Pekini i frikësohet një vale të re, autoritetet gjurmojnë rastet me COVID
Autoritetet kineze dyshojnë se një valë e re e Covid-19 mund...
Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk kanë të ndalur. Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat ruse po bombardonin vazhdimisht Mariupolin, ndërsa Kievi i kërkoi Moskës të pranonte një ?armëpushim të vërtetë për Pashkët?
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e saj me precizion të lartë goditën nëntë objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë katër depo armësh në rajonin e Kharkivit.
Raketat goditën edhe zonat e banuara në qytetin port të Odesës. Sipas zyrtarëve lokalë ukrainas të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën dy ndërtesa banimi në Odesa. Po ashtu tetë persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin Luhansk, njoftoi guvernatori rajonal Serhiy Gaidai.
Mariupol ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës për shkak të vendndodhjes së tij në Detin Azov. Nëse Rusia do të siguronte kontrollin e këtij qyteti, atëherë do ta privonte Ukrainën nga një port jetik. Po ashtu do t?i lejonte Moskës të krijonte një korridor tokësor për në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Më shumë se 100 mijë banorë besohet se janë ende në Mariupol, ndërsa kanë mungesë ushqimesh dhe ujë të pijshëm. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se mbi 20,000 civilë janë vrarë
Nga një stacion metroje në Kiev, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina shpresonte të siguronte armë të rënda nga aleatët. Ai tha se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia vriste ushtarët ukrainas të rrethuar në Mariupol.
Zoti Zelenskiy nuk i mbajti dot lotët kur tha se ndante dhimbjen e çdo ukrainasi që kishte humbur fëmijët apo familjarë në luftën e nisur pa asnjë arsye nga Rusia.
Në aspektin diplomatik, presidenti turk njoftoi sërish se Turqia është gati të ndërmjetësojë për një takim mes udhëheqësit ukrainas dhe atij rus.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë përpara se të shkojë në Moskë javën e ardhshme për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin. Më pas ai do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me presidentin Zelenskiy.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para./voa
Autoritetet kineze dyshojnë se një valë e re e Covid-19 mund...
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, janë të palidhura us...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe presidenti i Ukrainë...
Në Francë po zhvillohet raundi i dytë vendimtar i zgjedhjeve...
Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me ...
Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për n...
Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodok...
Bosnja-Hercegovina është goditur nga një tjetër tërmet mëngj...
Bota i ka drejtuar sytë këtë të dielë nga Franca. Për herë t...
Zelensky ka dënuar ashpër sulmin me raketa në Odesa, ku mbet...
Turqia është vendi me shifrat më të larta në Evropë të vrasj...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha të shtun...
Agresioni rus në Ukrainë do të ketë pasoja afatgjata veçanër...
Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtj...
Francezët votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve ...
Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivi...
Zgjedhjet e së dielës në Francë do të përcaktojnë nëse presi...
Raketa e re interkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamo...
Bosnjë Hercegovina është goditur një natë më parë nga një të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...