
5 maj, në kujtim të një dëshmori, nacionalisti dhe intelektuali të rangut europian
Zai Fundo masakrohet nga partizanët me të ardhur nga Ventote...
Nga Miron Çako
Duhet të dimë se Nafora ose (A?????? ) është pjesa e bukës së bekuar Prosforas, ose Artos buka me maja që besimtarët orthodhoksë e ofrojnë bashkë me verën dhe që janë të obliguar t?i çojnë në kishë sa herë kryehet Liturgjia Hyjnore që prej tyre të kryehet misteri i “Falenderimit Hyjnor”.
Në këtë mister me lutjen “Epiklisis” të priftit orthodhoks buka dhe vera e ofruar nga populli transformohen në Trup dhe Gjak të Krishtit, sipas fjalëve të Zotit në darkën mistike para kryqëzimit të tij: ?Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ?Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim?. Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ?Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju?. (Luka 22 :19-20)
Nga Prosfora (mesha) që mund të jetë një ose disa, aq sa sjellin besimtarët në kishë, prifti në Shërbesën e Proskomidhisë nxjerr me thikë në formë shtize,ky një mjet liturgjik edhe pret dhe nxjerr disa pjesë të veçanta.
Në fillim një copë katrore dhe si kubë me inicialet sipër IC-XS-NI-KA, kjo copë e veçantë quhet ?Qengji? që simbolizon trupin e Zotit Jisu Krisht që flijohet para Perëndisë si: ?Qengji i Perëndisë që ngre mëkatet e botës? (Joani 1-29), prifti kur e nxjerr Qengjin thotë këto fjalë: ?Flijohet Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës, për jetën dhe shpëtimin e botës, i cili flijohet gjithnjë dhe nuk mbarohet kurrë.”
Pastaj prifti me majën e thikës nxjerr disa pjesë të tjera të dedikuara tek Prosfora me iniciale trekëndor, në fillim është një trekëndësh: “Për Nder dhe kujtim të Zonjës sonë të Përmbibekuar, të Lavdëruar, Hyjlindëses dhe Gjithmonë Virgjëreshës Mari, me ndermjetimet e së cilës, prano, o Zot, këtë therore në hieroren tënde përmbiqellore”.
Pastaj merr po ashtu me shtizë dhe nxjerr nëntë trekëndësha më të vegjël, për kryeengjëjt Mikael dhe Gabriel dhe fuqitë qiellore.
Pastaj merr pjesë nga prosfora me shtizë thërrime (margaritar) për “Profetin e nderuar dhe lavdëruar Pararendësin Joan, dhe profetët e tjerë. Për apostujt Pjetër dhe Pavël, të dymbëdhjetë apostujt, të shtatëdhjetët dhe të gjithë apostujt.
Për etërit dhe mësuesit e mëdhenj ekumenik, Shën Vasili, Shën Grigori, Shën Joani, etj hierarkë të shenjtë. Për martirët e shenjtë dhe Kryedhiakonin Stefan, të martirëve të mëdhenj Dhimitër Mirovliti, Gjergj Trofeprurësi etj. Për anargjendët Kozmai dhe Damiani, për Hyjprindët e shenjtë dhe të drejtë Joakimi dhe Ana, Josif vlesorit, Shën Simeonit dhe shenjtorin e ditës, për shenjtorin që ka formuluar Liturgjinë, për episkopin e vendit, për igumenin e manastirit, priftërinjtë, dhjakonët, për dhuruesit e dhuratave dhe gjithë besimtarët të gjallë e të fjetur dhe ndërtuesit e lumtur të asaj kishe të shenjtë.
Pjesët e tjera të bukës që ngelen nga Prosfora merren dhe priten në kubik jo shumë të mëdha dhe ato quhen Naforë.
Kjo bukë e mbetur e shenjtëruar nga Proskomidhia sillet nga meshtari para altarit dhe ngrihet lartë ku janë Dhuratat e Shenjtëruara në momentin kur këndohet ?Veçan për të Tërëshenjtën? dhe gjatë psaljes së madhështimit të Hyjlindëses.
Kjo bukë e shenjtëruar ju jepet në vend të Dhuratave, të Trupit dhe Gjakut të Krishtit, prandaj edhe quhet Andidhoro, (????????) ? (në vend të dhuratave) besimtarëve orthodhoks që për arsye të ndryshme nuk mund të marrin nga Trupi dhe Gjaku i Krishtit për arsye që ata të mos largohen pa bekim nga Liturgjia Hyjnore.
Këtë na i shpjegon edhe Shën Simeoni i Selanikut (shekulli XV): ?Nëse nuk marrin Dhuratën, dmth., Trupin dhe Gjakun e Krishtit, duhet të marrin Andidhoron në vend të kungatës, që është Dhurata kryesore e Kishës?.
Si është futur dhe ka evoluar Nafora në Liturgjinë Hyjnore?
Është fakt se deri në shekullin e XI termi andidhoro dhe shpërndarja e saj në fund të Liturgjisë Hyjnore nuk ndeshet nëpër burime.
Theodhor Balsamoni Patriark i Antiokisë (1130/40?1995) në përgjigjet e tij drejtuar Patriarkut të Aleksandrisë Marko na sjell shfaqjen e parë të këtij termi, pra andidhoros, dhe shpërndarjes së saj tek besimtarët e pakunguar në fund të Liturgjisë Hyjnore.
Përsëri i njëjti, Theodhor Balsamoni, në komentet e tij në lidhje me kanonin e dytë të Sinodit të Antiokisë tregon se andidhoro u shpik në mënyrë që të krishterët që nuk kungoheshin të mos largoheshin nga Liturgjia Hyjnore por të qëndronin deri në fund të saj.
Dëshmia e Shën Nikolla Kavasilës (në mes të shekullit të XIV) është e rëndësishme sepse jo vetëm përshkruan shpërndarjen e Andidhoros por shënon edhe momentin e bekimit të saj. Kavasila gjithashtu na tregon se gjatë shpërndarjes së andidhoros lexohej Psalmi 33.
Si përfundim Simeon i Selanikut (1429) tregon për Andidhoron: ?Kjo andidhoro është një bukë e shenjtëruar…?.
Shikojmë pra se që nga shekulli XI dhe XII dhe në vijim andidhoro shpërndahet në fund të Liturgjisë Hyjnore si bekim në vend të dhuratës (dmth Kungatës Hyjnore) për besimtarët që nuk morën pjesë në Kungatën Hyjnore.
Burimi ??????? ???????? ??????????? ??????????????, ????? 3? (Enciklopedia e Krishterë Orthodhokse vëllimi i tretë)
Naforën mund ta marrin nga dora e priftit vetëm të pagëzuarit dhe ata duhet të jenë esëll për ta konsumuar dhe duhet ta konsumojnë në Kishë pas mbarimit të Liturgjisë.
Nafora nuk ndahet nga laikët ose të merret vetë nga besimtarët duke e privuar veten nga bekimi i priftit dhe puthja e dorës që ka prekur të “Shenjtat e të Shenjtave “. Që besimtarët ta marrin vetë mund të lejohet në raste të veçanta me bekimin e episkopit ose priftit që kryen Liturgjinë Hyjnore.
Besimtarët mund të marrin në kishë naforë më shumë se sa mund të konsumojnë në atë ditë, për ta mbajtur në shtëpi për gjithë javën në ditët që nuk shkojnë në Liturgji dhe ta hanë esëll në mëngjes duke e shoqëruar me një gotë Ajazmo të vogël. Kur pinë Ajazmonë e Madhe, Nafora hahet më pas.
Nafora që duam ta përdorim gjatë javës në pamundësi për të vajtur në Liturgji, duhet të mbahet derisa të thahet në vend të ajirosur jo të mbyllur, në një kuti që të mos myket, prandaj është mirë të ndahet në copa të vogla sa ditë do ta konsumosh në mëngjes esëll.
Nafoara në shtëpi duhet të mbahet në një vend nderi, dmth në një vend, një ikonostas i improvizuar ku mbajmë gjërat e shenjta si, ikona, kryqin, kandilin me vaji, ajazmon dhe Ungjillin.
Nafora simbolizon edhe të Tërëshenjtën Mari ?trupin e saj?, që sipas vullnetit të Atit mbeti shtazënë nga Shpirti i Shenjtë (Luka 1-35) dhe ku u mishërua dhe lindi Birin e Perëndisë Jisu Krishti (Luka 2-7).
Këtë e tregon edhe shërbesa e proskomidhisë ku prifti thotë: ?Përgatitu Vithleem, Edemi për të gjithë u hap. Stolisu Efratha, se druri i jetës lulëzoi në shpellë prej Virgjëreshës; se gjiri i saj u tregua Parajsë shpirtërore, në të cilën u ndodh bima e hyjshme; prej se cilës duke ngrënë do të rrojmë dhe s’do të vdesim si Adami. Krishti lindet, dhe do të ngrerë ikonën që ra më parë.”
Prifti orthodhoks kur shpërndan Naforën e bekuar tek çdo i krishterë që vjen i thotë bekimin duke ju dhënë Naforën: ?Bekimi dhe mëshira e Zotit ardhtë mbi ju?. Besimtari e merr dhe i puth dorën e shenjtëruar priftit.
E përsërisim Nafora duhet të meret me përgjegjësi sepse nuk është bukë e thjeshtë as tepricë e Prosforës por e shenjtëruar nga Shërbesa e Proskomidhisë kur preket nga shtiza dhe lutjet e priftit.
Prandaj Nafora duhet të merret me respektin që i takon, pa u shtyrë dhe me fjalë dhe duhet të kemi kujdes që të mos hedhim thërrimet në tokë, por thërrimet që mbeten duhet të mblidhen me kujdes dhe të hidhen në një vend të përshtatshëm, të pastër që nuk i shkel këmba e njeriut.
Çdo gjë në kishë sidomos kur kryhet Liturgjia Hyjnore është e shenjtëruar, një shenjtor thotë se: ?nqs ju do shikonit se si hiri zbret dhe mbush kishën gjatë Liturgjisë Hyjnore do të lëpinit edhe plurin e dyshemesë së kishës.?
Nafora duhet të merret me përgjegjësi, sepse nuk është bukë e thjeshtë as tepëricë e Prosforës por e shenjtëruar nga Shërbesa e Proskomidhisë kur preket nga shtiza dhe lutjet e priftit.
Nafora mban dhe përçon hir tek ata që e konsumojnë me devocion dhe besim.
Ka shumë mrekulli me Naforën.
Në sinaksarin e Shën Ahmetit në 3 Maj dhe 24 dhjetor, na thuhet se ai mysliman turk me zanatin e shkruesit u bë i krishterë sepse një skllave ruse që ai e mbante si grua i vinte në mëngjes goja erë të mirë si borzilok. Kur ai e pyeti çfarë ha në mëngjes ajo i tregoi se hante Nafor dhe pinte Ajazmo çdo mëngjes. Ai nuk e besoj por e konstatoj vetë këtë mrekulli kur vajti fshehtas në kishë dhe pa misterin e hirit që shpërndahej tek besimtarët nëpërmjet Kungatës dhe Naforës. Kjo shenjë hyjnore ishte shkaku që ai u Pagëzua dhe pohoi besimin në Zotin Krisht dhe në Tërëshenjtën Mari me guxim para fanatikëve turq. Për këtë pohim besimi e martirizuan me prerje koke në Kostandinopjë në 3 maj 1682 dhe nderohet si neomartir.
Prandaj të dashur të krishterë orthodhoksë mos u largoni nga Liturgjia Hyjnore pa mbaruar, pa marrë përlëshimin e priftit dhe pa marrë në fund bekimin e Naforës, që të mos dilni pa bekim dhe pa hirin e Shpirtit të Shenjtë që trasmetohet si për ata që kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishti dhe për ata që marrin Naforë që përfaqëson Trupin e të Tërëshenjtës nga ku lindi Shpëtimtari. Amin./CNA.al
Zai Fundo masakrohet nga partizanët me të ardhur nga Ventote...
E gjithë bota islame gëzon, por jo vetëm. Në vendin tonë ësh...
Një nga aktoret më të mira të kinematografisë shqiptare, Eva...
Artistja e re nga qyteti bregdetar i Durrësit Adela Osmani k...
Për të folur për Beratin e një mbi një ditarëve dhe lagjeve ...
Artisti dhe vilonisti i njohur, Arben Skënderi ka shpallur k...
Zana Çela ka njoftuar se ka dorëzuar kandidaturën e saj për ...
Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikim...
Τenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani ...
Sonte pas disa orësh, del për herë të parë para publikut ame...
Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërisht me dy çm...
Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha ka nd...
Lindur dhe rritur në Korçë, Mikel Grabocka ka qenë nxënës dh...
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe aka...
Pas Tiranës, fotografi Feliks Bilani fton qytetarët të marri...
Nga Ilia V. BallauriNxjerrë nga: Korça Encyclopedica, 11/17L...
Agron Hoti është piktori që magjeps botën me artin e tij. Ho...
Agron Hoti është artisti shqiptar që tërhoqi vëmendjen e Cri...
Nga Bujar HudhriIshte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në ae...
Festivali i 72-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin hapet sot ...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Një person, i cili vuante nga shëndeti mendor ka dhunu...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Flagranca", p...
Nis monitorimi me mjetet inteligjente, në rrugën Kardh...
Një zjarr ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyll...
Çdo shtet ka emrat e vet më të përdoruar, që jua vendo...
Të gjithë kemi dalë jashtë shtetit, dhe habitemi sesa ...
Policia Rrugore gjobit çdo makinë që nuk parkon në vendin ...
Moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashiko...
Qindra maqedonas janë mbledhur para Qeverisë duke prot...
Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas taki...
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve ser...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Dollari amerikan sot blihet 111.2 Lekë dhe shitet 117....
Shqiptarët po konsumojnë më pak që prej nisjes së kriz...
Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik ...
Eksperti i Ekonomisë, Akil Kraja, në një lidhje me “Ra...