‘Jam President i të gjithëve’/ Macron mban fjalimin e fitores, ngjitet i prekur në podium
Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Eman...
Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj popullsisë civile rritet presioni ndaj Gjermanisë t’i japë fund importeve të naftës dhe gazit nga Rusia. Këto janë kërkesa të kuptueshme, në radhë të parë kur vijnë nga Ukraina. Po aq tronditës është edhe një studim i organizatës Greenpeace, sipas të cilit, Gjermania këtë vit për importin e gazit dhe naftës duhet t’i paguajë Moskës një shumë rekord prej 32 miliardë. Thirrja e fortë t’i jepet fund kësaj tani dhe këtu ka të drejtën e saj të jehojë dhe do të bëhet me siguri edhe më e fortë.
Por ministri i Ekonomisë i Të Gjelbërve, Robert Habeck ka të drejtë, kur thotë, se ndërprerja e menjëhershme të gazit në Gjermani mbart rrezikun e prishjes së paqes sociale. Habeck është përpjekur të nxisë furnizimet me gaz nga vende të tjera, nga Katari psh, dhe Norvegjia. Gjermania planifikon ngritjen e terminaleve që të importojë gaz të lëngshëm. Në plan afatgjatë vendi do të zgjerojë masivisht energjitë e rigjenerueshme dhe do të mbështetet tek hidrogjeni si burim energjie i së ardhmes sidomos në industri.
Debate të dhimbshme
Të gjitha këto janë gjërat e duhura dhe është mirë që qeveria nuk e refuzon, sidomos për të Gjelbrit janë debate të dhimbshme, që të flasë edhe për lënien në punë më tej të centraleve atomike. Këtu madje bën pjesë edhe ideja që përmes metodës “fracking” të nxirret gaz edhe në Gjermani. Por të gjitha këto debate kanë një gjë të përbashkët: ato marrin fund shpejt ashtu si filluan. Ajo që mbetet është si edhe më parë varësia e fortë nga importet ruse. Në thelb është rruga e duhur që dalja nga kjo varësi të bëhet hap pas hapi, dhe jo me një hap të madh spektakolar të dhënies fund të furnizimeve ruse nga sot me nesër.
Irrituese është që qeveria nuk ka guximin të marrë disa masa efektive, të vogla, por me efekt që mund të ndihmojnë që tani në kursimin e energjisë. Psh kufizimi i shpejtësisë në autostrada do të ishtë një masë e tillë. E pakuptueshme se pse kjo nuk është bërë me kohë, kur njëkohësisht mjaft ekspertë sigurojnë, që me këtë masë është i mundur kursimi i energjisë në rreth 7%. Këtë masë mund ta vendosësh të kufizuar në kohë. Pse jo. Rëndësi ka që diçka bëhet.
Lamtumira duhet të jetë përfundimtare
Pa harruar se Gjermania duhet të shkëputet nga varësia e gazit dhe naftës ruse përfundimisht. Në ndërtimet e reja nuk duhet të instalohen më sisteme ngrohjeje me gaz, energjitë e rigjenerueshme duhet të zgjerohen masivisht. E gjitha kjo kërkon kohë, shumë kohë. Dhe europianët duhet më në fund të bashkëpunojnë në këtë çështje jo të veprojnë kundër njëri-tjetrit.
Ka disa dekada që qeveria federale flet për kthesën energjitike. Daljen nga energjia atomike, dhënien fund të përdorimit të energjisë së qymyrit, zgjerimin e energjive të rigjenerueshme. Por sidomos në pikën e fundit fjalët nuk u ndoqën nga veprat. Përftimi i energjisë diellore dhe të erës nuk u krye në masën e duhur. Kjo duhet të ndryshojë tani. Procedurat e gjata me vite për miratimin e parqeve eolikë duhet të shkurtohen. Këtë e planifikon qeveria tani, por duhet të tregojë rezultate.
Më mirë të jepen armë të rënda tani
Në plan afatshkurtër, dhe për këtë bëhet fjalë tani, megjithë përpjekjet nuk ka ndonjë alternativë përveç gazit rus. Ky është një konkluzion i tmerrshëm. Nuk duhet t’u besosh të gjitha thirrjeve të Kasandrës nga ekonomia, por një ndalim i menjëhershëm i furnizimeve me gaz, do të kishte pasoja dramatike, ky është realiteti. Deri në vitin 2024 qeveria do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus. Një plan realist. Në vend që të flitet tani për një ndalim të menjëhershëm nga nafta dhe gazi rus, që nuk është i mundur të bëhet, më mirë dhe më e lehtë do të ishte të hiqej dorë nga hezitimi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. Nga një varësi shumëvjeçare nuk çlirohesh dot brenda natës./DW
Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Eman...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka pranua...
Emmanuel Macron fiton mandatin e dytë në zgjedhjet presidenc...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ka uruar fitoren President...
Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë ...
Njohuritë e nxënësve kosovarë do t’i nënshtrohen edhe njëher...
Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka vrarë të paktën 2...
Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk ...
Autoritetet kineze dyshojnë se një valë e re e Covid-19 mund...
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, janë të palidhura us...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe presidenti i Ukrainë...
Në Francë po zhvillohet raundi i dytë vendimtar i zgjedhjeve...
Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me ...
Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për n...
Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodok...
Bosnja-Hercegovina është goditur nga një tjetër tërmet mëngj...
Bota i ka drejtuar sytë këtë të dielë nga Franca. Për herë t...
Zelensky ka dënuar ashpër sulmin me raketa në Odesa, ku mbet...
Turqia është vendi me shifrat më të larta në Evropë të vrasj...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha të shtun...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...