Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi, në një deklaratë për mediat ka komentuar sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj krerëve të Bashkisë.
Sipas Kërpaçit, Rama kujtohet për të rinjtë kur vijnë zgjedhjet. Ndër të tjera ajo shton se politika fasadë e tij ka shkaktuar largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.
“Po vijnë zgjedhjet e radhës dhe kryeministri u kujtua t’i përmendë sërish të rinjtë. U duhet vota e tyre, ndaj edhe i përmend. Sepse kjo është një politikë që kujtohet për njerëzit vetëm kur vijnë zgjedhjet. Ndërsa, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve kujdesen për miqtë, familjarët dhe njerëzit e lidhur me ta. Politika e fasadave të kryeministrit Rama, është përgjegjësja direkte që gjatë 9 viteve të qeverisjes së tij, janë parë ritme të frikshme largimi masiv të trurit dhe shtresës së mesme jashtë vendit: për të ndërtuar jetën në një vend normal dhe me garancitë për punë dhe dinjitet.
Të kujtohesh sot, pas 9 vitesh në qeverisje, për të ngritur këshillat rinorë lokal, a thua sikur këto këshilla do të jenë zgjidhja e kërkesave që kanë të rinjtë shqiptarë sot, është fyerja më e madhe që u bëhet të rinjve në të gjithë vendin, të cilët ndihen të papërfaqësuar nga ky model politik dhe e përçmojnë këtë model qeverisës.
Pyetjes që kryeministri u bëri kryetarëve të bashkive së çfarë do t’u thoni të rinjve? Do të doja t’i pergjigjesha duke i thënë: Çfarë ke ti kryeministër për t’u thënë mijëra të rinjve që kanë marrë kamiona dhe aviona, e çdo mënyrë largimi të menjëhershëm nga Shqipëria që ti drejton? Çfare ke ti kryeministër, për t’u thënë mijëra të rinjve, që sot janë në Evropë dhe kudo në botë, që nuk duan të kthehen në Shqipërinë tuaj, sepse vendi është në një situatë shumë të vështirë ekonomike!
Të rinjtë shqiptarë nuk kanë nevojë që t’u ngrihen fasada rreth realitetit të paprespektiv që ata jetojnë. Përkundrazi, të rinjtë shqiptar janë sot shumë herë më të ditur, më të zgjuar dhe më vizionarë se të gjithë pushtetarët tanë në krye; Ata duan më të mirën për veten dhe ndaj ritmet e emigrimit të rinisë shqiptare drejt Bashkimit Europian janë rritur me ritme galopante. Gjenerata e re e refuzon qeverinë Rama, modelin ekonomik të saj, refuzojnë gjendjen e punësimit, arsimit apo shëndetësisë në vend; pavarësisht se familjet e tyre paguajnë sot taksa dhe detyrime më të larta ndaj institucioneve publike qendore dhe lokale.
Nëse vërtet i duan të rinjtë, qeveria duhet të zgjidhë problemet konkrete që ata vetë me politikën e ndjekur në këto 9 vite, ua kanë ngritur të ardhmes së rinisë shqiptare, si një mur të pakapërcyeshëm. Këtë shqetësim e kemi marrë edhe nga takimi i djeshëm me maturantë të gjimnazeve të Tiranës. Jo ngritje strukturash pa funksion, por dhënie fund të praktikave eksperimentale me Maturën Shtetërore: do të ishte një kontribut konkret që do të përmirësonte jetën e të rinjve të vendit. Në lidhje me arsimin, krahas Maturës Shtetërore eksperimentale, ka shumë probleme për të cilat gjimnazistët ngritën zërin duke theksuar :
Mungesa e informacionit për tregun e punës që do t’u mundesonte të merrnin vendimet e duhura për arsimin universitar.
Këshillimi i karrierës.
Mungesa e laboratoreve në shkolla.
Përshtatja e librave me kurrikula bashkëkohore dhe jo sipas interesit të drejtuesit të radhës të institucionit arsimor
Rritja e rëndësisë së psikologut në shkolla, që shkolla si institucion të përkujdeset në çdo aspekt të formimit psiko-social të gjeneratës së re.
LSI-ja mbetet mbështetësja numër 1 e rinisë shqiptare. Sfidat e rinisë shqiptare janë shumë të mëdha, por është me rëndësi angazhimi ynë i përditshëm, i çdo aktori politik e jo vetëm që të mos ndalemi të veprojme dhe të jemi kontribuesit më aktivë të një Shqipërie më të mirë që të gjithë duam të ndërtojmë”, deklaron Kërpaçi. / CNA.al
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollari, ka ...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë u shfaq në Asamblenë ...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj d...
Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë dhe a...
Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar deklaratat e fundit të k...
Sulmi i kryeministrit Edi Rama ndaj Strukturës së Posaçme An...
Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika të forta sot nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për qyteta...
Sipas kryeministrit Edi Rama, Ardian Dvorani është heroi i a...
Zgjedhja e emrit të ri të presidentit ka sjellë përplasje të...
Kryeministri Edi Rama sot në Asamblenë e PS ka ngritur tonet...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak më parë për raportin e F...
Kryeministri, Edi Rama një ditë më parë në një deklaratë për...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim të fortë për ...
Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika të forta sot nda...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tab...
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për zg...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve të sotme të k...
Nga Sali BerishaTe dashur miq, ne nje ligjerate te denje per...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...