri ynë nuk e di se në shkolla shpërndahet drogë. Oazet e drogës janë kudo. Kokaina pihet në kryeqytet si një gotë wiski në një bar. Megjithëse wiski është i shtrenjtë. Ndoshta si gota e rakisë, në kafetë e lagjeve.
Kryeministri ynë nuk e di se policia është e inkriminuar. Në krye të saj ka persona të hetuar për trafik droge, apo për magazinimin e drogës. Apo persona të lidhur me trafikantë dhe me kriminelë. Apo që emërohen në detyra dhe poste individë që ministrat i çojnë si qoka deputetësh edhe pse janë njerëz të inkriminuar.
Kryeministri ynë nuk e di se Shqipëria u mbulua me drogë. Nuk e pa, por na e shiti si sukses. Ishim vendi me luftën më të madhe kundër drogës në vitin kur droga kishte mbuluar vendin dhe ishte kthyer hashashi si jonxhë për bagëtinë.
Kryeministri ynë nuk di asgjë, kur pasuritë kombëtare shkatërrohen. Kur rrënohen kodra me pyje, për të ?mbjellë? vila dhe beton. Kur rrënohen në bregdet sipërfaqe të tëra të pasurisë publike, të cilat rrëmbehen nga klientët e pushtetit dhe të partisë.
Kryeministri ynë nuk di asgjë. Ai nuk është në dijeni se si mbi 600 milionë euro do të përdoren gjoja për incenerimin e mbetjeve në Shqipëri, por në fakt asnjë incenerator nuk punon. Në fakt në Tiranë nuk ka incenerator, edhe pse ka një kontratë 430 milionë euro. Por, ka disa ngrehina llamarinash në Fier apo në Elbasan që nuk i merr kush në dorëzim.
Kryeministri ynë nuk di asgjë, kur borxhi publik shkon në shifrat më të frikshme të 30 viteve demokraci. Nuk di asgjë kur miliona euro e miliarda lekë nga të ardhurat e shqiptarëve shkojnë për koncesione, shkojnë për klientë të Qeverisë. Nuk di Kryeministri, nuk shikon se si në Tiranë ndërtohen kulla edhe me kate me leje, apo pa leje fare. Nuk di gjë Kryeministri ynë.
Kryeministri ynë di vetëm që ka bërë një Reformë në Drejtësi dhe “qurravitet” pse nuk arrestohet ndonjë nga Opozita, por hajdutët e tij shkojnë burgjeve.
Kërkon t’u japë kurajë atyre që ka vartës. Ata që e shesin sot, ata që e flasin sot se i detyron Rama apo dikush tjetër rreth kabinetit të tij. Nuk di asgjë. Ata sot po flasin, ndoshta sot flasin nën zë, flasin në tavolina.
Por, nesër kur Rama të mos jetë më në karrigen e kryeministrit, do të flasin përpara institucioneve dhe do të thonë se Kryeministri ynë dinte vërtetë shumë. Por, ai vetë do të thotë se nuk dinte asgjë.
Ne kemi një Kryeministër, që nuk di asgjë se çfarë ndodh në vendin tonë./CNA.al
Saimiri kanabizimin, Lefteri inceneratorët, po Rama?
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas protestës së punonjës...
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e grupit parlament...
Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në k...
Deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat, ka kom...
Enkelejd Alibeaj dhe grupi i tij kanë përgatitur një draft m...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka zbulu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas d...
Në kohën kur në Shqipëri nisi peticioni kundër ambasadores a...
Ndonëse kishte deklaruar se nuk do të kandidonte për postin ...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, përmes një postimi në rrj...
Enkelejd Alibeaj, së bashku me deputetët që i janë bashkuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet ...
Deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi, në një deklaratë për me...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollari, ka ...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë u shfaq në Asamblenë ...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj d...
Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë dhe a...
Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar deklaratat e fundit të k...
Sulmi i kryeministrit Edi Rama ndaj Strukturës së Posaçme An...
Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika të forta sot nda...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...