Vonesat në zinxhirin e furnizimit
Infektimet e fundit me COVID-19 në Kinë kanë dëmtuar më tej ...
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov paralajmëron nga rreziku i shpërthimit të një lufte të tretë botërore. Ndërkohë në Moskë të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres takohet me presidentin Putin.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov e quan të mundur që lufta e Ukrainës të mund të shtrihet në një luftë botërore. “Rreziku është real, ai nuk duhet nënvlerësuar”, deklaroi Lavrov në televizionin rus. I pyetur në një krahasim me situatën e krizës së Kubës, Lavrov tha, se “atëherë vërtet kishte pak rregulla, rregulla të shkruara”. Por “rregullat e sjelljes” ishin shumë të qarta, në Moskë ishte e qartë, si sillet Uashingtoni dhe për Uashingtonin ishte e qartë, se si do të sillej Moska. Edhe sot ka pak rregulla, tha Lavrov duke iu referuar marrëveshjes për çarmatimin bërthamor, New Start. Por “në të njëjtën kohë praktikisht janë shkatërruar të gjitha instrumentat e tjera të kontrollit të çarmamit dhe mospërhapjes”.
Gjatë krizës së Kubës ka pasur një kanal komunikimi, të cilit liderët e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA i besonin, sipas Lavrov. Sot nuk e kemi një kanal të tillë dhe askush nuk përpiqet ta krijojë atë. Në krizën e Kubës në vitin 1962 SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ndodheshin para një lufte atomare. New Start është e vetmja marrëveshja e madhe e mbetur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që e kufizon arsenalin atomik të të dy vendeve në 800 sisteme mbajtëse dhe 1550 koka bërthamore.
Në lidhje me Ukrainën, Lavrov u shpreh me besim, se në fund të konfliktit do të ketë “nënshkrim të marrëveshjes”. Rusia do t’i vazhdojë bisedimet me delegacionin ukrainas, tha Lavrov, duke shtuar se “vullneti i mirë ka kufij”.
“Nuk do të arrijnë asgjë”
Kurse sipas vlerësimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia nuk do të ketë sukses me luftën sulmuese ndaj Ukrainës. Brenda dy muajsh forcat ruse kanë hedhur më shumë se 1100 raketa kundër Ukrainës, bomba të shumta dhe kanë përdorur artilerinë. Disa qytete e komuna ukrainase janë shkatërruar plotësisht, tha Zelensky në një mesazh me video të martën. “Por ata nuk kanë arritur asgjë. Ata nuk do të arrijnë asgjë.”
Guterres në Moskë
Të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pritet në Moskë nga presidenti, Vladimir Putin. Para udhëtimit u bë e ditur, se Kombet e Bashkuara shohin një shans për ndërmjetësim në luftën e Ukrainës. “Kemi ndjesinë se ka një moment për këtë rast dhe ky është momenti që duhet përdorur”, tha zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq në Nju Jork. “Nëse ecim përpara, edhe em hapa të vegjël, kjo do të thotë shumë dhjetëra apo qindra mijëra vetë.” Pas takimit me Putin, Guterres do të udhëtojë në Ukrainë, ku të enjten pritet të takohet më presidentin ukrainas, Voldymyr Zelensky./DW
Infektimet e fundit me COVID-19 në Kinë kanë dëmtuar më tej ...
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropian...
Dy tërmete janë regjistraur pasditen e sotme në Maqedoninë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është dënuar me sanksione nga ...
Një avion stërvitor i tipit TC-UPT është rrëzuar ditën e sot...
Rusia ka shpallur 40 diplomatë gjermanë si persona të padësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 55 vjeçar ës...
Rusia ka premtuar sërish se do të hapë korridorin humanitar ...
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, nisi të hënën testimin masiv të ...
Twitter-i është drejt një marrëveshjeje për t’iu shitur Elon...
Persona të profilit të lartë, të cilët përballen me akuza pë...
Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën në vitin 2021, duke...
Duke nisur nga 2 maji Greqia dhe Zvicra do të heqin të gjith...
Rizgjedhja e Emmanuel Macron duhet kuptuar edhe si një përgj...
Deutsche Welle: Zoti Feichtinger, pas tetë javësh lufte, sip...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari ...
Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj p...
Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Eman...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka pranua...
Emmanuel Macron fiton mandatin e dytë në zgjedhjet presidenc...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...