Agron Hoti, piktori që “mbërtheu” botën me artin e tij/ Mesazhi frymëzues për artistët e rinj shqiptarë
Agron Hoti është piktori që magjeps botën me artin e tij. Ho...
Nga Ilia V. Ballauri
Nxjerrë nga: Korça Encyclopedica, 11/17
Lagjja nr.12 sot, e cila ndodhet në qendër të Korçës dhe që kufizohet prej tre bulevardeve qëndrore të qytetit, atij të Shën Gjergjit në jugë, të bulevardit Republika në lindje, të bulevardit Gjergj Kastriotit në perëndim dhe prej rrugës Raqi Qirinxhi në veri, është një lagje që para 150 vjetësh ka qënë quajtur, ?Lagjja e re?.
Në kohën e Turqisë dhe konkretisht më 1870 – 1880, quhej ?Gjeni mëhalla? (pra Lagjja e Re) dhe po kështu quhej edhe gjatë periudhës ndërmjet dy luftrave botërore, deri aty nga vitet 1950. Më pas, me zmadhimin e qytetit dhe pozicionimin në vite të kësaj lagjeje gjithmonë e më në qendër, ajo mori numër, fillimisht si lagjja nr. 4 dhe vonë pastaj si lagjja nr. 12-të e cila vazhdon të numërtohet kështu edhe sot.
Thuajse njëqind e dhjet vjet më parë, pak më poshtë se kisha e Shën Gjergjit që ish dikur në këtë lagje, mbaronte Varoshi, si të thuash pra, qyteti i mirëfilltë. Vazhdonte pastaj në njërën anë, në jugë-perëndim ndërtesa komplekse e quajtur kazinoja dhe pazari dhe në anën tjetër, pra në veri-perëndim, shtrihej lagjja e Katavaroshit dhe kisha e Shën Mërisë.
Kjo lagje kufizohej në krahë pra për nga jugu (matanë bulevardit të Shën Gjergjit sot) edhe me lagjen që dikur quhej lagjja ?Kala?.
Si fise historikisht më të vjetër në këtë lagje, njihen: Frashëri, Baltadori, Xherahu, Marko, Turtulli, Kasimati, Furxhiu, Mio, Tira, Sheko, Venetiku, Bimbli, Kosturi, Papanikolla, Harilla, Samara, Baze, Cale, etj, etj, madje në ato vite tek jepej orientimi i rrugës së atëhershme, e cila sot quhet Bulevardi Gjergj Kastrioti përmendet fisi i Mileve.
Ndërkaq duhet thënë se edhe një sërë fisesh që ikën prej djegies së Voskopojës (1769) dhe u vendosën në Korçë si, Tërpot, Ballaurët, Fundot, Moskot, Stasat, Cakunët, Çupatat, etj, etj, erdhën dhe u vendosën këtu, në këtë lagje, në ?Lagjen e re? dhe shtëpitë e tyre që ata i ndërtuan pranë njëri tjetrit dhe që sot ndodhen në qendër të Korçës, në ato kohë, ndodheshin relativisht në fund të qytetit.
Dikur në këtë lagje ka qënë, Mësonjëtorja e parë shqipe, shkolla e parë shqipe e vajzave, kopshtorja e kishës, kinema ?Luks?, ka qënë biblioteka e qytetit (e Turtullit, tek bashta e quajtur sot e Themistokli Gërmënjit), ka qënë fabrika e leshit dhe sidomos kisha e madhe dhe e bukur e Shën Gjergjit.
Më pas (1960 e më tej) në lagjen nr. 12-të, ndodhej pallati i kulturës (ish bashkia), mapoja e qytetit, poliklinika, klinika dentare, shtëpija e shëndetësisë dhe rreth 50 vjet më parë, me prishjen e kishës në fjalë, u ndërtua biblioteka e re, që sot u shndërua në Bashkinë e qytetit.
Gjithashtu, prej vitesh në këtë lagje vazhdojnë të funksionojnë edhe disa shkolla tetëvjeçare si dhe një sërë dyqanesh dhe klubesh kryesore të qytetit./E.K-CNA.al
Agron Hoti është piktori që magjeps botën me artin e tij. Ho...
Agron Hoti është artisti shqiptar që tërhoqi vëmendjen e Cri...
Nga Bujar HudhriIshte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në ae...
Festivali i 72-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin hapet sot ...
Teatri Andon Zakon Çajupi në Korçë nuk i zhgënjen kurrë prit...
Elvis Pupa është një nga aktorët më të dashur dhe të pëlqyer...
Si sot, më 6 shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë figura e mir...
Një jetë kushtuar arsimit dhe dijes së shumë brezave me rral...
Xhovasar Çakmaxhian, mësuesi me origjinë armene, por që ka s...
Xovasar Çakmaxhian, mësuesi i shqiptarëve, një prej pasardhë...
Si sot, më 28 janar të vitit 1936 u lind në lagjen Palorto t...
Sot në botë numërohen afërsisht 2.1 miliardë besimtar të kr...
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i ...
Shoqata, Kontribuesit Atdhetarë Reformatorë Intelektualë e ...
Laura Llozi është një violiniste e re shumë e talentuar që d...
Nga intervista në “ExLibris”, 7 dhjetor 2018Duke iu druar rr...
Dy artistë italianë kanë prezantuar në Shkodër një ekspozitë...
Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Tiranë. Shtimi i ras...
Nga Miron ÇakoPër gjatë 2000 vjeçarit Krishterimi si doktrin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...