Zgjedhjet për drejtorin e ri të "Operas"/ Zana Çela rikandidon sërish

20 Prill 2022, 16:15, Kulturë CNA
Zgjedhjet për drejtorin e ri të "Operas"/ Zana Çela

Zana Çela ka njoftuar se ka dorëzuar kandidaturën e saj për të drjetuar Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Çela shqpjgon të gjitha arsyet pse zgjodhi të rikandidojë sërish për këtë post.

?Te dashur miq, diten e djeshme, ne date 19 Prill ne oren 11:00 kam dorezuar zyrtarisht kandidaturen time per drejtimin e TKOBAP.

Ndihem thellesisht e privilegjuar te ndaj me secilin prej jush platformen time te paraqitur ne kuadrin e ketij aplikimi, shoqeruar me nje paragraf hyres pjese te saj, te cilin do ta gjeni me poshte.

Duke qene se afati i aplikimit per kete pozicion eshte shtyre disa ore pas dorezimit te kandidatures sime, dhe duke marre parasysh qe po shperndaj me ju idete e mia nepermjet kesaj platforme, jam e detyruar te theksoj se cdo ngjashmeri me kete dokument nuk do te konsiderohet rastesor.

?Nuk ka qene e lehte. Ne jeten time jam perballur me shume sfida, por rikthimi ne drejtimin e TKOBAP pas rreth 10 vitesh, ka qene nje vendim i veshtire. Ka qene i veshtire sepse perfaqesonte nje sfide brenda sfides. Sfida e pare ka qene sfida me kohen dhe te shkuaren, sfida e te berit me mire se ne heren e pare qe me eshte besuar kjo detyre. Ndersa sfida e dyta kishte te bente me situaten e veshtire, unike, ne te cilen do te drejtoja kete institucion, ate te shpernguljes nga ?shtepia? jone, teatri, i cili do te hynte tashme ne nje proces rikonstruksioni te gjate. Nga njera ane ky proces me gezoi pamase, sepse perfaqesonte kurorezimin e nje kontributi timin sado simbolik ne evidentimin e nevojes per nje teater te rikonstruktuar. Nga ana tjeter ky proces fshihte nje sfide te madhe, ate te rikonceptimit te cdo qelize te menaxhimit te TKOBAP ne menyre qe ky i fundit, ashtu si gjithe bota gjate pandemise se COVID-19, te pershtatej me nje realitet te ri dhe te performonte.

Kur kthej koken pas per te pare cka kemi arritur ne keto vite, me ben te ndihem thellesisht krenare per punen e palodhur te secilit prej rreth 250 punonjesve te TKOBAP. Ne keto vite kemi arritur jo pak. Trupat tona artistike kane realizuar plot 1115 aktivitete vetem ne 4 vjecarin e pare, 5 here me shume se 4 vjecari i kaluar, duke performuar perballe rreth 700,000 spektatoreve. Per here te pare gjate periudhes se pluralizmit TKOBAP ka performuar ne turne ne te gjithe Shqiperine me 79 shfaqje ne 21 qytete te ndryshme. Plot 41 shfaqje te tjera jane organizuar ne 24 qytete te ndryshme te Europes dhe SHBA-ve. Me qellimin e afrimit me publikun organizuam 41 shfaqe ne 13 sheshe te ndryshme te Shqiperise, dhe plot 750 ëorkshope e performanca ne 60 shkolla te vendit. Nuk lame pas as shfaqet ne teater, duke realizuar plot 270 te tilla vetem ne 4 vjecarin e pare, 33% me shume krahasuar me 4 vjecarin paraardhes, megjithese pa teatrin tone.

Por jo vetem kaq, TKOBAP ndryshoi ?fytyren? e tij duke ndertuar nje strategji te mirefillte marketingu permes kronikave televizive, artikujve, rrjeteve sociale, faqes se internetit apo emisioneve te dedikuara, duke afruar akoma me shume artin e prodhuar me publikun. 

E gjithe kjo pune e palodhur u vleresua edhe nga bota e biznesit. Fale aftesive tona ne lobimin dhe ngritjen e fondeve te reja, megjithese pa teater, arritem te ngrejme jo pak por 5 here me shume fonde permes sponsorizimeve krahasuar me 4 vjecarin e kaluar, duke ulur varesine nga Buxheti i Shtetit.

Punuam gjithashtu fort ne drejtim te promovimit te talenteve te reja dhe ne drejtim te rritjes se cilesise artistike. Me nje strategji te qarte dhe bashkepunim absolut me te gjitha institucionet arsimore te artit ne vend, arritem te benim pjese te produksioneve tona mbi 700 artiste te rinj e te punesonim me kontrata pune nje pjese te mire te tyre si asnjehere me pare ne kete institucion. E gjithe kjo, permes nje strategjie te qarte trajnimesh e shkembimi pervojash me artistet me me eksperience me qellim homogjenizimin e nivelit artistik. Kurrsesi nuk mund te le pa permendur edhe faktin se megjithese pa teater, vetem ne kater vjecarin e pare, arritem te prodhonim 2.5 here me shume skenografi dhe 2 here me shume kostume.

Sot, kthej koken pas dhe them me krenari se ja dolem! Nuk ja dolem ta mbanim Teatrin pa teater, sic shume skeptike gjykuan, ja dolem ta rigjalleronim ate! Ja dolem ti rikthenim emocione te forta publikut tone ne vende ku per here te fundit ishte performuar ne diktature, ja dolem ti rikthenim emocione te forta artisteve tane, syte e te cileve kam deshmuar te ndricojne si asnjehere me pare perballe adrenalines se tyre, emocionit te percuar nga duartrokitjet e panumerta te publikut.

Deri ne castet e fundit perpara se te dorezoja kete platforme, kam qene ne dyshim nese une, pas ketij kontributi tashme 6 vjecar do te jem ne gjendje te jap me shume, ne kete faqe te re te historise se TKOBAP. A do te kem une aftesite e duhura te coj perpara kete pune duke ngritur tashme kete institucion ne nje tjeter nivel, ne ate te cilesise europiane te investimit te kryer nga Qeveria Shqiptare.

Nuk me kane bindur kurre fjalet inkurajuese e te sinqerta te kolegeve artiste e stafit tim administrativ, dhe as pasioni e lidhja ime e perjetshme shpirterore me kete institucion. Perkundrazi, eshte pikerisht kjo lidhje shpirterore e cila me ka trazuar me tej ne pyetjen nese kam akoma per te dhene. 

Une, Zana Cela, nuk do te kandidoja kurre me ne kete pozicion, ne kete institucion ku kam dhene e sakrifikuar nje pjese te madhe te jetes sime, nese nuk do te besoja sot, plotesisht e verberisht ne ate cka pason ne kete platforme. Nuk kandidoj sot perpara jush per te ?shijuar? kete teater te ri, te cilin do ta shijoja shume me teper si spektatore e thjeshte, por kandidoj per ti dhene per te paren here ketij teatri frymen e nje organizimi dhe koncepti Europian.

Me te njejten force, besim, vullnet e kurajo qe kam perballuar sfiden e rigjallerimit te TKOBAP megjithese pa teater, do punoj bashke me stafin tim per te ndermarre reforma te thella me qellim zgjerimin e audiences, pavaresine nga Buxheti i Shtetit nepermjet ngritjes se fondeve, edukimin e brezave qe vijne, dhe forcimin e bashkepunimeve me teatrot nderkombetare.

Une nuk kam nje master ne shkencat ekonomike, por kam kapacitetin dhe eksperiencen e duhur per te ngritur maksimumin e fondeve per TKOBAP ne shume menyre direkte dhe indirekte qe pasqyrohen ne kete platforme. Kete besim ne kapacitetin tim te ngritjes se fondeve e bazoj ne eksperiencen time si autore e dhjetra produksioneve televizive ne te cilat kam ngritur e vetme fondet e nevojshme, ne 18 edicione te festivalit nderkombetar operistik ?Marie Kraja? gjithashtu, dhe se fundmi ne 5-fishimin e te ardhurave te TKOBAP nga sponsorizimet ne 4 vjecarin e pare krahasuar me mandatin e kaluar. Une kam eksperiencen e kombinuar midis menaxhimit te artit dhe menaxhimit te burimeve njerezore, eksperience kjo qe eshte perftuar e ushtruar rregullisht qe prej fundit te viteve 90? ne te gjitha angazhimet e mia profesionale qe pasqyrohen ne jeteshkrimin tim.

Me shpresen qe ne rradhe te pare idete e pasqyruara ne kete platforme e ne rradhe te dyte eksperienca ime do te me japin mundesine te vazhdoj bashke me ekipin tim kete mision, mbetem deshireplote te punoj krah per krah me Ministrine e Kultures dhe institucionet e tjera pergjegjese ne arritjen e objektivit tone te perbashket, ?Teatrit te se nesermes?, shkruan Zana Çela.

Për këtë post, përballë Zanës garojnë dhe Josif Gjipali, Gëzim Xhaxhaj, Arben Skënderi dhe Kleanthi Gjika. Kujtojmë që Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit deri më 6 maj dhe emra të tjerë pritet t?i shtohen kësaj liste?, shkruan Zana./ CNA.al

Lajmet e fundit nga