Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Rizgjedhja e Emmanuel Macron duhet kuptuar edhe si një përgjigje e demokracisë ndaj sulmit të Rusisë kundër Europës dhe porosi për zhvillimin e mëtejshëm të projektit europian, shkruan Frank Hofmann.
Rezultati për habi është shumë i qartë: Gati 60% e francezëve vendosën sërish për Emmanuel Macron, por sidomos ata i treguan kufirin konkurrentes radikale të djathtë, Marine Le Pen që fitoi pak më shumë se 40% të votave. Por Le Pen do të mbetet në politikë, dhe me këtë edhe kërkesat, që Franca të dalë nga NATO dhe Bashkimi Europian të bllokohet.
Në qershor rizgjidhet parlamenti francez. Dhe rezultatet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale para dy javësh – një e treta e votave për të djathtën ekstreme dhe rreth 20% të votave për populistin e majtë, Jean-Luc Mélenchon e bëjnë të qartë: Francezët duan që diçka të ndryshojë me rrënjë. Parisi, kryeqyteti dhe klasa politike e tij janë prej kohësh shumë të papëlqyer në rajonet franceze. Por tani ndjenja e zhgënjimit “ata atje lart, ne këtu poshtë” manifestohet në kritikën ndaj demokracisë si e tëra. E ky është më shumë se një sinjal paralajmërimi.
BE duhet perceptuar si komunitet mbrojtës
Pesë vitet e kaluara lëvizja e krijuar në fillim nga Macron e më pas si parti “La République en Marche” e ka keqësuar deficitin demokratik me nxjerrjen jashtë loje të kampeve politike të njohura si socialistët e majtë nga njëra anë dhe konservatorët nga ana tjetër. Këtë duhet ta ndryshojë Macron dhe partia e tij, në mënyrë që Franca të mos zhytet në nacionalizmin e ekstremeve.
Kjo ka të bëjë me Europën dhe me partnerin më të rëndësishëm, Gjermaninë. Bashkimi Europian perceptohet në Francë si një klub për koncernet e mëdha dhe jo si komunitet që mbrojtës brenda vendit dhe jashtë. Që prej dy muajsh sulmi rus ndaj Ukrainës tregon se shumë vetë kanë të drejtë me këtë vlerësim. Sulmi i rusëve është edhe një sulm kundër Europës së lirë dhe demokratike.
Para pesë vjetësh Macron u zgjodh me një program të qartë politik për Europën, i përgatitur nga Clement Beaune, ndërkohë sekretar shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme franceze. 40 vjeçari i ka treguar Macronit vetëm 4 vjet më të madh se çfarë duhet bërë në BE – integrim më të thelluar të BE dhe demokratizim të saj.
Por deri tani Bruksel ende nuk ia ka dalë të marrë vendime mbi bazën e shumicës në çështje të politikës së jashtme të BE. Absurde: Miku i Putinit dhe kryeministri joliberal hungarez, Viktor Orban mund të bllokojë vendime të rëndësishme me veto, – në një kohë që Rusia sulmon me armë demokracinë në Europë, taksapaguesit francezë dhe gjermane duhet të mbështesin me fonde kundërshtarin më të madh që ka BE brenda radhëve të veta. Kështu mendojnë shumë francezë.
Tani e ka radhën Berlini
Rezultati zgjedhor në Francë është për këtë arsye një shans i dytë për Europën, e sidomos për Gjermaninë. Macron prej më shumë se pesë vjetësh kërkon që Bashkimi Europian të stabilizohet si bllok i fuqishëm në botë mes dy fuqive SHBA dhe Kinës, me një element të fuqishëm gjermano-francez. Këtë propozim nuk donte ta ndiqte ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Trashëgimia politike europiane e ish-kancelares Merkel përmban një bilanc katastrofal të integrimit të BE, krahasuar me kancelarët si Helmut Kohl dhe Helmut Schmidt. Idetë e Macronit për thellim të mëtejshëm të integrimit mes të dyja vendeve, Merkel iu përgjigj vetëm me një ripërtëritje me gjysmë zemre të marrëveshjes gjemano-franceze.
Qeveria e sotme e SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së në Berlin e ka mundësinë ta korrigjojë këtë gabim. Me zgjuarsi ndërmjetësuesit e Të Gjelbërve/Aleanca 90 e futën në marrëveshjen e koalicionit forcimin e BE. Jo si SPD më parë me një kapitull patetik për Europën, por me propozime konkrete në shumë drejtime të politikës që çojnë në një hap të madh drejt kthimit të Europës në një bashkësi të shteteve të bashkuara të Europës. Pikërisht për këtë bëhet fjalë tani. Që nga e diela topi ka kaluar në anën e Berlinit./DW
Deutsche Welle: Zoti Feichtinger, pas tetë javësh lufte, sip...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari ...
Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj p...
Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Eman...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka pranua...
Emmanuel Macron fiton mandatin e dytë në zgjedhjet presidenc...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ka uruar fitoren President...
Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë ...
Njohuritë e nxënësve kosovarë do t’i nënshtrohen edhe njëher...
Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka vrarë të paktën 2...
Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk ...
Autoritetet kineze dyshojnë se një valë e re e Covid-19 mund...
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, janë të palidhura us...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe presidenti i Ukrainë...
Në Francë po zhvillohet raundi i dytë vendimtar i zgjedhjeve...
Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me ...
Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për n...
Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodok...
Bosnja-Hercegovina është goditur nga një tjetër tërmet mëngj...
Bota i ka drejtuar sytë këtë të dielë nga Franca. Për herë t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...