Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Njerëzit i perceptojnë tingujt në mënyra të ndryshme, kjo është krejtësisht normale. Ndërsa festa te fqinji për dikë e kthen natën në ditë, dikush tjetër mund të flejë i patrazuar. Por nëse zhurma e kalon një nivel të caktuar, ajo nuk mund të injorohet më prej askujt. Sepse është gjithashtu e qartë se zhurma e tepërt ndikon dhe dëmton njerëzit, kafshët dhe madje edhe bimët. Një fenomen që po rritet vazhdimisht, në qytetet e mëdha dhe madje edhe në vendet më të lagëta.
12 000 vdekje të parakohshme për shkak të zhurmës
Zhurmat që perceptohen si shqetësuese, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës, janë një faktor stresi. Nëse je vazhdimisht në një ambient të zhurmshëm, qoftë nga trafiku, nga treni që kalon, nga njerëzit e ulur në lokalin poshtë apartamentit, apo nga avioni që ngrihet, trupi është nën stres të vazhdueshëm. Vetëm në Evropë, të paktën 20 për qind e popullsisë aktualisht është e ekspozuar ndaj zhurmës së rrugës që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre. Zhurma e tepërt mund të çojë në sëmundje metabolike, tension të lartë, diabet apo edhe atak në zemër. 48 000 raste sëmundjesh të zemrës dhe 12 000 vdekje të parakohshme u atribuohen niveleve të larta të vazhdueshme të zhurmës çdo vit.
Zhurmat ekstreme janë të pranishme në të gjitha qytetet kryesore, nga Londra e deri në Dhaka, Algjer, Barcelonë ose Berlin. Në Nju Jork, për shembull, 90 për qind e përdoruesve të transportit publik janë të ekspozuar ndaj niveleve të zhurmës që tejkalojnë kufijtë e ekspozimit, gjë që mund të rezultojë në dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.
Të varfërit jetojnë me më shumë zhurmë
Në Hong Kong dhe në qytetet kryesore anembanë botës, grupet e margjinalizuara në veçanti janë më të rrezikuar ndaj ekspozimit të zhurmës ekstreme.
Për Thomas Myck-un, ekspert i zhurmës në Agjencinë Federale të Mjedisit (UBA) në Gjermani, ndotja akustike është ekzemplar i padrejtësisë mjedisore. “Nëse një apartament ose shtëpi është në një rrugë kryesore, qiraja është më e ulët. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura, jetojnë në rrugë të zhurmshme.”
Në të gjithë botën, personat me të ardhura të ulëta kanë më shumë gjasa të jetojnë pranë zonave industriale, vendgrumbullimeve ose rrugëve kryesore dhe janë më shumë të ekspozuar ndaj zhurmës ekstreme se sa ata me të ardhura të larta.
Kafshët dhe zinxhirët ushqimorë dëmtohen
Nuk është vetëm organizmi i njeriut ai që çorientohet kur ka shumë zhurmë. Studimet kanë zbuluar se të gjitha llojet e kafshëve reagojnë ndaj zhurmës dhe ndonjëherë ndryshojnë sjelljen e tyre.
Zogjtë e qytetit shpesh këndojnë më fort. Trishtilat e mëdhenj të qyteteve në Evropë, Japoni dhe Mbretërinë e Bashkuar tani këndojnë më lart se homologët e tyre në pyje. Ndryshime vokale janë vërejtur edhe tek insektet, karkalecat dhe bretkosat që jetojnë pranë autostradave. Por kjo shpesh çon në keqkuptime. Tingujt e rinj jo gjithmonë mirëpriten nga partnerët e mundshme seksuale dhe mund të ndikojnë negativisht në suksesin e çiftëzimit. Bretkosat në Bogota tani kuakin kur ulet niveli I zhurmës, në mënyrë që të dëgjohen.
Duhet të jemi të vetëdijshëm “që çiftëzimi ose riprodhimi prishet, kur prishet lokalizimi i kafshëve grabitqare për shkak të zhurmave. Kjo do të thotë se i gjithë habitati i tyre ndikohet negativisht nga zhurma “, thotë Myck.
Në SHBA, ndotja akustike, vitet e fundit, është dyfishuar në mbi gjysmën e të gjitha parqeve kombëtare. Përveç rrugëve automobilistike, shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike në rezervatet natyrore janë zhurmat nga projektet minerare, nxjerrja e gazit dhe e naftës apo industria e drurit. Kjo gjithashtu ka një ndikim të drejtpërdrejtë në bimësi, pasi nxit migrimin e specieve të shpendëve, të cilat janë thelbësore për shpërndarjen e farave të bimëve.
Si mund të bien veshët në qetësi?
Sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNEP), problemi mund të frenohet me më shumë pemë, shkurre dhe gjelbërim në qytete. Ato shpërndajnë dhe mbysin zhurmën duke kontribuar në një klimë dhe peizazh më të mirë të qytetit.
Thomas Myck nuk beson se kjo është shumë e dobishme, “sepse zhurma praktikisht shkon tek pemët. Izolimi i zhurmave është e vetmja zgjidhje efektive.” Nga ana tjetër, ai mendon se është shumë më efektive të reduktohet sa më shumë trafiku në qytete, të vendoset një limit shpejtësie prej 30 km/h, të ketë më shumë transport publik lokal dhe zona me trafik të reduktuar, si dhe mobilitet me rrymë elektrike dhe më shumë rrugë për biçikleta.
Në Francë po testohet aktualisht një kamerë për zhurmën. Pajisja është krijuar për të zbuluar automjete me zhurmë me nivel të paligjshëm. Fokusi nuk është vetëm në metropolet e zhurmshme, por edhe në vendet në natyrë, ku mblidhen zakonisht motoçiklistët. Shkelja e kufijve të zhurmës në të ardhmen do të dënohet me gjobë.
Me më pak korsi makinash dhe trafik në qytete, hapësira e fituar mund të shndërrohet në shtigje për biçikleta ose hapësira të gjelbra dhe parqe me një planifikim urban miqësor ndaj klimës, duke promovuar klimën urbane, biodiversitetin dhe cilësinë e jetës. Shkencëtarët kanë mundur të vërtetojnë se zhurmat natyrore si cicërimat e zogjve, shushurima e ujit ose fëshfëritja e gjetheve në pemë reduktojnë stresin dhe kanë një efekt pozitiv për shëndetin e njeriut.
Për vite me radhë në Bashkimin Europian është diskutuar një ...
Si pasojë e luftës në Ukrainë qeveria gjermane pret një rrit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për hakmarr...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të...
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefa...
Mali i Zi është laramuar ditën e sotme pas disa njoftimeve p...
Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të...
Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit, të një ...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka ma...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq...
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kam...
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kyth...
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” portretizon...
Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket të jetë i afërt, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklara...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane,...
Serbët dhe boshnjakët do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë...
Një gjykatë në Moskë ka sekuestruar pronën dhe ka ngrirë llo...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafae...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...