Rusia hap çështje penale ndaj aktivistit të opozitës, Vladimir Kara-Murza
Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivi...
Francezët votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe çdo votë ka rëndësi pasi diferenca mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe sfidantes së tij Marine Le Pen është e vogël.
Në një debat televiziv të mërkurën, Emmanuel Macron u përpoq të theksonte lidhjet midis partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në vitin 2014, partia e Marine Le Pen mori një kredi nga një bankë e lidhur me Kremlinin.
?Për vendin tonë, ky është një lajm i keq, sepse ju vareni nga regjimi rus dhe vareni nga Putini?, theksoi zoti Macron. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë tha se asnjë bankë franceze nuk do t?i jepte asaj këtë kredi, ndaj ajo iu drejtua Rusisë.
Por për shumë analistë politikë kjo nuk është një çështje që kalohet lehtë. Ata ngrenë pyetjen se çfarë problemesh për sigurinë e Evropës në këtë kohë konflikti do të krijonte zonja Marine Le Pen, nëse merrte drejtimin e Francës.
Qëndrimi i saj ndaj Rusisë është në kontrast të plotë me atë të shumicës së udhëheqësve perëndimorë.
?Sapo lufta ruso-ukrainase të përfundojë dhe të zgjidhet me një traktat paqeje, unë do të bëj thirrje për zbatimin e një afrimi strategjik midis NATO-s dhe Rusisë?, ka thënë zonja Le Pen.
Po ashtu ajo ka kritikuar furnizimin e Ukrainës me armë të rënda si dhe dëshiron të dobësojë lidhjet franceze me NATO-n.
?Pasi të zgjidhem presidente, do të largohemi nga komanda e NATO-s, por nuk do të heq dorë nga zbatimi i nenit 5 të NATO-s për sigurinë kolektive?, ka thënë ajo.
Një fitore e Le Pen do të dobësonte rëndë unitetin perëndimor kundër Rusisë, thotë analisti Renaud Foucart.
?Ajo ka qenë ndër të parat, në mos e vetmja kandidate franceze që ka njohur Krimenë, aneksimin e Krimesë nga Rusia. Pra është shumë e qartë, ajo nuk do të jetë në favor të sanksioneve më të forta. Ajo i ka kundërshtuar ato dhe ka qenë shumë e zëshme për kundërshtimin e sanksioneve ndaj karburanteve fosile, gazit, naftës nga Rusia”, thotë ai.
Por në javët e fundit, pozitat e Le Pen janë forcuar në sondazhe.
?Ajo është distancuar disi nga Putini. Ajo ka dënuar sulmin kundër Ukrainës. Pika e dytë, ju e dini se në Francë, si në SHBA, zgjedhjet vendosen jo për çështje të politikës së jashtme, por për çështje të politikës së brendshme. Dhe ashtu si në SHBA, Franca po përballet me një valë inflacioni?, mendon Gérard Araud, ish-ambasador i Francës në OKB.
Marine Le Pen e ka fokusuar fushatën e saj në koston e jetesës dhe e ka akuzuar zotin Macron si një president ?të fiksuar pas punëve të Evropës dhe jo të Francës?.
Për vite me radhë, Le Pen bëri fushatë për largimin e Francës nga BE. Tani ajo thotë se i ashtuquajturi plani ?Frexit? nuk është më në axhendën e saj politike. Por ajo thotë se dëshiron të reformojë bllokun.
?Në fakt ajo do ta ndryshojë bllokun europian në mënyrë dramatike. Ajo ose do ta zbatojë programin e saj ose do të largohet nga Bashkimi Evropian?, mendon ish-ambasador i Francës në OKB.
Një fitore e papritur e zonjës Le Pen ka të ngjarë të krijonte tronditje të mëdha për NATO-n dhe Bashkimin Evropian./ VOA
Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivi...
Zgjedhjet e së dielës në Francë do të përcaktojnë nëse presi...
Raketa e re interkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamo...
Bosnjë Hercegovina është goditur një natë më parë nga një të...
Tërmeti i mbrëmjes së kaluar në Bosnje Hercegocinë shkaktoi ...
Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare t...
Fillimisht Çeçenia dhe Siria, tani Ukraina. Që nga fillimi i...
Tërmeti i fuqishëm që godi mbrëmë Bosnjën ka shënuar një vik...
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësi...
Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në n...
Evropa po përpiqet që të gjejë mënyra që të mos i paguajë më...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë shtesë pre...
Ndërsa pjesa më e madhe e botës i kanë liruar pothuajse plot...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të tak...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bas...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe S...
Ndërkohë që Evropa e tronditur nga lufta në Ukrainë mundohet...
Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rus...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...