Sulmet në Odesa/ Raketat godasin ndërtesa banimi
Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, ...
Agresioni rus në Ukrainë do të ketë pasoja afatgjata veçanërisht për shumë fëmijë, që janë detyruar të largohen me familjet e tyre për shkak të luftës. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza na sjell rrëfimet e disa fëmijëve të larguar nga lufta, në një qendër refugjatësh në Poloni.
Fëmijë të pafajshëm të larguar nga Ukraina për shkak të luftës janë zhvendosur tani në qendrat e refugjatëve në Poloni. Ata kanë dëgjuar për luftën, por nuk e kuptojnë atë.
?Dëgjova shumë shpërthime, ishte e vështirë të shkoje me tren. Dëgjuam sirena, kisha shumë frikë. Dua t?u them të gjithëve se është më mirë të qëndrosh në shtëpi, ose të shkosh në bodrum?, thotë Maksim, një refugjat ukrainas 7-vjeçar.
Të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, këta fëmijë ndihen të sigurt tani në Poloni. 7-vjeçari nga Odesa, është i vetëdijshëm se pse i duhej të largohej nga vendi i tij.
?Më 24 shkurt dëgjova tre shpërthime dhe ra alarmi. Pas një jave filluan sërish bombardimet. Kur kaluan rreth tre ditë, të gjithë kemi grumbulluar ushqime e ujë dhe u larguam?, tregon 7-vjeçari për Zërin e Amerikës.
Shumë fëmijë, që tani ndodhen në qendrat e refugjatëve në Poloni, kanë ende probleme emocionale nga traumat e luftës.
?Në disa vende hodhën shumë raketa, avionët fluturuan mbi ne. Në rajonin tonë, ata rrëzuan një avion. Në rajonet e tjera po vinin tanke, po bombardonin ndërtesat?, tregon për Zërin e Amerikës, Iskander Gasanov, një adoleshent ukrainas.
Disa fëmijë i tregojnë Zërit të Amerikës ato që kalën lënë pas në Ukrainë.
?Kam lënë një mace në Ukrainë, aty kanë qëndruar edhe gjyshërit e mi. Dikur shkoja në shkollë muzikore, luaja dhe basketboll. Unë mund të luaj piano, jam i talentuar?, thotë Mark Sadnyk, një tjetër fëmijë i larguar nga lufta.
Teksa presin me padurim një të ardhme këta fëmijët dëshirojnë të kthehen në shtëpi.
?Dua të kthehem në shtëpi. Atje janë macja ime dhe qentë e mi. Më mungojnë?, thotë 7-vjeçari Maksim Osadchyi.
Agresioni rus në Ukrainë po ashtu ka rritur edhe një ndjenjë patriotizmi tek këta fëmijë.
?Unë dua të jem ushtar, sepse dua të mbroj tokën tonë?, thotë Maksimi.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët bëri të ditur se më shumë se 5 milionë banorë janë larguar nga Ukraina, që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para./ VOA
Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtj...
Francezët votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve ...
Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivi...
Zgjedhjet e së dielës në Francë do të përcaktojnë nëse presi...
Raketa e re interkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamo...
Bosnjë Hercegovina është goditur një natë më parë nga një të...
Tërmeti i mbrëmjes së kaluar në Bosnje Hercegocinë shkaktoi ...
Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare t...
Fillimisht Çeçenia dhe Siria, tani Ukraina. Që nga fillimi i...
Tërmeti i fuqishëm që godi mbrëmë Bosnjën ka shënuar një vik...
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësi...
Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në n...
Evropa po përpiqet që të gjejë mënyra që të mos i paguajë më...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë shtesë pre...
Ndërsa pjesa më e madhe e botës i kanë liruar pothuajse plot...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të tak...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bas...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...