Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën në fushën e sigurisë, ku përfshihen artileri e rëndë, automjete dhe dronë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, armatimet do të mbështesin nevojat e ushtrisë ukrainase ndërsa Rusia përpiqet ta përqëndrojë luftën në rajonin e Donbasit.
Ndërsa Moska po ndryshon strategjinë për të intensifikuar ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës, ushtarët ukrainas po rrisin praninë e tyre në rajonin e Luhanskut ? një përpjekje që Presidenti Joe Biden dëshiron ta mbështesë.
?Po njoftoj 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej kapacitetet e Ukrainës për të luftuar në Lindje dhe në rajonin e Donbasit?, tha Presidenti Biden.
Paketa përfshin artileri të rëndë, predha artilerie, automjete dhe dronë. Kjo është një ndihmë shtesë që pason 800 milionë dollarë ndihma të tjera të njoftuara javën e kaluar.
Nga paketa për financimin e Ukrainës me vlerë prej 13.6 miliardë dollarësh që Presidenti Biden nënshkroi në fuqi në muajin mars, 3.25 miliardë dollarë janë caktuar për ndihma ushtarake për Ukrainën dhe disa miliarda për ndihmë ekonomike, humanitare dhe asistencë në fushën e sigurisë.
“Presidenti kishte thënë se do t’i kërkonte Kongresit më shumë. Do mësojmë për këtë në vazhdim dhe do ta shqyrtojmë sa më shpejt që të mundemi javën e ardhshme“, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.
Zonja Pelosi u takua me Kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.
“Kemi nevojë për sanksione dytësore. Kemi nevojë për një paketë të gjashtë sanksionesh dhe po punojmë së bashku. Gjithashtu kemi nevojë për fonde për personat e zhvendosur brenda vendit, për të mbështetur financiarisht refugjatët tanë anembanë botës“, tha Denys Shmyhal, Kryeministër i Ukrainës.
Moska ka publikuar pamjet nga testimi i një rakete balistike ndërkontinentale, për të cilën tha se ka ndodhur në fillim të kësaj jave dhe se duhet t’i bëjë armiqtë e Rusisë të mendohen dy herë.
Shtëpia e Bardhë e refuzoi këtë interpretim.
“Ata kishin bërë njoftim paraprak se planifikonin ta testonin këtë raketë, sipas detyrimeve të parashikuara në traktatin e ri START. Departamenti i Mbrojtjes tha sot se ne nuk e konsiderojmë këtë testim një kërcënim për Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj“, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Por nëse Presidenti rus Vladimir Putin i drejtohet armëve bërthamore për të dalë nga një situatë e vështirë ushtarake në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura.
“E vetmja pikë e fortë e Putinit është se ai ka një nuhatje për dobësinë. Dhe ai ndjen dobësi në përgjigjen e Perëndimit, përfshirë përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj kërcënimeve të tij bërthamore“, thotë John Herbst, nga Këshilli i Atlantikut.
Presidenti Biden njoftoi gjithashtu një program të ri për të përshpejtuar proceset e emigracionit në Shtetet e Bashkuara për refugjatët ukrainas, si dhe ndalimin e hyrjes së anijeve të lidhura me Rusinë në portet amerikane, duke iu bashkuar kështu Evropës dhe Kanadasë në fushatën më të fundit të presionit ndaj Moskës./ VOA
Ndërsa pjesa më e madhe e botës i kanë liruar pothuajse plot...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të tak...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bas...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe S...
Ndërkohë që Evropa e tronditur nga lufta në Ukrainë mundohet...
Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rus...
Një kërcënim me jetë ka ardhur në emër të ambasadores britan...
Gjykata Penale e Shkupit dënon me 7 vite burg ish-kryeminist...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht p...
Në Bruksel ka nisur takimi midis kryenegociatorit të Kosovës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten forcat e ...
Numri i qytetarëve me “prejardhje migracioni” në Gjermani va...
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj...
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se s...
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby minimizoi provën e Rusisë...
Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka kryer me suk...
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës onlin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...