I veshur me jelek antiplumb/ Politikani i parë shqiptar viziton Ukrainën
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefa...
Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë, ndërsa kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet edhe për vende të tjera. Zyrtarët evropianë e shohin vendimin rus si provokim të radhës dhe thanë se Moska po e përdor si shantazh ndërprerjen e gazit.
Dy vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Bullgaria dhe Polonia, janë të parat të cilave u pezullohen furnizimet me gaz natyror nga Rusia pas refuzimit të tyre për të paguar në rubla, masa më e ashpër e Kremlinit në kundërpërgjigje të sanksioneve për sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se njoftimi i kompanisë Gazprom për ndaljen e njëanshme të dërgesave të gazit është një provokim tjetër nga Kremlini.
?Nuk është habi që Kremlini shfrytëzon karburantet fosile në përpjekje për të na bërë shantazh?, tha zonja Von der Leyen ndërsa shtoi se ?Kremlini dështoi në përpjekjet për përçarjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropain dhe se epoka e energjisë ruse në Evropë po shkon drejt fundit?.
Zyrtarja e lartë evropiane paralajmëroi një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës dhe tha se Bashkimi Evropian po angazhohet për të ndihmuar Poloninë dhe Bullgarinë të furnizohen nga burime të tjera. Muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin miratoi një dekret që obligonte blerësit e huaj ?jomiqësorë? të paguanin Gazpromin në rubla në vend të monedhave të tjera, një kërkesë që është refuzuar nga Bashkimi Evropian.
?Ne nuk do të nënshtrohemi. Bullgaria po shqyrton të gjitha marrëveshjet me Gazpromin, duke përfshirë atë të tranzitit përmes vendit tonë, sepse shantazhi i është i papranueshëm?, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov.
Presidenti polak Andrzej Duda paralajmëroi ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër Gazpromit për shkelje të kontratës. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se megjithë masën ruse, furnizimet me gaz në vendin e tij janë të sigurta.
?Ne do të jemi në gjendje të mbrojmë ekonominë, familjet dhe qytetarët tanë kundër masave të ashpra të Rusisë?, tha ai gjatë një vizite në Berlin.
Qytetarët e Varshavës reaguan ndaj vendimit.
?Të gjithë e dimë se kjo është luftë dhe në kohë lufte shpenzimet rriten. Edhe unë jam në luftë, duke u përballur me këto shpenzime?, thotë 68 vjeçari Andrzej, pensioner nga Varshava.
?Gazin që e kemi nga burime të tjera është i mjaftueshëm për ngrohje. Është pranverë, nuk do të kemi probleme me ujin e nxhetë dhe ngrohjen, prandaj nuk frikësohem. Nëse kjo do të ndodhte në nëntor ose dhjetor, do të ishte shumë më serioze?, thotë Blazej Pajda, banor i Varshavës.
Rusia nga ana tjetër mohoi akuzat e përdorimit të gazit natyror si mjet shantazhi.
Zëdhënësi i Kremlimit Dmitry Peskov nuk pranoi të thotë se cilat vende janë pajtuar të kryejnë pagesat në rubla, në përputhje me dekretin e presidentit rus Putin.
?Nëse disa klientë refuzojnë të paguajnë me sistemin e ri, atëherë sigurisht se do të zbatohet dekreti i ri?, tha zoti Peskov.
Shefi ekzekutiv i Bankës Gjermane, Christian Sewing, tha sot se nëse furnizimet ruse të energjisë në Gjermani do të ndaleshin, vendi do të përballej me recesion të konsiderueshëm.
?Tani e shohim se ky është një rrezik real?, paralajmëroi ai.
Evropa importon sasi të mëdha gazi natyror rus për ngrohjen në banesa, për të prodhuar energji elektrike dhe për industrinë e prodhimit të karburantit. Importet kanë vazhduar pavarësisht luftës në Ukrainë./VOA
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefa...
Mali i Zi është laramuar ditën e sotme pas disa njoftimeve p...
Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të...
Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit, të një ...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka ma...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq...
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kam...
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kyth...
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” portretizon...
Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket të jetë i afërt, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklara...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane,...
Serbët dhe boshnjakët do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë...
Një gjykatë në Moskë ka sekuestruar pronën dhe ka ngrirë llo...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafae...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nisi takimin m...
Gjermania do të autorizojë dorëzimin e tankeve në Ukrainë, d...
Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, president...
Mëngjesin e sotëm, është sulmuar sërish një njësi patrullues...
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov paralajmëron nga rrezi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...