I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Goditja nga Ukraina e luftanijes kryesore të flotës ruse në Detin e Zi, Moskva, ka kthyer vëmendjen tek politika e Ankarasë që ndalon hyrjen e pjesës më të madhe të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi. Analistët thonë se konflikti në Ukrainë po ndryshon ekuilibrin në marrëdhëniet Turqi-Rusi.
Luftanija e Rusisë në Detin e Zi, Moskva, kaloi për herë të fundit në kanalin e Bosforit në Stamboll, para sulmit rus në Ukrainë.
Moskva nuk ishte luftanija e vetme që forcat ruse e humbën në luftë me Ukrainën.
Zëvendësimi i anijeve të shkatërruara bëhet përmes ujërave të kontrolluara nga Turqia.
Por autoritetet turke kanë kufizuar ashpër hyrjen e luftanijeve ruse në Detin e Zi, në bazë të konventës ndërkombëtare të Montreux.
?Turqia mbylli ngushticat, Dardanelet dhe Bosforin, për tranzitin detar rus. Vetëm anijet që i përkasin flotës së Detit të Zi mund t?i përdorin për kthim në bazë ose për tranzit. Në pamundësi për të dërguar anije të reja, ata duhet të përdorin anijet e vjetruara në Detin e Zi, në fushatën kundër Ukrainës?, thotë Yoruk Isik nga Instituti i Lindjes së Mesme.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës pengohet gjiathshtu nga dronët e prodhuar në Turqi. Por Moska, me gjithë humbjet e shkaktuara, po përmbahet duke mos kritikuar Ankaranë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha këtë muaj se marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyeshme.
Këtë javë, presideti turk Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve ndërmjetësuese.
Analistët thonë se refuzimi i Turqisë për të zbatuar sanksionet perëndimore kundër Rusisë, është një arsye pse Moska është e kujdesshme me Ankaranë.
?Ndoshta Rusia nuk do ta izolojë Turqinë si ndërmjetësues i mundshëm dhe si një nga vendet e pakta që janë të gatshme të angazhohen me Rusinë pothuajse si të barabartë, midis të gjitha sanksioneve dhe ndjenjave anti-ruse?, thotë analisti Samuel Bendett.
Në të kaluarën, Rusia përdorte kundër Turqisë praninë e saj ushtarake në Siri, duke kërcënuar me nisjen e një eksodi të ri refugjatësh drejt Turqisë.
Analistët thonë se zoti Putin kishte një avantazh në marrëdhëniet e tij me zotin Erdogan, por lufta në Ukrainë e ka ndryshuar ekuilibrin.
?Tani, Turqia është në pozita më të forta ndaj Rusisë. Rusia bombardonte objektiva të caktuara në Siri ose luftonte në Libi për të shprehur pakënaqësitë ndaj veprimeve të Turqisë. Tani e ka më të vështirë ta bëjë këtë. Ata duan ta ruajnë Turqinë në statusin e saj gjysmë neutral. E duan atë si shpëtimtar të ekonomisë dhe një qendër logjistike?, thotë Asli Aydintasbas nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.
Kalimi i anijeve luftarake ruse në Stamboll është një pamje që i përket të kaluarës, sepse Turqia po zbaton një ndalesë të hyrjes së Rusisë në Detin e Zi ? jo vetëm duke vështirësuar sulmin rus kundër Ukrainës ? por dhe duke e bërë të qartë se marrëdhëniet e saj me Moskën po arrijnë në një nivel të barabartë./voa
Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë të enjten Kongresit fond...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të e...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror ka votua...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Njerëzit i perceptojnë tingujt në mënyra të ndryshme, kjo ës...
Për vite me radhë në Bashkimin Europian është diskutuar një ...
Si pasojë e luftës në Ukrainë qeveria gjermane pret një rrit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për hakmarr...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të...
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefa...
Mali i Zi është laramuar ditën e sotme pas disa njoftimeve p...
Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të...
Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit, të një ...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka ma...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq...
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kam...
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kyth...
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” portretizon...
Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket të jetë i afërt, ndërsa ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...